- Dialogu në shkurt. Zëvendëskryeminstri Thaçi thotë se dialogu Prishtinë-Beograd do të rifilloj në shkurt. "Takimet do të mbahen në nivel të kryeministrave dhe zëvendëskryeministrave. Baza ende është marrëveshja e prillit edhe pse Serbia po përpiqet të vonojë implementimin e saj," tha Thaçi.


30 Dhjetor

LS abstenon në votim të buxhetit. Deputetët e Kuvendit nga radhët e Listës Serbe abstenojnë në votimin e buxhetit kombëtar për shkak të pakënaqësive me fondet e alokuara për komunat me shumicë serbe. Zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic tha se as 5%, e totalit prej 1.7 miliardë euro, nuk është alokuar për ato komuna. Mustafa: Personat e pagjetur temë bisedimesh në Bruksel. Kryeministri Mustafa thotë se ai do të insistojë që çështja e personave të pagjetur të bëhet temë e bisedimeve në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.


29 Dhjetor

Bisedimet teknike në Bruksel. Edita Tahiri merr pjesë në takimet në Bruksel mbi energjinë, licencimin e kompanive në Veri, dhe importet e barnave.


17 Dhjetor

Dialogu do të vazhdojë. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini thotë se dialogu i nivelit të lartë do të vazhdojë pas pushimeve të Kërshëndellave dhe Vitit të Ri.


15 Dhjetor

Dialogu do të vazhdojë. Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për radion Evropa e Lirë thotë se dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel do të vazhdojë.

14 Dhjetor


Tahiri, Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe ka penguar anëtarët e Mbrojtjes Civile të integrohen në institucionet e Kosovës. Tahiri thotë se Kosova i ka implementuar të gjitha obligimet e saj lidhur me integrimin, rekrutimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil dhe se ceremonia e nënshkrimit të kontratës ishte caktuar të mbahej me 29 dhjetor 2015. Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës ishin të pranishëm në ceremoni por ish-pjesëtarët e Mbrojtjes Civile refuzuan t’i nënshkruajnë kontratat e punësimit dhe nuk ishin të pranishëm. Ajo tha se Qeveria ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për të marrë përkushtimin e tyre për të arritur këtë proces të integrimit por se nuk kishin marrë përgjigje nga Beogradi.


30 Dhjetor

BE i bën thirrje Kosovës që të vazhdojë procedurën për themelimin e AKS-së. Në një deklaratë për KTV-në, Maja Kocijančič, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton se Asociacioni duhet te themelohet në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Parë dhe Kushtetutën. “Ne presim që të gjitha palët të respektojnë këtë vendim. Qeveria e Kosovës duhet të hartojë legjislacionin sa më shpejtë që është e mundur për të imple-mentuar Marrëveshjet dhe Statutin e Asociacionit” tha Kocijančič.


29 Dhjetor

Koha Ditore, Serbia pengon aplikimin e Planit të Veprimit të Telekomunikacionit. Sipas Kohës Ditore, aplikimi për kodin telefonik për Kosovën është vonuar nga Serbia. Plani i Veprimit i Tele-komunikacionit për të cilin u arrit marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë në gusht mundësonte që Austria të aplikonte tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit për kodin tele-fonik +383 më 15 nëntor 2015. Aplikacioni nuk u dorëzua pasi që Serbia e ka penguar procesin. Pla-ni gjithashtu parashihte që kodi telefonik t’i jepej Kosovës me 15 janar 2016. Ky afat është shtyer për 1 mars 2016.


28 Dhjetor

Ivica Dačić, Serbia nuk e përkrahë dhe kurr nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës ne OKB.


25 Dhjetor

Zyra e BE-së në Kosovë lëshon deklaratë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Deklarata e përmbedhur thotë: BE-ja e ka parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e parimeve për formimin e AKS-së. Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se AKS duhet të themelohet siç parashihet në Marrëveshjen e Parë, në pajtim me Kushtetutën. Zyra e BE-së pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim, në mënyrë që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për implementi-min e kësaj marrëveshje dhe Statuti që pason të mund të elaborohen sa më shpejt që të jetë e mundshme.

24 Dhjetor


Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e saj mbi Marrëveshjen e 25 gushtit për AKS-në. Gjykata thekson se parimet e Marrëveshjes nuk janë plotësisht në pajtueshmëri me standarded kushtetuese respektive dhe se akti ligjor i Qeverisë së Kosovës që do të pasojë dhe Statuti i AKS-së duhet të jenë në pajtueshmëri me nenet kushtetuese në listë.


23 Dhjetor

Qeveria e Kosovës e qartëson deklaratën rreth Marrëveshjes mbi lirinë e lëvizjes: Qeveria e Kosovës thotë se qytetarët që e kalojnë kufirin me Serbinë me vetura me autorizim mund ta bëjnë këtë pa asnjë pengesë. Kishin dalë disa paqartësi të cilat po i pengonin disa shoferë të kalonin kufi-rin.


22 Dhjetor

Đurić: Marrëveshja e 25 gushtit është e vetmja marrëveshje relevante për Beogradin. Marko Đurić, shefi i Zyrës serbe për Kosovën, duke komentuar për spekulimet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është në pajtueshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, thotë se marrëveshja e 25 gushtit është e vetmja relevante për Beogradin.


22 Dhjetor

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e energjisë - elektromakinerisë dhe një tjetër për bashkëpunimin në industrinë e materi-aleve ndërtimore.


21 Dhjetor

Bordi Menaxhues i Fondit të Zhvillimit u jep mbi 2.5 milion euro komunave të veriut.


16 Dhjetor

Mustafa i fton liderët e opozitës në takim. Mustafa njoftoi se u ka bërë ftesë për takim liderëve të tri partive opozitare në kuvend. Ai tha se është i përkushtuar të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe i garantoi ata se AKS mund të bëhet vetëm në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin.

4 Dhjetor


Djurić: Dialogu në gjendje të krizës politike. Marko Djurić në një tekst të shkruar për EuropeanWesternBalkans.com shkruan se dialogu është në një gjendje të krizës politike, dhe se duhet gjetur një rrugë që ai të vazhdojë përpara dhe të jetë i qëndrueshëm. Ai sugjeron se EEAS duhet të marrë më shumë inicativë në proces dhe dëshiron që një marrëveshje mbi statutin e KOS të përfshihet në axhendë. Djurić thotë se AKS nuk përbën rrezik për askënd.


27 Nëntor

Mogherini takon kryeministrin e Kosovës. Federica Mogherini takon kryeministrin e Kosovës për të diskutuar, mes tjerash, rrugën përpara në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Rreth dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Përfaqësuesja e Lartë e përshendeti përkushtimin e kryeministrit për dialog dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tani


18 Nëntor

Qeveria e përkushtuar për dialogun e normalizimit. Qeveria e Kosovës lëshon një deklaratë ku thotë se është e përkushtuar për dialog për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe implementimin e marrëveshjeve.


12 Nëntor

Gjykata Kushtetuese merr vendimin. Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin për kërkesën e Presidentes, duke e pezulluar implementimin e çfarëdo veprimi të mëtejshëm ligjor në bazë të " parimeve kryesore/elementeve kryesore" të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë në pritje të rishikimit të Gjykatës nëse këto parime janë në përputhshmëri me kushtetutën" deri më 21 janar 2016.


10 Nëntor

Dështon aplikimi në UNESCO. UNESCO nuk i jep Kosovës anëtarësi të plotë.

