Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara – ndikimi në Kosovë

Muajt e fundit në proces e sipër është zgjedhja e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të OKB-së, i cili njëkohësisht paraqet njeriun e parë të kësaj organizate. Një funksion i cili definitivisht e ka peshën e vet, por njëkohësisht edhe funksion i cili në thelb është shumë i kufizuar nga roli i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në të vërtetë, Sekretari i Përgjithshëm është njeriu i parë në strukturën e komplikuar të Kombeve të Bashkuara, mirëpo pa konsensusin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit nuk mund të zbatohet asnjë vendim.

0
2349

Muajt e fundit në proces e sipër është zgjedhja e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të OKB-së, i cili njëkohësisht paraqet njeriun e parë të kësaj organizate. Një funksion i cili definitivisht e ka peshën e vet, por njëkohësisht edhe funksion i cili në thelb është shumë i kufizuar nga roli i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në të vërtetë, Sekretari i Përgjithshëm është njeriu i parë në strukturën e komplikuar të Kombeve të Bashkuara, mirëpo pa konsensusin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit nuk mund të zbatohet asnjë vendim.
Kombet e Bashkuara – organizata më e rëndësishme botërore. Organizatë e cila u themelua me qëllim që të ruaj rendin botëror të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Organizata e parë globale pak a shumë e suksesshme; organizata e parë e këtij lloji e cila bile pjesërisht i sendërtoi qëllimet për të cilat u krijua. U themelua në vitin 1945, pra 71 vite më parë.

Muajt e fundit në proces e sipër është zgjedhja e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të OKB-së, i cili njëkohësisht paraqet njeriun e parë të kësaj organizate. Një funksion i cili definitivisht e ka peshën e vet, por njëkohësisht edhe funksion i cili në thelb është shumë i kufizuar nga roli i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në të vërtetë, Sekretari i Përgjithshëm është njeriu i parë në strukturën e komplikuar të Kombeve të Bashkuara, mirëpo pa konsensusin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit nuk mund të zbatohet asnjë vendim. Këtë vit, procesi i përzgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm është për të parën herë transparent, ose thënë më mirë, më transparent se më parë. Për herë të parë po i dimë të gjithë kandidatët, të gjithë ata kanë pasur mundësi të paraqesin programet e tyre dhe të bëjnë fushatë, të gjithë ata deri tani kanë kaluar nëpër pesë raunde të votimit. Në tetor hyhet në finish, ku procesi megjithatë mbyllet në kuadër të Këshillit të Sigurimit dhe të gjithë kandidatët në fund varen nga pazaret politike të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje.

Këtë herë e kemi këtë garë më interesante, pasi që sipas një rregulli të pashkruar dhe sistemit të rotacionit është radha që regjioni i Evropës Juglindore të japë Sekretarin e ri të Përgjithshëm. Rrjedhimisht, pjesë e kësaj gare janë një numër i madh i kandidatëve nga rajoni ynë dhe pothuajse të gjitha vendet fqinje kishin kandidatët e tyre për këtë funksion. Gjatë procesit, si kandidati më serioz për të gjitha vendet kandidate të rajonit u kristalizua Vuk Jeremić, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, i cili para se të përfundojë ky proces ndodhet në vendin e dytë pas kandidatit të Portugalisë, Antonio Guterres. E këtu vijmë tek thelbi i tregimit. Duke kuptuar se Jeremić është në krye të kandidatëve, në Prishtinë organizohen protesta dhe i dërgohet letër anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në të cilën shprehet kundërshtimi ndaj zgjedhjes eventuale të Jeremić-it për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. Në letër Jeremić-i cilësohet si armik i Kosovës dhe shprehet frika se ai do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB në dhjetë vitet e ardhshme, nëse zgjedhet. E gjithë kjo është në rregull, është në rregull që çdokush të lobojë për interesat e veta, megjithatë po harrohet një fakt edhe jo i parëndësishëm. Kosova nuk është pranuar nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së; Kosova nuk është njohur nga dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje. E këto dy shtete jo vetëm nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por në mënyrë të hapur e kundërshtojnë atë. Kjo, sipas mendimit tim, do të thotë që edhe çdo përpjekje eventuale e Kosovës që të pranohet anëtare me të drejta të plota e OKB-së do të pengohej nga vetoja e njërës prej këtyre dy vendeve apo madje edhe të të dyjave. Më tutje, ashtu siç kam shkruar më lart, të gjitha vendimet më të rëndësishme në OKB varen direkt nga negociatat dhe kompromiset e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Këtë më së miri kemi mundur ta shohim gjatë 10 viteve të fundit kur kemi pasur një nga Sekretarët e Përgjithshëm më të padukshëm në historinë e Kombeve të Bashkuara, i cili nuk arriti që me autoritetin e tij të ndikojë në ngjarjet më të rëndësishme botërore të dhjetë viteve të fundit. Duke pasur parasysh atë që u tha më sipër, unë vërtetë mendoj se këto protesta në Prishtinë si dhe letra dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit nuk luajnë kurrfarë roli tjetër përveç grumbullimin e pikëve në planin e brendshëm dhe vetë-promovimin e organizatorëve të këtyre protestave.

Kurse sa i përket Vuk Jeremić-it, le të presim rezultatin e procesit zgjedhor. Mendimi im personal është se nuk ka shumë shanse që me të vërtetë edhe të zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm, edhe përkundër suksesit vërtetë të jashtëzakonshëm gjatë procesit aktual zgjedhor. Ai, me të gjitha përparësitë dhe të metat e tij, e konsideroj që ka nga të dyja, megjithatë, paraqet një njeri më energjik, më të shkathët dhe një njeri me një ide më të qartë se sa Sekretari i Përgjithshëm i deritashëm dhe sigurisht do të ishte një lëvizje në drejtimin e duhur për Kombet e Bashkuara. Gjatë fushatës së tij, në platformën e tij prej 53 pikësh, ai paraqiti një plan për ndryshime në OKB, e në bazë të përvojës së gjertanishme dhe suksesit së OKB-së në konfliktet dhe krizat në botë, është më se e qartë se ndryshimet janë të domosdoshme.