Sa duan serbët t’ia dinë për Kosovën?

Të gjithë betohen në manastiret e Kosovës, është shumë popullore të shprehësh publikisht empati ndaj njerëzve që jetojnë në to, por edhe përreth tyre, sepse ato shpesh janë vendet e vetme ku edhe ka serbë në enklava, por nëse i pyesni se a e dinë se ku shkojnë ata njerëz në shkollë dhe nëse shkojnë fare, shumica prej tyre do të mendoheshin mirë.

0
979

Çfarë përfaqëson Kosova për Serbinë? Përgjigja më e shpeshtë në këtë pyetje është se është “tokë e shenjtë serbe”, se është “vendi i Car Llazarit dhe Milosh Obiliqit”, se ajo është “zemra e Serbisë”, Kushtetuta thotë pjesë e patjetërsueshme dhe integrale e Republikës së Serbisë etj. Njerëzit betohen në Kosovë. Por, a betohen  në Kosovë apo në mitin e Kosovës?

Mua, si njeri nga Kosova, në masë të madhe më nervozojnë këto frazeologji të cilat të gjithë njerëzit i përsërisin për Kosovën, e që kurrë as që kanë qenë në Kosovë, as që kanë ide për gjendjen e vërtetë në Kosovë. Të gjithë e kanë gojën plot Kosovë, serbizëm në Kosovë, trimëri, por kur duhet nisur qoftë edhe për ta vizituar, pyetja e parë është: “pra, a më duhet pasaporta?”, ndërsa e dyta: “a mund të përdori dinarë atje”. Dhe atëherë çdo gjë bie në ujë. Kur të gjithë ata trima së pari e kërkojnë pasaportën e pastaj mendojnë që të nisen për në Kosovë, arëherë e keni të qartë pse kemi ardhur deri këtu ku jemi tani kur bëhet fjalë për këtë territor. 

Të gjithë betohen në manastiret e Kosovës, është shumë e popullarizuar të shprehësh publikisht empati ndaj njerëzve që jetojnë në ta, por edhe përreth tyre, sepse ato shpesh janë vendet e vetme ku edhe ka serbë në enklava, por nëse i pyesni se a e dinë se ku shkojnë ata njerëz në shkollë dhe nëse shkojnë fare, shumica prej do të mendoheshin mirë.

Fundja, kur vjen puna tek gjërat konkrete lidhur me Kosovën, siç është ndihma për grupe të caktuara të cilëve me të vërtetë u duhet ndihma (të kuptohemi, ka edhe shumë njerëz të cilëve nuk u duhet ndihmë), miti bie në ujë dhe në shprehje vjen gjendja e vërtetë e gjërave. E ajo është thelbësisht ndryshe prej fjalëve të zbrazëta që Kosova është zemra e Serbisë. E mandej pasojnë fjalët se si gjithmonë, bile edhe në Jugosllavinë e Titos, janë ndarë të holla për Kosovën, se si atje kurrë nuk ka pasur asgjë, se si ato para përfundojnë kushedi se ku, se si vetëm për shkak të Kosovës ne ende nuk jemi në Bashkimin Evropian, dhe shumë gjëra të tjera. Por gjëra që nuk janë domosdoshmërisht të pasakta. Vetëm është e pabesueshme se si tregimet ndryshojnë nga mëngjesi në mbrëmje, nga situata në situatë.   

Mirëpo, nuk mund të zemërohem me njerëzit që thjesht i kanë informatat që u servohen nga ana e pushtetit, nëse ato fare mund të quhen informata. Ato çka servon pushteti janë shumë shpesh dezinformata, ose nëse është më e kuptueshme për ju, propagandë e pastër. Nuk mund të zemërohem me njerëz që nuk kanë besim, kur e dimë se çfarë mashtrimesh janë bërë me të hollat që ishin destinuar për Kosovë, gjegjësisht për serbët e cenuar në Kosovë. Thjesht, nuk mund t’i fajësoj njerëzit, kur as nuk është me rëndësi se çfarë bëjnë, sepse çkado që bëjnë ata në fund reduktohet në atë se kush do t’i vjedh më parë parat e tyre, a do ta bëjnë këtë të fuqishmit në vetë Serbinë apo megjithatë do të arrijnë deri në Kosovë e mandej do t’i vjedhin të fuqishmit në Kosovë. 

Ajo që mund t’ua them atyre është se ata nuk kanë arsye, dhe as të drejtë që të indinjohen me popullin e Kosovës, të cilët sigurisht nuk janë të lumtur me gjendjen në të cilën ndodhen dhe as që e kanë shkaktuar vetë këtë situatë. Nuk janë ata arsyeja e të gjitha problemeve të njerëzve në Serbi. Nuk janë për arsyen e thjeshtë se edhe ata vetë janë të zhytur në një problem edhe më të madh. Arsyet e problemeve tuaja janë tek njerëzit që keni zgjedhur vetë. Ndryshoni ata.