2 Nëntor


Presidentja e dërgon marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e dërgon marrëveshjen mbi parimet e Asociacionint të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar që ajo të shpallë një vendim nëse ajo është kompatibile me frymën e kushtetutës.


31 Tetor

Hiqen barrikadat në veri. Pengesat/blloqet e betonit hiqen nga "Sheshi UçK" në hyrje të Suhodollit në veri të Mitrovicës. Këto blloqe u hoqën në praninë e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.


30 Tetor

Bisedime teknike në Bruksel. Edita Tahiri kryeson delegacionin në Bruksel për dialogun për lirinë e lëvizjes dhe dokumentet kadastrale.


28 Tetor

BE-ja dhe Kosova nënshkruajn MSA-në. BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.


27 Tetor

Dačić: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Dačić, thotë se Serbia kurrë nuk do të bëjë asgjë që do të shkonte përtej neutralitetit të statusit të Kosovës. Duke komentuar një deklaratë të mëhershme të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostić, Dačić tha se realiteti është se Serbia nuk ka sovranitet të plotë mbi një pjesë të territorit të saj e atë nuk e ka as Prishtina. Ai tha se është në interes të Serbisë që të bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje afatgjatë, duke theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës.


21 Tetor

Ura mbyllet për revitalizim. Mbyllet ura e Mitrovicës për revitalizim me ç'rast fillon implementimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe urën e Mitrovicës. Mogherini e përshkruan këtë si shenjë të përkushtimit të mirëfilltë për procesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Kostic: Kosova nuk është më në duart e Serbisë. Kryetari i Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostić, tha se Kosova nuk është më në duart e Serbisë, duke shtuar se dikush duhet t'ia përcjelle këtë mesazh popullit serb.


17 Tetor

Serbia kundërshton kushtet e BE-së. Kundërshtimet e Serbisë ndaj draft pozicionit të BE-së mbi platformën e përbashkët të negociatave për Kapitullin 35 publikohen nga Tanjug. Marko Djurić thotë se Serbisë po i imponohen kushte të reja. Kushte të reja të cilat nuk kanë qenë kurrë temë në dialog po imponohen përmes Kapitullit 35 dhe se përparimi i Serbisë drejt BE-së kushtëzohet me to. Elementet e reja përfshinë mbylljen e organeve të përkohshme, ndërprerjen e financimit të institucioneve serbe në Kosovë, dhe klauzolat që i referohen kalimit të shtetasve të huaj në vijën administrative me Kosovën si shtetas nga një vend i tretë.


15 Tetor

Bisedimet kryeministrore për normalizim në Bruksel. Federica Mogherini shtron një darkë joformale për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë. Dy kryeministrat zhvilluan një diskutim të hapur rreth dialogut, në veçanti mbi implementimin e marrëveshjes së 25 gushtit. Të dy palët përsëritën përkushtimin e tyre për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara.


13 Tetor

Bisedime kryeministrore për normalizim në Bruksel. EEAS njofton se raundi i ardhshëm i dialogut të lehtësuar mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 13 tetor.


9 Tetor

Vučić: Kushtetuta duhet të amendamentohet. Aleksandar Vučić tha se kushtetuta e Serbisë duhet të amendamentohet për shkak të hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai thotë se Serbia do të vazhdojë të punojë për të ruajtur stabilitetin, që është parakusht për zhvillim ekonomik, duke shtuar se bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë më 13 tetor. Djurić: AKS nuk përbën kërcënim për popullatën shqiptare. Marko Djurić thotë se AKS e ardhshme "nuk përbën kurrfarë kërcënimi për popullatën (etnike) shqiptare."


2 Tetor

Jep dorëheqje kryetari i komunës së Leposaviçit. Dragan Jablanović, kryesues i Trupit të Përkohshëm të strukturave paralele serbe dhe kryetar i Leposaviçit jep dorëheqje.


1 Tetor

Arrihet marrëveshje për njohjen e diplomave. Arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave universitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.


29 Shtator

Bisedime teknike në Bruksel. Edita Tahiri thotë se do të zhvillohen bisedime teknike për dy ditë, ku tema kryesore do të jenë liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave universitare, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse. Marko Djurić thotë se bisedimet do të jenë rreth AKS, trashëgimisë kulturore, çështjeve pronësore, dhe hapjen e linjave ajrorje mes Prishtinës dhe Beogradit.


28 Shtator

Opozita ndërpret raportimin e kryeministrit në parlament rreth marrëveshjeve të Brukselit. Deputetët e opozitës hodhën vezë në drejtim të Kryeministrit Mustafa ndërsa ai po i drejtohej kuvendit rreth marrëveshjes së fundit të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit më 25 gusht. Mustafa lëshon kuvendin.


22 Shtator

Vetëvendosje fillon peticionin kundër marrëveshjes për AKS. Vetëvendosje fillon të mbledhë nënshkrime për peticionin e saj kundër marrëveshjes së 25 gushtit me Serbinë për AKS, të lehtësuar nga BE-ja.


18 Shtator

Djurić: Koha që të hapim një faqe tjetër në marrëdhënie. Marko Djurić thotë në një konferencë në Mitrovicë të Jugut se ai mendon që është koha që përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit të flasin direkt dhe të hapin një faqe të re në marëdhëniet shqiptaro-serbe


3 Shtator

Nënshkruhet marrëveshja për AKS në Bruksel. Arrihet dhe nënshkruhet marrëveshje në Bruksel për parimet e përgjithshme të AKS, telekomunikacion, energji, dhe për hapjen e urës në Mitrovicë.


25 Gusht

Bisedime kryeministrore për normalizim në Bruksel. Raund i ri i bisedimeve për normalizim të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe të kryesuara nga Federica Mogherini fillon në Bruksel. Kryeministrat Mustafa e Vučić janë të pranishëm.


24 Gusht

Fillon implementimi i sigurimit të veturave. Fillon implementimi i memorandumit për sigurimin e veturave.


12 Gusht

Bisedime teknike në Bruksel. Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e Brukselit mbi implementimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve. U arrit pajtimi që implementimi i marrëveshjes për sigurimin e veturave të fillojë më 12 gusht.


5 Gusht

Jugobanka pengon hyrjen e njesisë së krimeve. Njësitit të Krimeve Ekonomike nga Prishtina iu ndalua hyrja në bankën Jugobanka në Mitrovicë të Veriut.


29 Korrik

Vonohet marrëveshja për sigurimin e automjeteve. Hyrja në fuqi e marrëveshjes për Sigurimet e automjeteve vonohet.


24 Korrik

Qeveria serbe alokon fonde për AKS. Qeveria e Serbisë alokon 10 milion euro për shëndetësi dhe arsim për AKS.


16 Korrik

Marić ngrit problemin e të kthyerve në takimin e qeverisë. Në takimin e rregullt të qeverisë, Ministri i Administrimit dhe Vetëqeverisjes Lokale, Lubomir Marić, ngriti çështjen e problemeve për të kthyerit në disa komuna të Kosovës. Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e qeverisë për të siguruar pronat dhe jetën e qytetarëve dhe për të dënuar aktet e dhunës. "Gjithsesi se ne kërkojmë dhe do të kërkojmë si Qeveri që organet përgjegjëse ta bëjnë punën e vet. Ne e dënojmë çdo sulm ndaj qytetarëve serbë në Kosovë. Mirëpo, duhet të bashkëpunojmë, duhet të punojmë së bashku që të ketë sa më pak, të komunikojmë. Unë si kryeministër, dhe të gjithë ministrat, jemi të gatshëm që të jemi në ato mjedise ku mund të kemi probleme të tilla. Janë krime të cilat ndodhin dhe ndaj të cilave duhet të ndërmerren masa ligjore. Ne mund të zhvillojmë një bisedë të veçantë edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe me organet e tjera në mënyrë që të shohin se çfarë masa do të ndërmerren për të krijuar siguri të plotë të qytetarëve tanë. Ajo për të cilën ne do të angazhohemi si Qeveri, është që të gjithë qytetarët ta ndjejnë veten të sigurt dhe që mos të ketë probleme të tilla, që nesër problemet mos t'i dallojmë se a po ndodhin ndaj serbëve apo ndaj shqiptarëve. çdo krim do të jetë i dënueshëm dhe duhet të ndërmerren masat e tilla" tha kryeministri.


