Shefja e EULEX-it u takua me kryetarët e komunave në veri

“EULEX-i është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në veri, si dhe ta përkrah zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou.

0
871

Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou, u takua sot me kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ky takim, i cili mes tjerash u përqendrua në mandatin e ri të EULEX-it, është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë ndërmjet këtij Misioni dhe komunave në veri. Zj. Papadoupolou i përgëzoi kryetarët e komunave në veri për angazhimin e tyre konstruktiv, duke theksuar se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për këtë mision si dhe për komunitetin lokal.

“EULEX-i është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në veri, si dhe ta përkrah zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha zj. Papadopoulou, duke shtuar se integrimi gjyqësor është një proces i rëndësishëm i cili shpresojmë se do të finalizohet së shpejti.

Pas këtij takimi, zj. Papadopoulou e vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku u takua me gjyqtarë dhe prokurorë që punojnë aty për të diskutuar lidhur me një numër të çështjeve, duke e përfshirë integrimin e gjyqësorit dhe aktivitetet e përditshme.

(eulex-kosovo.eu, 04/10/2016)