Tetë vjet më pas

Shtatëmbëdhjetë shkurt 2016. Ditë kur në Prishtinë mbretëron hutia – të festohet apo të protestohet?

0
922

Shtatëmbëdhjetë shkurt 2016. Ditë kur në Prishtinë mbretëron hutia – të festohet apo të protestohet?

Viti 2016. Qytetarët e Kosovës të nacionalitetit shqiptar që tetë vite e konsiderojnë veten kosovarë, kurse Kosovën Republikë. Dita – 17 shkurt, dita kur para 8 viteve në Kuvendin e Kosovës u miratua Deklarata e Pavarësisë e cila konsiderohet si themel i vërtetë i shtetësisë! Shtatëmbëdhjetë shkurt 2016. Ditë kur në Prishtinë mbretëron hutia – të festohet apo të protestohet?

Pushteti feston, pushteti është i kënaqur, pushteti po thotë që vendi po shkon përpara, pushteti është pushtet!

Ata bëjnë gjithçka për të mirën e shtetit apo të „shtetit“ (varësisht si e përjeton cila pjesë e popullatës), ata përparojnë kah BE-ja, ata përparojnë kah NATO-ja, ata janë kundër Beogradit sepse kjo gjë është popullore, ata negociojnë me Beogradin! Në pushtet janë edhe më tutje të njëjtit që kanë qenë edhe para tetë viteve, në pushtet janë të njëtit që kanë qenë komandantë të grupeve guerile para shtetësisë apo „shtetësisë“, në pushtet janë të njëjtit që luftuan për shtetësi, të njëjtit ata për të cilët këtyre ditëve nga Nigeria po vijnë informacione për tregëti me organe të rrëmbyera gjatë luftës. Ata janë të fuqishëm, ata janë të rëndësishëm, ata janë PUSHTETI! Ata i ndryshojnë funksionet kur kjo u përshtatet ashtu, ata në këtë moment po përgatiten edhe për një rokadë, për një mundësi që edhe për disa vite t’i shërbejnë popullit dhe t’i sigurojnë atij një jetë të mirë, shumë të mirë në Kosovën e lirë. Si po ia dalin ta bëjnë këtë? Paj, ata për vete kan rezultate, ata pas vetes kanë premtimet e përmbushura. Aty është armata e Kosovës, po përparohet papërmbajtshëm drejt BE-së (edhepse me disa probleme të vogla rreth kalimit të kufirit, e dini, vizat) ekonomia kurrë nuk ka qenë më e fortë, korrupsioni asnjëherë më i ulët, njerëzit kurrë më të pasur, pushteti kurrë më i varfër, të rinjtë kurrë më të kënaqur aty ku janë, pensionistët kurrë më pak të uritur, ekstremizmi kurrë më pak i pranishëm. Këta janë ata, ky është pushteti! A t’u japim edhe pak?

Opozita kurrë nuk ka qenë më e fortë! Opozita kurrë nuk ka qenë më luftarake! Opozita edhe më tej pa ide! Sepse opozita dëshiron të bëhet pushtet!

Të gjitha partitë opozitare janë bashkuar për të rrëzuar pushtetin i cili nuk bën. Po, pushteti nuk po bën, por çka të thuhet për opozitën e cila tërë politikën e saj e ndërton në urrejtjen ndaj fqinjëve, duke kritikuar atë që edhe vetë do të duhej ta bënte po të ishte pushtet, në dhunë, në gjëra vullgare? E vërtetë, e kanë mbajtur protestën më të madhe deri më tani në Prishtinë në Ditën e shtetësisë apo në „Ditën e shtetësisë“, e vërtetë që kurrë nuk kanë pasur pas vete më shumë njerëz, por a janë ata njerëz pikërisht pas tyre apo janë aty vetëm që t’i dalin para një pushteti të keq? Kjo është shumë e rëndësishme, nuk është e njëjtë kur dikush ju mbështet dhe kur vetëm nuk i mbështesin ata që janë aty që prej kur dinë për vete dhe i kanë sjellë qytetarët aty ku gjenden ata tani. Çka ofron opozita përveç që ata të jenë pak pushtet? Unë deri tani nuk arrita të dëgjoj asgjë tjetër përpos demagogjisë së thatë. A duhet me të vërtetë të jenë pushtet ata që për të luftojnë me gaz lotsjellës dhe vezë në parlament e jo me fuqinë e argumenteve, ata që për atë luftojnë me shkatërrim, në vend të afirmimit? A mendoni për këtë?

E çka ndodhi me protagonistët kryesor të pavarësisë? Ata ende qëndrojnë pas saj, por me faqe të kuqe dhe pak më shumë nervoz. Projekti i tyre po kërcënon t’i zhgënjejë pritjet tërësisht. Gjithnjë e më shpesh ka paraqitje të njerëzve – që në kohën e zgjidhjes së problemit të Kosovës ishin në pozita të larta në vendet dhe institucionet kyçe – në të cilat ata thonë se Kosova nuk ka dalë ashtu si e kanë imagjinuar dhe dëshiruar, siç ishte rasti me intervistën para pak kohësh të Havier Solanës. Gjithnjë e më shumë po ka paralajmërime për njerëzit që vendosin apo “vendosin” në Kosovë që të sillen siç duhet ose do t’i lihen vetvetes; gjithnjë e më tepër po ka punë për protagonistët në vend që të ketë më pak punë për ta. Siç e tha një opozitar, gjithnjë e më tepër po e shohin që “molla është e kalbur”.

E serbët? E pakicat tjera? Paj ata janë në margjina!