15 Korrik

Djurić: Kosova nuk është më e preferuara e BE-së. Djurić thotë në një intervistë për Tanjug se ndjekja e politikave obstruksioniste dhe zvarritja e implementimit të elementeve kyç të Marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina ia ka humbur asaj statusin ekskluziv e të preferuarit të Brukselit në këtë proces. Djurić thotë: "Duket se për herë të parë që prej fillimit të procesit të negociatave, edhepse pavarësia e shpallur njëanshëm (nga Kosova) njihet nga disa prej anëtarëve më me ndikim të BE-së, barra dhe stigma e palës që po pengon procesin e normalizmit të marëdhënieve po bartet qartë te Prishtina".


14 Korrik

Marić: Gjykata speciale pengon dialogun. Sipas Tanjugut, Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Kosovës, Ljubomir Marić, tha se çështja e themelimit të një gjykate speciale për të gjykuar krimet e luftës të kryera nga UçK pengon dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Marić tha se çështja e krijimit të gjykatës speciale duhej zgjidhur para se të mund të vazhdojnë bisedimet në Bruksel.


13 Korrik

Tahiri: Barrikada hiqet deri në tetor. Edita Tahiri në një intervistë për gazetën Lajm thotë se barrikada mbi lumin Ibër do të hiqet me 1 tetor. Sipas saj, plani i BE-së parasheh që ura të përdoret fillimisht vetëm për këmbësorët, dhe më vonë edhe për kalim të veturave. Tahiri poashtu tha se është arritur marrëveshje në parim për telekomin dhe pritet të miratohet në takimin e radhës të dy kryeministrave. Sipas saj, marrëveshja parasheh një operator serb të telefonisë mobile në Kosovë, i cili do të pushojë së ekzistuari kur të bëhet shpallja ndërkombëtare për një operator të tretë.


1 Korrik

Bisedime kryeministrore për normalizim në Bruksel. Bisedimet për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë të kryesuara nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së përfundojnë pa marrëveshje "për arsye politike".


29 Qershor

Marrëveshja për çertifikatat e produkteve medicinale. Kosova dhe Serbia arrinë marrëveshjen për njohjen reciproke të çertificatave të produkteve medicinale mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja konfirmohet nga EEAS.


27 Qershor

Paralajmërohen bisedime kryeministrore mbi normalizmin në Bruksel. EEAS njofton për bisedime kryeministrore mes Kosovës dhe Serbisë për 23 qershor. Bisedimet do të fokusohen në implementimin e marrëveshjeve mbi energjinë, telekomin, implementimin e marrëveshjes për AKS-në, si dhe urën në Mitrovicë.


19 Qershor

Fondet për zhvillimin e veriut të shpërndahen. Kryeministri i Kosovës gjatë takimit javor të qeverisë kërkoi nga ministritë që kanë fonde buxhetore për projekte zhvillimore në komunat e veriut t'i nënshkruajnë memorandumet relevante dhe të fillojnë implementimin e atyre projekteve. Serbia do të dorëzojë dokumente kadastrale digjitale. Tanjug raporton se gjatë 12 muajve të ardhshëm, Serbia do t'i dorëzojë Prishtinës të gjitha dokumentet kadastrale të Kosovës në formë digjitale, siç kërkohet me Marrëveshjen e Brukselit. Djurić: Prishtina po përhap të pavërteta rreth kodit telefonik. Marko Djurić mohon se Kosova do të marrë kodin ndërkombëtar 383 deri në fund të vitit. "Duke përhapur të pavërteta, Prishtina po tenton të provokojë një ndërprerje të dialogut me Beogradin," u tha Djurić gazetarëve në Bruksel.


17 Qershor

Bisedimet teknike në Bruksel. Grupi punues për implementimin e marrëveshjes së telekomit mes Kosovës dhe Serbisë zhvillon takim të ndërmjetësuara nga EEAS në Bruksel. Delegacioni i Kosovës kryesohej nga Edita Tahiri. Ajo tha se Kosova do të merrte kodin telefonik ndërkombëtar 383, kërkesën për të cilin në emër të Kosovës do ta bëjë Austria. Ajo gjithashtu theksoi se bashkëpunimi mes shërbimeve postare të Kosovës dhe të Serbisë do të diskutohet dhe kompletohet deri në dhjetor.


16 Qershor

Bisedime teknike në Bruksel. Bisedime në Bruksel për lirinë e lëvizjes dhe sigurimin e atuomjeteve


20 Maj

Bisedime teknike në Bruksel. Dialogu teknik në mës të Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e telekomunikacionit, sigurimin e veturave dhe menaxhimin e integruar të vendkalimeve vazhdoi në Bruksel. Dačić: Pozita e serbëve në Kosovë e papranueshme. Pozita e serbëve në Kosovë është e papranueshme. Ajo është "shumë poshtë standardeve të Këshilit të Evropës sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut," tha Dačić gjatë sesionit të 125-të të Këshillit të Ministrave në Bruksel të titulluar "Përgjegjësia e Përbashkët për Siguri Demokratike në Evropë".


19 Maj

Bisedime teknike në Bruksel. Edita Tahiri merr pjesë në takimin në Bruksel me delegacionin serb për energjinë. Nuk ka rezultate.


11 Maj

Qeveria arrin marrëveshje për buxhetin me katër komunat e veriut. Qeveria e Kosovës njofton për marrëveshjen me katër komunat e veriut për buxhetin e vitit 2015.


4 Maj

Shala: AKS do të themelohet së shpejti. Rezultatet e dialogut do të vërehen në qershor të këtij viti, tha koordinatori i bisedimeve me Serbinë, Blerim Shala. Duke folur në emisionin e KTV-së, Rubikon, Shala tha se Asociacioni i Komunave Serbe do të themelohet së shpejti, duke shtuar se ai nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.


28 Prill

Mustafa takon katër kryetarët e komunave veriore. Kryeministri Mustafa i takon në zyrën e vet kryetarët e komunave të Leposaviçit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut. U arrit pajtimi që këto katër komuna të miratonin buxhetin e tyre në përputhje me ligjet e Kosovës.


24 Prill

LS kthehet në parlament. Lista Serbe i ribashkohet qeverisë dhe parlamentit. Tahiri: BE-ja kompleton planin e saj për urën e Mitrovicës. Edita Tahiri thotë se BE-ja ka kompletuar planin e saj strategjik për urën e Mitrovicës. Hodzic: Zyra kosovare e Administrimit ka pushuar së punuari. Shefja e Zyrës së Administratës së Qeverisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Adrijana Hodzić, thotë se zyra ka pushuar së funksionuari. Ajo thotë se nuk ka pasur një dorëzim zyrtar të autoritetit mes Zyrës Administrative dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe se stafi i saj do të vazhdojë të punojë.


