Së bashku deri tek njohuri të reja

Që nga themelimi rreth tre vjet më parë, Qendra për inovacione në Mitrovicë, me një vizion për të bashkuar të rinjtë që kanë interesime të ngjashme, ka filluar të ofrojë trajnime falas në fushën e teknologjisë së informacionit (IT).

0
416

Qendra për inovacione në Mitrovicë ofron një sërë kursesh në fushën e marketingut dixhital për të rinjtë të cilët do të kalojnë nëpër një trajnim katërmujor ku do të mësojnë, ndër të tjera, për marketingun në rrjetet sociale, dizajnin grafik dhe krijimin e përmbajtjes për rrjete sociale.

Drejtori ekzekutiv i Iniciativës lokale LINK, Milan Dobrić, në bisedë me New Perspektivën, thotë që nëpër këtë qendër kanë kaluar më shumë se 3000 përfitues direkt dhe që me këtë kanë arritur të kthejnë vëmendjen në rëndësinë e arsimimit joformal si dhe t’u ndihmojnë të rinjve të nisin dhe të zhvillojnë biznesin e tyre.  

Që nga themelimi rreth tre vjet më parë, Qendra për inovacione në Mitrovicë, me një vizion për të bashkuar të rinjtë që kanë interesime të ngjashme, ka filluar të ofrojë trajnime falas në fushën e teknologjisë së informacionit (IT).  

“Ideja erdhi pas një hackaton-i që u zhvillua në Beograd dhe në të cilin morëm pjesë, sepse menduam se Mitrovica meritonte diçka të tillë, një hapësirë ​​të lirë ku njerëzit me interesime të ngjashme mund të mblidheshin, të punonin dhe të krijonin,” thotë Dobrić dhe shton se trajnimet përfshijnë gjuhët programore “C#, Java, HTML, Python, PHP etj.,” por edhe marketing në rrjetet sociale, për faktin se kjo është një lëmi që sot është në ekspanzion. Përveç kësaj, ne kemi pasur edhe kurse për dizajn grafik, të fotografisë dhe përpunimit të fotografive, printim 3D, testues të sigurimit të cilësisë dhe trajnim për operatorët CNC.” 

Hapësira e Qendrës për inovacione është menduar në radhë të parë për të rinjtë që duan të mësojnë, të shoqërohen dhe të zhvillojnë idetë e tyre.  

“Sa i përket interesimit, para pandemisë njerëzit kanë qenë shumë të interesuar për pjesëmarrje në kurset tona, kryesisht këta pjesëmarrës janë të rinj që janë duke studiuar në Mitrovicë, por po ashtu interesim i madh për kurset tona ka ardhur edhe nga ana e të rinjve shqiptar të cilët gjithsesi dinë të njohin rastet për aftësim. Pjesëmarrësit në kurset tona ishin adoleshentë  nga mosha 14-15 vjeç, por edhe të rritur deri në moshën 50 vjeçare,” thotë Dobrić. 

Për një numër të madh përdoruesish, këto trajnime ishin një shtytje e rëndësishme dhe konsiderohen si një trampolinë për të ardhmen e tyre.

Milan Dobrić thotë se ata do të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmen për aq kohë sa të ketë nevojë për ndihmën e tyre:  

“Dua t’i ftoj të gjithë që të mësojnë në të ardhmen dhe të shfrytëzojnë rastin për të gjetur shumë lehtë një punë në fushën e marketingut dixhital që është zgjeruar vitet e fundit, dhe do të vazhdojë të zgjerohet për aq kohë sa do të ketë rrjete sociale.” 

This article is made possible by the support of YIHR KS as the implementing partner of the United States Agency for International Development (USAID). The content of this article is the sole responsibility of New Perspektiva and does not necessarily reflect the views of the United States Agency for International Development – USAID, the US Government, or the Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS).