Terri demokratik

Në veri gjendja ishte tejet e furishme gjatë fushatës. Ndikimi i Serbisë gjithsesi i pritur, por masat që janë ndërmarrë janë me të vërtetë të pamoralshme, të rrezikshme, dhe për çdo dënim. Ka pasur rrahje të jobashkëmendimtarëve, kërcënime, largime nga puna, natyrisht nga institucionet që financohen nga ana e Serbisë. Madje ka pasur edhe të shtëna në drejtim të zyrave të një partie politike – fatmirësisht nuk pati viktima.

0
990

Operacionet luftarake në Kosovë kanë marrë shumë viktima, por duket se ende nuk jemi qetësuar pasi lejojmë që terri demokratik të gëlltitë atë pak liri që ka mbetur. Zgjedhjet e kaluara janë pasqyrë e shoqërisë dhe njerëzve që manipulojnë me ta në mënyra të ndryshme. Të gjitha mjetet, të gjitha instrumentet u janë lejuar disa rrymave të caktuara politike që të zënë karrigën, ja, të na tregojnë se si e shohin ata demokracinë, se si ata neve na ofrojnë një të ardhme të mirë. 

Ndryshimi i vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) një ditë para zgjedhjeve se mund të votohet në Kosovë me dokumente të Serbisë është vetëm një pjesë e ndikimit mbi subjektet që kanë marrë pjesë në realizimin e zgjedhjeve të 11 qershorit. Se si zbatohet demokracia në Kosovë e kanë treguar pikërisht këto zgjedhje!

Epo mirë, le t’i kthehemi pak të njëjtës – kërcënime, gënjeshtra, shantazhe, mashtrime, keqtrajtim fizik, sulme me armë zjarri, dhënie e ryshfetit, blerja e votave në mënyra të ndryshme, e të gjitha këto me synimin që „demokratët“ t’i zënë kolltuqet. Zgjedhjet kanë përfunduar, e ata më këmbëngulësit dolën në sipërfaqe, hynë në parlament.

Dita e zgjedhjeve në qytetin tim ka qenë me plot tensione, policë të huaj, tyta të gjata, plot njerëz të panjohur, pjesëtarët e OSBE-së dukeshin të frikësuar, gjendje kaotike, sikur do të fillonte lufta përsëri. Të gjithë pritnin incidente, por për fat nuk pati gjak. Fundi mezi i pritur i zgjedhjeve kaloi me bilancin prej vetëm 8 (tetë) të arrestuar në tërë Kosovën, që mund të thuhet se është sukses. 

Në veri gjendja ishte tejet e furishme gjatë fushatës. Ndikimi i Serbisë gjithsesi i pritur, por masat që janë ndërmarrë janë me të vërtetë të pamoralshme, të rrezikshme, dhe për çdo dënim. Ka pasur rrahje të jobashkëmendimtarëve, kërcënime, largime nga puna, natyrisht nga institucionet që financohen nga ana e Serbisë. Madje ka pasur edhe të shtëna në drejtim të zyrave të një partie politike – fatmirësisht nuk pati viktima. Me angazhimin e kriminelëve për t’ua futur frikën të gjithëve që nuk janë lojalë ndaj rrymave të caktuara politike, e madje edhe një pjese të policisë që nuk janë në anën e tyre, shteti i Serbisë tregoi se çfarë ndikimi ka dhe sa i madh është ai në mjediset serbe në Kosovë. Serbia thjesht deshi që të sigurojë pjesëmarrjen e njerëzve të „saj“ në parlamentin e Kosovës. Edhe dita e zgjedhjeve ishte organizuar mirë kur në mjediset ku jetojnë serbët vinin me dhjetëra autobusë me njerëz që kanë ardhur nga Serbia qendrore që të votojnë për para, e disa vetëm që të ruajnë vendin e punës që e kanë. Mirë, ka pasur edhe persona të zhvendosur, të cilët sipas të gjitha gjasave jo me vullnetin e tyre, janë sjellë që të mbështesin subjekte të caktuara politike.

Situata ishte identike në komunat me shumicë shqiptare. Siç raportuan media të caktuara serbe, është bërë një fushatë shumë e ndyer, shantazhime, premtime të ndryshme, madje disa politikanë përveç të hollave u kanë dhënë votuesve të tyre edhe nga 5 kg mish. Politikanët kanë harxhuar mjaft rreth zgjedhjeve, e po të kishte zgjatur fushata edhe ca, sipas të gjitha gjasave edhe rezultati do të kishte qenë ndryshe, kandidatët financiarisht të fortë do të kishin pasur një epërsi më të bindshme.

Se populli është më shumë se i zhgënjyer e tregon edhe dalja në zgjedhje, e jam i bindur që një numër i madh i njerëzve që kanë dalë t’i japin  votën dikujt, kanë  qenë të detyruar, të shantazhuar, të blerë. Konsideroj që secili që do t’ia dijë për shoqërinë e civilizuar, e që ka mundësi, do të planifikojë të shkojë në perëndim, sepse gjykuar sipas tërë asaj që po ndodh në këto hapësira, kjo trevë edhe për shumë vite do të vuajë pasojat e luftës. 

Po e shoh që shtypi po shkruan se edhe rusët kanë pasur ndikim në zgjedhjet në Amerikë. Nuk e di deri në çfarë përqindje kanë ndikuar në zgjedhjen e Trump-it për president, por këto lojëra në Kosovë janë tepër larg nga demokracia, mbase është shumë më afër anarkisë. Besoj që shumë të rinj, njerëz ambicioz, kanë nevojë të largohen, të jetojnë në një botë më të mirë, në një vend të qytetëruar, të kulturuar.