23 Prill

Raporti i pari i Qeverisë serbe mbi normalizimin. Qeveria e Serbisë nxjerrë raportin e saj të parë zyrtar mbi implementimin e Marrëveshjeve të Brukselit për Normalizim. Djuric: Po punohet në disa drafte për AKS. Drejtori i Zyrës për Kosovë të Qeverisë serbe, Marko Djurić thotë "Debati mbi statutin e AKS-së është në fazë serioze. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e komunave dhe po punohet në disa drafte. Para se të përcaktohet diçka, gjërat duhet të maten dhe të vlerësohen shumë herë. Për çdo rast, publiku vendor do të mësojë për draft statutin tonë" tha Djurić.


22 Prill

Pavicevic: Thaçit i ndalohet vizita në Beograd. Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë, Pavicevic thotë se Ministri i Jashtëm Thaçi nuk do të mund të vizitojë Beogradin sepse ka një urdhër arresti për të. Zhvillohen bisedime në nivel kryeministrash në Bruksel. Mbahen bisedime të nivelit të lartë mbi procesin e normalizmit në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së. Nuk arrihen marrëveshje të reja dhe nuk bëhen deklarata.


20 Prill

Shala emërohet në delegacionin e Kosovës për bisedimet në Bruksel. Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Blerim Shala, është emëruar nga Kuvendi si anëtar i delegacionit qeveritar të Kosovës në bisedimet me Serbinë.


16 Prill

Qeveria miraton draftin për pranimin e diplomave. Qeveria e Kosovës miraton një projektkoncept dokumenti për procedurat e aplikimit për punë në institucionet e Kosovës për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë që kanë diploma të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut. Qëllimi i tij është të përgatisë terrenin për implementimin e klauzolave ligjore që kanë të bëjnë me Mitrovicën e Veriut dhe kompatibilitetin e statutit të universitetit me ligjet e Kosovës, në mënyrë që ai të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës.


3 Prill

Tahiri viziton Brukselin. Edita Tahiri viziton Brukselin për një takim për të diskutuar përshpejtimin e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Dialogun e Brukselit.


2 Prill

Mogherini: Pritet normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së tha se nga Prishtina dhe Beogradi pritet normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve.


27 Mars

Arrihet marrëveshja për shpërbërjen e Mbrojtjes Civile. Arrihet marrëveshja mbi shpërbërjen e të ashtuquajturit Shërbimi i Mbrojtjes Civile në veri të Kosovës.


26 Mars

Dačić: Të gjendet zgjidhje e pranueshme dhe efikase për AKS. Ministri i Jashtëm serb Dačić thotë në Prishtinë në takimin e Ministrave ballkanik të Jashtëm dhe të Transportit "Sigurisht, Asociacioni nuk mund të jetë si Kryqi i Kuq ose një OJQ. Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka theksuar se ajo nuk mund të jetë si Republika Srpska në Bosnje. Zgjidhja më e mirë, më e pranueshme, dhe më efektive do të ishte mes këtyre dyjave."


25 Mars

Thirrje për aplikim për prokurorët e rinj në bazë të Marrëveshjes mbi Drejtësinë. Këshilli Prokurorial i Kosovës shpallë thirrjen për aplikime për 15 pozita të prokurorëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Drejtësisë në Bruksel.


23 Mars

Tahiri: Dialogu do të vazhdojë. Edita Tahiri në një intervistë për Zërin thotë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë edhe pse Serbia nuk i ka implementuar marrëveshjet e arritura, bile edhe i ka shkelur ato. Ajo thotë se barrikada mbi lumin Ibër pritet të hiqet brenda tre muajsh. Strukturat paralele janë shpërbërë në masë të madhe, por prania e "Mbrojtjes Civile" në veri mbetet një shqetësim.


22 Mars

Rakić: Parku i Paqes do të hiqet. Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Rakić, thotë në RTV2 se "Parku i Paqes" në urën e Mitrovicës do të hiqet dhe do të gjendet një kompromis.


21 Mars

Bahtiri: Rindërtimet duhet të vazhdojnë. Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bahtiri bën një bisedë telefonike me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut Rakić. Sipas Bahtirit, ata u pajtuan që rindërtimet te Kroi i Vitakut duhet të vazhdojnë.


20 Mars

Komunat serbe takohen në Graçanicë. Komunat serbe mbajnë takim në Graçanicë.


18 Mars

Djuric: Serbët nuk kthehen në qeverinë e Kosovës. Drejtori i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Djurić, deklaroi se përfaqësuesit serbë nuk do të kthehen në Qeverinë e Kosovës.


11 Mars

Bombë në veri të Mitrovicës. Hidhet një bombë në qendër të Mitrovicës së Veriut, duke dëmtuar vetura, dyqane dhe apartamente. Serbia i dënon sulmet në Mitrovicë. Zyra qeveritare e Serbisë për Kosovën e dënoi sulmin mbi një autobus pasagjerësh në Bajincë dhe shpërthimin në Veri të Mitrovicës, duke i bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe EULEX-it që të zgjidhin të paktën këtë incident që rrezikon jetën dhe pronat e serbëve.


28 Shkurt

Deklarata e Thaçit e rrezikshme. Ministri i Punës i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka përshkruar si të rrezikshme deklaratën e Zëvendëskryeministrit Thaçi se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid, meqë tregon se "përfaqësuesit e institucioneve të përkohëshme të Prishtinës" synojnë të shmangin bisedimet e mëtutjeshme në Bruksel.


22 Shkurt

Thaçi: Serbia të paguaj reparacionet. Zëvendëskryeministri Thaçi tha se Kosova do të kërkojë nga Serbia që të paguajë "dëmet e luftës" me akuzat për gjenocid të kryerë gjatë luftës së viteve 1998-1999.


21 Shkurt

Mustafa raporton në parlament për bisedimet e Brukselit. Kryeministri i Kosovës raportoi në Kuvend për bisedimet në Bruksel mbi procesin e normalizimit. Thotë se faza e ardhshme e bisedimeve do të merret me demarkacionin e kufirit, reparacionet e luftës, që janë raste për të zbutur traumat dhe dhimbjet e njerëzve të Kosovës, duke përfshirë në veçanti çështjen e personave të pagjetur dhe viktimat tjera të dhunës, kompensimin e dëmeve të luftës, kthimin e dokumenteve dhe artefakteve arkeologjike dhe çështjet e suksesionit ndërmjet dy vendeve duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare.


12 Shkurt

Në Bruksel mbahen bisedime mbi normalizimin në nivel kryeministrash. Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të kryesuara nga kryeminstrat takohen në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Mogherini, për të biseduar rreth procesit të normalizimit. Nënshkruhet Marrëveshja për Drejtësinë.


9/10 Shkurt

LS braktis qeverinë dhe parlamentin. Lista Serbe pas shkarkimit të ministrit Jablanovic ka braktisur qeverinë dhe parlamentin.


3 Shkurt

Tahiri në Bruksel. Edita Tahiri udhëton për Bruksel për të vlerësuar implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivel të Kryeministrave të të dyja vendeve dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së.


25 Janar

Parlamenti i Kosovës e heq nga rendi i ditës projektligjin për Trepçën. Kuvendi i Kosovës e heq nga rendi i ditës diskutimin për projektligjin për kompleksin e minierave të Trepçës.


