Shihjani hairin vetes

Bisedat për papunësinë në Kosovë mund të nxiten lehtë, mjafton të bie fjala për gjendjen në vend. Por, shpeshtësia e trajtimit të kësaj teme pavarësisht folësve dhe karakteristikave të tyre qoftë fetare, demografike, gjinore a politike është rrjedhojë e ndikimit të këtij problemi mbi familjet tona.

0
979

Bisedat për papunësinë në Kosovë mund të nxiten lehtë, mjafton të bie fjala për gjendjen në vend. Por, shpeshtësia e trajtimit të kësaj teme pavarësisht folësve dhe karakteristikave të tyre qoftë fetare, demografike, gjinore a politike është rrjedhojë e ndikimit të këtij problemi mbi familjet tona.

Po më dalin para syve deklaratat e qytetarëve në edicionet e lajmeve, kur pyeten për mundësitë e punësimit në vend, që tingëllojnë si: “S’ka punë”, “s’ka perspektivë”, “marun t’rinjtë”. Ama, pavarësisht kësaj ngulfatjeje prej të cilës s’po arrijmë të lirohemi prej vitesh, nuk e shoh si punë të mençur heshtjen e të rinjëve karshi kësaj bllokade. Përfshirja e të rinjve në ak-tivitete rinore nuk është mund që merr shumë energji e aq më pak s’do të duhej të konsiderohej si diçka e pamundur. Njoftime për bursa, trajnime e aftësime profesionale gjen prej rrjeteve sociale, uebfaqeve, takimeve informuese e deri te njoftimet e shtypura që ngjiten në hyrjet e fakulteteve.
Nuk është çudi të thuhet e as bezdi të përsëritet se institucionet nuk i ndihmojnë aspak promo-vimit dhe përfshirjes aktive në shoqëri të 49% e të rinjve nën moshën 25 vjeç. Ministria për Kul-turë, Rini e Sport në Strategjinë Kosovare për Rininë 2013-2017 dhe në Planin e Veprimit për Rininë parasheh rregullimin goxha të planifikuar të kësaj çështjeje. Ama, dëm që efektet e këtyre planifikimeve janë gati të padukshme e të paprekshme. Dhe arsyetimi se nuk ka buxhet të mjaftueshëm s’kryen punë këtë herë. Përgatitja e planeve përfshin edhe rregullimin buxhetor. Në raportin (e vetëm) të publikuar në uebfaqen e MRKS-së, për zbatimin e Planit të Veprimit për Rini në periudhën 2010-2012 llogariten hiq më pak se € 3.493.200,00, pra rreth 3 milionë e gjysmë euro ndarje buxhetore. Zoti e di ç’punë po kryejnë ato para! Veç me siguri jo punë që ndihmojnë të rinjtë të shfrytëzojnë potencialin e tyre në të mirë të vendit.

Ndoshta të gjitha këto më lartë ju ngjajnë në llogaritje të mërzitshme por vetëm këto dokumente mundësojnë të merresh me to. Sepse, llogaritje të zbatimit të objektivave të paraqitura nuk kry-hen dot (duket se shëtisin të pavërejtshme në ajër). Mundësitë që institucionet ofrojnë për shfrytëzim të potencialit njerëzor janë minimale, s’lënë gjurmë. E po, është e çuditshme mospërmendja, promovimi medial apo njoftimi i qytetarëve për këto plane e strategji në media, takime me të rinjtë a aktivitete tjera të ngjashme.
Në raportet e përmendura më lartë ekzistojnë edhe disa të dhëna që secili i ri duhet konsideruar si mundësi angazhimi. Tetëdhjetë e tetë organizata joqeveritare për të rinjtë, 19 Qendra Rinore në 17 komuna e 33 Këshille të Veprimit Rinor Lokal janë në funksion të qëllimit për rehatimin e të rinjve. Kujtojeni, ato ekzistojnë sepse ekzistojnë nevojat tuaja.

Krejt këto kanë për themel punën me të rinjtë dhe rrjedhimisht secili i ri ka të drejtën të kërkojë përfshirje në secilin prej këtyre institucioneve. Ata duhet me vetë vullnetin e tyre t’u drejtohen këtyre organizatave e qendrave duke ua bërë me dije qëllimin pse ato funksionojnë.

Pjesëmarrja në aktivitete edukative, trajnime, e aftësime tjera profesionale, të cilat lehtazi mund të rezultojnë më punësim, bëhet e arritshme me pak hulumtim. Përcjellja e shpalljeve për bursa, plotësimi i formularëve për organizime të ndryshme për të rinjtë dhe këmbëngulja për t’u bërë aktiv në këtë aspekt gjithsesi kryen punë. Dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër do të filloni të renditni angazhimet e sukseset. Mund të bëheni pjesë e aktiviteteve në organizata të shumta që veprojnë në vend, varësisht prej përshtatjes së fushës që mbulojnë këto organizata me preferencat tuaja. Tutje, shpesh organizohen trajnime të cilat janë lehtë të qasshme. Dhe, nëse asnjë prej mundësive të përmendura nuk ju duket intriguese, provojeni ndjenjën e të qenit vullnetarisht të angazhuar.

Prandaj, me ju bashkështetas që përbëni hiç më pak se 49% të numrit total të popullsisë në vend, bashkë ndajmë bindjen se institucionet nuk e çajnë kokën për të investuar në ne. Dhe kjo huqje e përgjegjësisë që ata kanë karshi nesh, asnjëherë nuk duhet barazuar e shndërruar në huqje të përgjegjësisë që secili prej nesh ka ndaj vetes. E kjo përgjegjësi përfshin edhe interesimin e angazhimin në çfarëdo aktiviteti, punë a veprimtari që ju përgatitë profesionalisht apo u jep kënaqësinë e të qenit i dobishëm.