Shfaqje për publikun

Gjenerata e prindërve të mi e kanë përjetuar luftën në moshën e tyre më të mirë, gjenerata ime është rritur gjatë luftës. Të gjithë së bashku jetojmë në tërmete të përhershme politike, duke mos e ditur nganjëherë as ku jemi e as çka jemi. Jemi pjesë e institucioneve të ndryshme, zonave tampon, cak i lehtë i grindjeve mediale. Ata nuk duan t’ia dinë për asgjë nga këto. Nuk duan të dinë që serbët në veri nuk janë dhe ende nuk kanë një jetë normale. Për të gjitha këto, kreu politik i Serbisë, për një grusht poenash politik paralajmëron luftë. Paralajmëron farë luftimesh dhe atë përmes mediave. Së pari, për shkak të trenit. Mandej për shkak të murit. Lojë e çmendur me jetën e njerëzve, e cila, ç’është më e keqja, mund të shpie deri tek një kaos tjetër i ri.

0
1347

Fillimi i shkurtit na priti me negociata të reja midis Beogradit dhe Prishtinës. E pritëm gjatë këtë raund të ri, famoz, të negociatave që do të na shpie një hap më tutje nga kjo gjendje ekzistuese. Tema kryesore e mbledhjes ishte muri në pjesën veriore të Mitrovicës si dhe formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe (BKS). Rreth temës së dytë nuk pati polemikë midis njerëzve; për të po negociojmë një kohë tashmë tepër të gjatë dhe kërkesa që marrim është gjithmonë disi e fundit para fillimit të procesit të krijimit të këtij asociacioni. E kështu sillemi në rreth, kërkesa e fundit, pastaj edhe një pas saj. Nuk është as çudi që kjo ndodhi edhe kësaj here. Sipas transmetimeve të mediave, rrënimi i murit ishte kushti i ri i fundit për BKS-në famoze. E pritur. Duhet theksuar që kjo shtyrje konstante e formimit të BKS-së asesi nuk është diçka që u prit me gëzim nga ana e serbëve në Kosovë. Po e presim këtë tejet gjatë dhe gjithmonë disi po na duhet të bëjmë edhe diçka. Por pas këtyre negociatave, kjo temë dhe pakënaqësitë u bënë më pak të rëndësishme. Paniku jo. Papritur. 

Menjëherë pas negociatave dhe raporteve se mbledhja nuk kishte përfunduar mirë, Serbia u gdhi me tituj si “Serbët nga veriu i Kosovës në frikë”. Mund të thuhet që është më shumë sesa e tmerrshme kur jetoni në veri të Kosovës, e lexoni titullin dhe deri në atë moment as që e keni ditur që jetoni në frikë. Me një fjalë: çmenduri. Pasoi mbledhja urgjente e kryetarëve të komunave serbe me Kryeministrin e Serbisë. Të gjitha mediat gumëzhinin për këtë. Për një ditë, serbët, të cilët më në fund i bënë disa muaj paqe në këto hapësira, tani morën dozën më të re të panikut. Të imponuar. Njerëzit e zakonshëm filluan të pyesin veten a është tërë kjo e vërtetë, a po na pret edhe një kaos? Pyetje e imponuar drejtpërsëdrejti nga mediat! Shembull shkollor se si të manipulohet me njerëzit përmes mediave. Sepse më së miri është të grumbullosh poena politik nga njerëzit që jetojnë në frikë. Derisa jetonim në paqe, na thonin që jetojmë në frikë. Kontradiktë! Gjenerata e prindërve të mi e kanë përjetuar luftën në moshën e tyre më të mirë, gjenerata ime është rritur gjatë luftës. Të gjithë së bashku jetojmë në tërmete të përhershme politike, duke mos e ditur nganjëherë as ku jemi e as çka jemi. Jemi pjesë e institucioneve të ndryshme, zonave tampon, cak i lehtë i grindjeve mediale. Ata nuk duan t’ia dinë për asgjë nga këto. Nuk duan të dinë që serbët në veri nuk janë dhe ende nuk kanë një jetë normale. Për të gjitha këto, kreu politik i Serbisë, për një grusht poenash politik paralajmëron luftë. Paralajmëron farë luftimesh dhe atë përmes mediave. Së pari, për shkak të trenit. Mandej për shkak të murit. Lojë e çmendur me jetën e njerëzve, e cila, ç’është më e keqja, mund të shpie deri tek një kaos tjetër i ri. 

Në fund, nuk e di çka është më e çmendur. Ata që përmes mediave nxisin trazira apo njerëzit nga këto hapësira, që janë të vetëdijshëm në çfarë situate po jetojmë dhe prapëseprapë u besojnë. Situatë edhe më e çmendur është që të mos negociosh në Bruksel për rrënimin e murit, e mandej të dërgosh njësitë speciale tek ura në Mitrovicë në njërën anë, e në anën tjetër të organizosh takime urgjente të kreut të shtetit dhe të përhapësh panik mes qytetarëve. E pastaj vijmë tek situata e cila i kapërcen kufijtë, e ndoshta kjo është megjithatë situata më reale. Ndoshta ky kaos megjithatë është negociuar diku e pas tij është lehtë të fitosh ndonjë votë në zgjedhjet që pasojnë. Çkado që ishte, tek banorët serbë solli frikën e shkaktuar nga mediat. Dhe, si përfundoi tërë kjo? Ia dolëm, thanë politikanët. Muri u rrënua, po përgatiten, siç thanë, të vendosin disa shtylla të vogla. Në fakt, ende nuk e dimë saktësisht se çka na pret aty, këtë do ta shohim në ditët në vijim. Ndoshta edhe një shfaqje për publikun siç ishte kjo. Na e ndërtuan murin, nuk na pyetën se a na duhet. E dërguan trenin, prapë askush nuk na pyeti. Në fund, e rrënuan edhe murin, prapë pa e pyetur askend, e të gjitha për mirëqenien tonë. Ju falemnderit për këtë, por nuk kemi më nevojë për shërbime të tilla. Pak u bë e tepërt tërë kjo. Pak është e tepërt që për shkak të neve, banorëve të veriut të Kosovës, të bëni thirrje për luftë. Ju faleminderit, neve nuk na duhet luftë. Për të gjitha përpjekjet e tilla dhe të ngjashme për të na bërë shërbime – ju faleminderit, nuk ka nevojë.