19 Janar

Marić komenton mbi planet e Kosovës për Trepçën. Ljubomir Marić, Ministri i Administrimit dhe Vetëqeverisjes Lokale thotë se nëse Trepça merret përsipër nga qeveria e Kosovës, kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës do të ndërpresin të gjithë komunikimin me autoritetet e Prishtinës.


18 Janar

Vučić komenton mbi planet e Kosovës për Trepçën. Kryeministri serb Vučić thotë se vendimi i njëanëshëm i qeverisë së Kosovës për të marrë përsipër Trepçën do t'i jepte një goditje të rëndë dialogut Prishtinë–Beograd.


16 Janar

Vučić pranon jetën në Kosovë. Kryeministri serb në intervistën për Blic thotë: "Ne e kemi pranuar jetën në Kosovë dhe besoj se askush nuk mund apo nuk duhet të kërkoj më shumë se kaq". Ai shtoi se jetesa normale, lëvizja dhe kushtet e punës janë siguruar për njerëzit në këtë hapësirë përmes dialogut dhe një varg zgjidhjesh, tërësisht të pavaruara nga lidhjet politike dhe njohjes apo mosnjohjes së Kosovës nga shtetet tjera.


10 Janar

Kosova njofton BE-në për aktivitete ilegale të Serbisë. Qeveria e Kosovës zyrtarisht e njoftoi BE-në për ndërhyrjet e vazhdueshme ilegale të Serbisë në Kosovë dhe shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit sa i përket vendimit për vazhdimin e strukturave paralele nga ana e Serbisë në komunën e Shtërpcës duke emëruar një "kryetar te paligjshëm të komunës së Shtërpcës, i cili në të njëjtën kohë është kryetari i zgjedhur i kësaj komune".


6 Janar

Nikolić: diskutohet dokumenti mbi Kosovën. Presidenti serb Nikolic tha se ka diskutuar propozimin e tij për zgjidhjen afatgjatë për Kosovën me Aleksandar Vučić-in. Dokumenti duhet të miratohet nga Presidenti dhe Kryeministri para se të dërgohet në qeveri. Vučić dhe Nikolić në kontakt konstant. Kryeministri serb Vučić i tha televizionit beogradas Prva "Ka interpretime të panumërta të marrëveshjes së Brukselit, dhe bisedime të vështira në kushte të vështira na presin". Ai tha se është në kontakt të përhershëm me presidentin Nikolic në këtë aspekt.


3 Janar

Thaçi, Nuk do të diskutohet me Beogradin për murin.

Presidenti Thaçi tha se muri nuk do të diskutohet me auoritetet e Beogradit sepse është çështje e brendshme e Kosovës.


31 Dhjetor

Ministrja Jevtić jep dorëheqje.

Ministrja për Pushtetin dhe Administrimin Lokal, Mirjana Jevtić, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Kryeministri Vučić kishte dhënë një ultimatum që thoshte se ajo duhej të jepte dorëheqje deri më 31 dhjetor.


30 Dhjetor

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë që kërkon heqjen e murit në Mitrovicë.

Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë që i bën thirrje Qeverisë ta rrënojë murin ilegal në Mitrovicë të Veriut. Rezoluta u mbështetë nga të gjitha grupet parlamentare pasi AAK i kishte tërhequr kërkesat e saj për shkarkimin e Edita Tahirit dhe përfundimin e dialogut me Serbinë.


29 Dhjetor

Gjendet një bombë afër Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Një bombë është gjetur në Mitrovicën e Veriut, afer zyrës së Qeverisë së Kosovës.


29 Dhjetor

Tahiri: Qeveria e Kosovës hap zyret në Mitrovicë dhe Zveçan.

Edita Tahiri hapi zyrtarisht zyra të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan. Njëqind e pesë zyrtarë nga 15 ministri të Kosovës do të punojnë në to, si edhe disa agjenci.

28 Dhjetor

Lista Serbe “ngrin” pjesëmarrjen në Qeveri dhe Kuvend.

Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovën kanë bënë të ditur se do t’i implementojnë të gjitha vendimet e Vučić-it dhe do ta ngrijnë pjesëmarrjen e tyre në punët e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Ata thanë se Vučić-i, dhe jo Mustafa, është kryeministri i tyre.


28 Dhjetor

Đurić, serbët do ta formojnë AKS-në e tyre nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon deri me 15 shkurt.

Marko Đurić tha se nëse Qeveria e Kosovës nuk e formon AKS-në deri me 15 shkurt, serbët do ta formojnë vetë atë.


27 Dhjetor

Vučić takon Listën Serbe.

Kryeministri serb, Vučić takoi përfaqësuesit e Listës serbe dhe u kërkoi që deri me 31 dhjetor t’i tërhiqnin të gjitha vendimet që Serbia i konsideron të dëmshme dhe kundër interesave të saj. Serbia po ashtu e ka kërkuar kthimin e ish-ministrit Ljubomir Marić në pozitën e Ministrit të Pushtetit dhe Administrimit Lokal dhe tërheqjen e ministres së re, Mirjana Jevtić, nga kjo pozitë.


27 Dhjetor

Vučić u thotë përfaqësuesve serbë në Kosovë t’i tërheqin të gjitha vendimet e dëmshme.

Kryeministri serb, Aleksandar Vučić, u ka dhënë afat deri më 31 dhjetor përfaqësuesve serbë në Kosovë që t’i tërheqin të gjitha vendimet e dëmshme nëse duan të marrin pjesë në politikën e unifikuar të serbëve dhe Serbisë në Kosovë. Ata që kanë vendosur ta shkarkojnë Ljubomir Marić-in pa lejën e Qeverisë së Serbisë duhet t’i tërheqin ato vendime të dëmshme.


26 Dhjetor

Stojanović: Serbët nuk do të kthehen në institucione.

Zëvendëskryeministri, Branimir Stojanović, ka thënë se përfaqësuesit serbë nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës përderisa nuk respektohet marrëveshja e koalicionit dhe Prishtina nuk demonstron vullnet të qartë për formimin e AKS-së.


25 Dhjetor

Đurić rimemërohet ushtrues i detyrës së kryetarit të zyrës për Kosovë.

Qeveria serbe e ka riemëruar për tre muaj Marko Đurić-in Ushtrues të Detyrës së Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe. Dejan Pavićević u riemërua për tre muaj Zyrtar Ndërlidhës i Beogradit në Misionin e Bashkimit Europian në Prishtinë dhe Ushtrues i detyrës së Ndihmës Drejtorit të Zyrës.

23 Dhjetor

Lista Serbe kthehet në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe është kthyer në Kuvendin e Kosovës. Mediet kanë konfirmuar se Saša Milosavljević, i cili është emëruar një ditë më parë kryetar i grupit parlamentar të Listës Serbe, ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit.

22 Dhjetor

Agjencia e Regjistrimit Civil në Kosovë i hap zyret në Veri.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se për herë të parë, Agjencia e Regjistrimit Civil në Kosovë i ka hapur zyret në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Dhjetor

Delegacioni serb në PACE e pengon pjesëmarrjen e Kosovës në Asamble.

Delegacioni serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE, e ka penguar miratimin e një memorandumi që do t’i ofronte Kosovës vende një përfaqësi në Asamblenë e Strasburgut.

Dhjetor

Përfaqësuesit e komunave serbe pajtohen të mos e njohin Ministren e re të Pushtetit Lokal.

Përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe janë pajtuar të mos e njohin të sapoemëruaren Mirjana Jevtić për Ministre të Pushtetit dhe Administrimit Lokal. Tetë nga përfaqësuesit e komunave vendosën unanimisht t’i ndërpresin të gjitha kontaktet me anëtarët e Partisë Socialiste Serbe, të cilën e fajësojnë se ka shkaktuar përçarje në mes të serbëve të Kosovës.

21 Dhjetor

Jevtić: Nuk kthehemi në institucione pa një dekret për formimin e AKS-së.

Dalibor Jevtić, Ministri i Kosovës për Kthim dhe Komunitete, tha se Lista Serbe nuk do të kthehet në institucione pa një dekret për formimin e AKS-së. Ai tha se është arritur një kompromis mes përfaqësuesve serbë që të shkojnë në punë por të mos marrin pjesë në takimet e qeverisë.

Dhjetor

Đurić e viziton Veriun pa leje.

Marko Đurić e ka vizituar veriun e Kosovës pa iu dhënë leja nga autoritetet kosovare. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se vizita ishte “e papranueshme” dhe “provokim” dhe i ka dërguar një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare.

16 Dhjetor

Tahiri: ITU ia ka ndarë Kosovës zyrtarisht kodin telefonik +383 Kosovës.

Edita Tahiri thotë se ITU zyrtarisht ia ka ndarë Kosovës kodin ndërkombëtar telefonik +383.

Dhjetor

Mustafa, statuti i AKS-së duhet të jetë i harmonizuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Kryeministri Mustafa thotë se statuti i AKS-së duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ky proces nuk mund të nisë derisa serbët të kthehen në Kuvend dhe Qeveri. Ai tha se AKS-ja nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do të formohet para se të zhbëhen strukturat paralele në Veri.

15 Dhjetor

Rakić: Muri nuk do të shembet, por do të ridizajnohet.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakić, thotë se muri në Mitrovicën Veriore nuk do të shembet, por vetëm do të ridizajnohet me shkallë. Ai ka thënë se pala serbe ka arritur një marrëveshje me BE-në dhe palën kosovare për këtë çështje.

Dhjetor

Mustafa kritikon shfrytëzimin e murit për arsye politike.

Kryeministri Mustafa komentoi në Facebook rreth murit të ndërtuar së voni në Mitrovicën e Veriut, dhe kritikoi “të gjithë ata që po e përdorin murin për qëllime politike”. Ai e quajti atë “veprim të pistë të strukturave paralele serbe dhe të Beogradit”.

14 Dhjetor

Thaçi nderon 84 serbët e Kosovës në Hoçë të Madhe, komuna e Rahovecit.

Presidenti Thaçi nderon 84 serbët e Kosovës në Hoçë të Madhe, në komunën e Rahovecit, të cilët e humbën jetën gjatë periudhës 1998 – 2000. Ai vuri kurora në pllakën komemorative të 84 qytetarëve serbë të Kosovës. Ai foli edhe për familjet e personave të zhdukur duke thënë se dhimbja është e njëjtë për të gjithë ata, “për secilin prind, familje dhe për secilin komunitet”.

12 Dhjetor

Tahiri: Muri në Mitrovicë do të largohet në ditët në vijim.

Edita Tahiri tha se muri te ura në Mitrovicë do të largohet gjatë ditëve në vijim dhe se BE-ja ka konkluduar se muri është në kunduershtim me legjislacionin e Kosovës, marrëveshjen e Brukselit dhe parimet e lirisë së lëvizjes.

Dhjetor

Simić: Nuk janë pjekur kushtet mjaftueshëm për rikthimin e deputetëve dhe ministrave në instituticionet e Kosovës.

Slavko Simić, kryetari i Listës Serbe ka thënë se nuk janë pjekur kushtet mjaft që deputetët dhe ministrat të kthehen në qeveri dhe parlament.

Dhjetor

Tahiri kërkon nga BE-ja që menjëherë të largohet muri i jashtëligjshëm.

Në bisedimet që u zhvilluan një ditë më parë në Zyren e BE-së në Prishtinë, ku morën pjesë dy kryetarët e Mitrovicës, Tahiri thotë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar implementim të plotë të marrëveshjes për rehabilitimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe eliminimin e menjëhershëm të shkeljeve të kryera me murin e jashtëligjshëm.

9 Dhjetor

Një mur i paplanifikuar ngritet në brigjet e lumit Ibër në Mitrovicë.

4 Dhjetor

Serbia depoziton në ITU letrën e konfirmimit për kodin telefonik.

Edita Tahiri thotë se BE-ja ka informuar se me 3 dhjetor Serbia e ka depozituar letrën në ITU duke e dhënë pëlqimin që ITU t’ia japë kodin e thirrjes +383 Kosovës.

3 Dhjetor

Dakordohen hapat e fundit për zbatimin e Marrëveshjes së Drejtësisë.

Tahiri dhe Đurić ranë dakord për hapat e fundit për zbatimin e Marrëveshjes së Drejtësisë. EEAS do ta pranojë konfirmimin nga të dyja palët me 9 dhjetor 2016 se i kanë plotësuar obligimet e zbatimit për integrimin e Gjyqtarëve, Prokurorëve dhe personelit gjyqësor në sistemin e drejtësisë të Kosovës. Sipas marrëveshjes, me 9 dhjetor 2016, Serbia do t’i revokojë kontratat e punësimit dhe nuk do t’i paguajë më gjyqtarët dhe prokurorët serbë që do të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës. Integrimi i tyre do të jetë plotësisht efektiv me 10 janar 2017.


30 Nëntor

Komunat veriore për herë të parë miratojnë buxhetet e Kosovës.

Për herë të parë, katër komunat veriore i kanë miratuar buxhetet komunale për 2017, në përputhje me kornizën buxhetore të Kosovës.


27 Nëntor

Tahiri, marrëveshja për telekomunikacionin i jep fund veprimtarisë së telefonisë së jashtëligjshme në Kosovë.

Tahiri thotë se marrëveshja e fundit me Serbinë për telekomunikacionin, e arritur në Bruksel, i jep fund aktivitetit të operatorëve të jashtëligjshëm telefonikë në Kosovë. Tahiri ka thënë se Austria tashmë ka aplikuar në emër të Kosovës tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit (ITU) dhe se prefiksi telefonik +383 do t’i jipet Kosovës me 15 dhjetor.


23 Nëntor

Ministrat serbë të Kosovës thonë se Kosova duhet ta miratojë formimin e AKS-së para se LS-ja të kthehet në institucione.

Ljubomir Marić dhe Dalibor Jevtić, ministra në Qeverinë e Kosovës, kanë thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta miratojë dekretin për formimin e Asociacionit në mënyrë që Lista Serbe të kthehet në institucione.


22 Nëntor

Ministri i Arsimit ua dorëzon diplomat e verifikuara studentëve të Mitrovicës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, ua dorëzoi studentëve të Universitetit të Mitrovicës 131 diplomat e verifikuara nga ministria e tij.

20 Nëntor

Tahiri, nuk do të formohet AKS-ja deri sa të shuhen strukturat paralele.

Tahiri thotë se pa shuarjen e plotë të strukturave paralele në Kosovë, nuk do të formohet Asosiacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe. “Asosacioni do të formohet vetëm pas hartimit të statutit dhe rishqyrtimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.”.

17 Nëntor

Tahiri, për AKS-në mund të diskutohet vetëm pasi ta pranojmë konfirmimin nga ITU për kodin telefonik shtetëror.

Tahiri udhëtoi për në Bruksel për bisedime teknike rreth IBM-së, telekomunikacionit dhe gjyqësorit. Ajo tha se nuk do të diskutohet për AKS-në dhe se për të mund të diskutohet vetëm pasi Kosova ta marrë kodin shtetëror nga ITU me 15 dhjetor, sipas marrëveshjes.

16 Nëntor

Tahiri, autoritetet e Kosovës nuk arritën ta fillojnë zbatimin e marrëveshjes për reprocitet për targat.

Tahiri thotë se për shkak të vonesave administrative, autoritetet e Kosovës nuk arritën ta fillojnë zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për targat. Sipas saj, koha e shkurtër për t’i kryer procedurat përkatëse e shkaktoi këtë vonesë.

15 Nëntor

Arrihet marrëveshja për kodin telefonik.

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel që Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve, ITU, t’i ndajë Kosovës kodin telefonik. Të dyja palët do t’i zbatojnë një varg masash, me lehtësimin e BE-së, për ta realizuar marrëveshjen. Të gjitha projektdokumentet që lidhen me licencat, transferimin dhe regjistrimin e aseteve do të kompletohen deri me 28 nëntor. Pas rishikimit të këtyre dokumenteve, Serbia do t’i shkruaj ITU-së me 3 dhjetor për të rënë dakord se kodi treshifror mund të alokohet.

13 Nëntor

Mustafa, dialogu me Serbinë nuk ka alternativë.

Kryeministri Mustafa thotë se dialogu me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve nuk ka alternativë. Ai tha se nuk është i kënaqur me zbatimin e marrëveshjeve përderisa strukturat paralele serbe vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë.

7 Nëntor

Vučić: Serbia bën më shumë se Kosova në zbatimin e dialogut.

Vučić thotë se hapja e kapitujve të mëtutjeshëm në negociatat me BE-në varej nga kushte politike dhe specifikisht nga dialogu me Kosovën. Ai tha se Serbia ka bërë më shumë se pala shqiptare në zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit.

5 Nëntor

Presidenti i Kosovës takon familjet e të të pagjeturve serbë.

Hashim Thaçi i takoi përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve serbë të Kosovës. Ai e diskutoi problemin e të pagjeturve. Ata u pajtuan se kjo çështje duhej përfshirë në dialogun e Brukselit.

Nëntor

Serbia e liron shtetasin kosovar.

Autoritetet serbe e liruan nga arresti Hilmi Kelmendin.

3 Nëntor

Kosova proteston kundër arrestimit të shtetasit kosovar nga Serbia.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i dërgoi Serbisë një notë proteste lidhur me arrestimin e shtetasit kosovar, Hilmi Kelmendi, me 30 tetor. Ministria i porositi qytetarët e Kosovës ta shmangnin përdorimin e Serbisë si vend tranzit.

Nëntor

Đurić, minatorët e Trepçës mund të llogarisin në mbështetjen e Qeverisë serbe.

Marko Đurić, gjatë vizitës së tij në Leposavić, tha se punëtorët e Trepçës mund të llogarisin në mbështetjen e Qeverisë serbe. Ligji i Kosovës për Trepçën nuk kishte ndonjë efekt ligjor meqë u anulua me vendim të Qeverisë serbe.

Nëntor

Tahiri, do të ketë një fazë të tretë përmbyllëse të dialogut.

Edita Tahiri i tha Epokës së Re se do të ketë një fazë të tretë të dialogut që do ta përmbyllë procesin. “Faza e tretë… është faza përmbyllëse e procesit të dialogut. Ajo do të fillojë pas zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Kjo fazë do të përmbyllet me njohjen reciproke të dy shteteve dhe do të fokusohet në dëmshpërblimet e luftës, suksesionin dhe demarkimin e kufirit me Serbinë”.

1 Nëntor

Gjykata Kushtetuese e refuzon kërkesën e Listës Serbe për rastin e Trepçës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të “papranueshme” rastin e paraqitur nga Lista Serbe me 12 tetor, me të cilin kërkonte një vendim për kushtetueshmërinë e Ligjit për Trepçën.


31 Tetor

Apostolova, nëse ka probleme në veri me implementimin e projekteve të financuara nga BE-ja, fondet do të alokohen gjetiu.

Përfaqësuesja Speciale e BE-së për Kosovën, Natalya Apostolova, u ka thënë kryetarëve të komunave në veri se nëse projektet e financuara nga BE-ja hasin në probleme gjatë implementimit, atëherë investimet e BE-së do të shkojnë aty ku janë të nevojshme dhe ku vlerësohen. Ajo tha se shumica e këtyre projekeve ishin të rëndësishme për veriun, por implementimi i tyre ishte vonuar, jo për shkak të BE-së por për shkak të disa vështirësive në terren.


31 Tetor

Hiqen barrikadat e fundit në Mitrovicë.

Serbët lokalë në Veri, i kanë hequr barrikadat e vendosura pesë vjet më parë afër Shkollës Teknike në Mitrovicë. Banorët e “Lagjes Boshnjake” po ashtu e kanë hequr sheshin “Adem Jashari”, që ishte vendosur në 2014 si shenjë proteste ndaj emërimit të sheshit në Mitrovicën veriore me emrin “Car Lazar”.


30 Tetor

Kocijančič, nuk ka ndonjë dokument me kushte të reja të Prishtinës.

Maja Kocijančič, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë, ka thënë se nuk ka dijeni për ndonjë dokument në të cilin Prishtina ka vendosur kushte të reja për Beogradin.


27 Tetor

Tahiri i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Edita Tahiri ka raportuar për herë të parë mbi dialogun para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.


Tetor

Federica Mogherini zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin Vučić.

Sipas raportimeve, ata janë pajtuar se duhet sa më parë të implementohen marrëveshjet e arritura në Bruksel si kusht themelor për rifillimin e dialogut për tema të tjera të rëndësishme.


26 Tetor

Mustafa: AKS-ja do të themelohet.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë në seminarin Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të mbajtur në Prishtinë, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet. “Kemi pasur protesta të dhunshme, por i kemi tejkaluar. Asociacioni do të themelohet.”


24 Tetor

U mbajt takim trepalësh në Bruksel rreth njohjes së diplomave.

Me lehtësimin e BE-së u mbajt një takim trepalësh rreth implementimit të marrëveshjes së 19 janarit 2016 për fillimin e njohjes së diplomave.


20 Tetor

U mbajt takim trepalësh në Bruksel rreth reciprocitetit të targave.

Me lehtësimin e BE-së, u mbajt një takim trepalësh rreth implementimit të marrëveshjes së 14 shtatorit 2016 për reciprocitetin e targave. Delegacioni i Kosovës raportoi edhe për progresin e arritur për hapjen e zyrave për regjistrimin civil në katër komunat veriore.


19 Tetor

Đurić, separatizmi në Kosovë ka hyrë në “një fazë të re, të rrezikshme”.

Đurić i ka thënë Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën se separatizmi në Kosovë ka hyrë në “një fazë të re, të rrezikshme” të karakterizuar nga “rrëmbimi, plaçkitja, sekuestrimi i pronës dhe një përpjekje për ta gjetur një zgjidhje rreth çështjes së pronave para negociatave në Bruksel”. Autoritetet e Prishtinës po përpiqeshin të rrumbullakësonin procesin e sekuestrimit të pronës serbe, “përderisa komuniteti ndërkombëtar qëndron i heshtur.”


17 Tetor

Serbia e miraton themelimin e një organi ndër-ministror për t’u marrë me kulturën dhe informimin në Kosovë.

Qeveria serbe e ka aprovuar themelimin e një organi ndër-ministror që do të jetë përgjegjës për kulturën dhe informimin në Kosovë. Qëllimi kryesor i themelimit të këtij organi është mbrojtja e trashëgimisë kulturore. Detyra e parë e këtij organi ka të bëjë me Patrikanën e Pejës, të cilën Kosova e ka vënë në listën e vendeve të trashëgimisë kultore nën mbrojtjen e përhershme.


16 Tetor

Lista Serbe e dërgon Ligjin për Trepçën në Gjykatën Kushtetuese.

Grupi Parlamentar i Listës Serbe ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit për Trepçën.


13 Tetor

Vučić, Ligji për Trepçën, i pavlefshëm.

Vucici ka thënë se Qeveria serbe i ka deklaruar të pavlefshme “të gjitha dhe çdo efekt ligjor të të gjitha akteve dhe veprimeve” të institucioneve të Prishtinës rreth Trepçës.


12 Tetor

Kryetari i Gjykatës së Lartë në Mitrovicë thotë se integrimi i gjykatësve të Kosovës nuk do të ndodhë në fund të muajit.

Nikola Kabašić, kryetar i Gjykatës së Lartë në Mitrovicën Veriore, ka thënë se integrimi i gjykatësve dhe prokurorëve serbë në “të ashtuquajturin sistemin gjyqësor të Kosovës” nuk do të bëhet deri në fund të tetorit siç ka njoftuar Prishtina. Ata e kanë kundërshtuar këtë për shkak të miratimit të Ligjit të Trepçës dhe e kanë mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë.


11 Tetor

Brukseli thotë se nevojitet pajtimi i të dyja palëve që të vendoset Trepça në agjendë të dialogut.

Duhet pëlqimi edhe i Beogradit edhe i Prishtinëspër të vënë kompleksin minerar të Trepçës në agjendën e dialogut në mënyrë që të bëhet temë e bisedimeve, tha Maja Kocijančič, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së.


Tetor

Thaçi u kërkon gjykatave t’i zgjidhin rastet e krimeve të luftës.

Presidenti Thaçi u ka kërkuar gjykatave t’i zgjidhin krimet e kryera gjatë dhe pas periudhës së luftës. Ai tha se i kishte shkruar Kryeprokurorit të shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës për t’u kërkuar që të gjitha rastet e krimeve në Kosovë, nga të dyja palët, të zgjidhen, përfshirë edhe ato të shkatërrimit të pronave, veçanarisht ato të trashëgimisë kulturore dhe historike.


10 Tetor

Serbët bojkotojnë punën në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simić, ka njoftuar se kanë vendosur ta bojkotojnë punën e Kuvendit për shkak të Ligjit për Trepçën.


9 Tetor

Nikolić: Kemi bërë mjaft koncesione.

Presidenti serb, Tomislav Nikolić, tha në një intervistë se serbët u kanë bërë mjaft koncesione shqiptarëve në Kosovë dhe nuk mund të vazhdonin ta bënin këtë duke ua bartuar edhe asetet e telekomunikimit.


8 Tetor

Kuvendi i Kosovës e miraton Ligjin për Trepçën.

Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për Trepçën duke e krijuar një kompani aksionare në të cilën qeveria i kontrollon 80% të aksioneve dhe punëtorët 20%. Lista Serbe thotë se nuk janë konsultuar për këtë ligj.


7 Tetor

Brukseli mohon se ka ndonjë ultimatum për marrëveshjen për telekomunikacion.

Brukseli e ka mohuar se ka vënë ultimatum rreth implementimit të marrëveshjes për telekomunikacion. Maja Kocijančič, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, tha se nuk ka të bëjë me ultimatume. Kosova dhe Serbia ishin pajtuar me kushtet që i lejonin Kosovës të marrë një kod telefonik dhe që një kompani serbe të ketë licencë të plotë dhe autorizim të përkohshëm për operatorin aktual të telefonisë mobile.


6 Tetor

Vučić, nuk ka ultimatum për marrëveshjen për telekomunacionin.

Vučić thotë se marrëveshja për telekomunikacionin do të implementohet në ditët në vijim; nuk kishte ultimatum por ishte më e vështirë sesa që dukej. Ka interpretime të ndryshme, një prej të cilave është çështja e pronës.


Tetor

Đurić, ultimatum për nënshkrimin e marrëveshjes për telekomunikacion.

Marko Đurić tha se Serbisë i është dhënë ultimatum për ta nënshkruar marrëveshjen e telekomit brenda katër ditësh. Ai tha se do t’i braktiste negociatat nëse marrëveshja nënshkruhej sepse ishte e dëmshme për Serbinë.


5 Tetor

Đurić: Marrëveshja për targat nuk e përfshin veriun.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur me 14 shtatorit 2016 në Bruksel, për reciprocitetin e targave nuk do të implementohet në tërë territorin e Kosovës, tha Marko Đurić. Ai tha se marrëveshja nuk e përfshin veriun e Kosovës.


4 Tetor

Kosova nuk e lejon Đurić-in të hyjë në vend.

Qeveria e Kosovës nuk e lejoi Marko Đurić-in që të hyjë në Kosovë pasi i hoqi lejen në shtator kur, siç tha, ai e shkeli protokolin e vizitave zyrtare serbe.


3 Tetor

Nuk u arrit marrëveshje në Bruksel për kodin telefonik.

Pas pesë ditë takimesh në Bruksel rreth kodit telefonik të Kosovës, nuk u arrit marrëveshje për zbatim.


30 Shtator

Arrestohet në Serbi drejtori i policisë së Mitrovicës.

Drejtori i policisë së Kosovës në zonën e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar në pikën kufitare nga autoritetet serbe i dyshuar për terrorizëm nga një urdhërarrest i vitit 2010.


29 Shtator

Tahiri thotë se nuk do të ndërmerret asnjë veprim për AKS-në derisa të zgjidhen çështjet e kodit telefonik dhe energjisë.

Edita Tahiri tha se nuk do të ndërmerret asnjë veprim për hartimin e statutit të AKS-së derisa Kosova të marrë kodin e vet telefonik dhe pavarësinë e rrjetit të transmisionit të energjisë (KOSTT).


27 Shtator

Rinisin bisedimet në nivel teknik në Bruksel.

Bisedimet teknike, të lehtësuara nga BE-ja, nisën në Bruksel. Çështja kryesore e diskutimit është kodi telefonik i Kosovës.


26 Shtator

Kosova e urdhëron Đurić-in ta lëshojë vendin.

Qeveria e Kosovës ka urdhëruar Marko Đurić-in, që po e vizitonte Graçanicën, të kthehej në Serbi. Zëvendësinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se edhe pse Đurić ka leje për vizitë, sjellja e tij ka qenë e pahijshme.


22 Shtator

Thaçi thotë se Kisha Serbe nuk duhet të rrëzohet.

Presidenti Thaçi ka shkruar në Facebook se Kisha Ortodokse Serbë në Prishtinë nuk duhet të rrëzohet. “Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare… Çdo kontest duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, me dialog ndërmjet palëve, e jo me veprime të njëanshme që nxisin urrejtje dhe dhunë.”


18 Shtator

Studentët protestojnë te Kisha Ortodokse Serbe në Prishtinë.

Organizata studentore Studim, Kritikë, Veprim ka protestuar para Kishës Ortdokse Serbe duke thënë se prezenca e saj në kampus është e papranueshme.


17 Shtator

Prokuroria Speciale e Kosovës nis hetimin për vrasjet në Mushtisht gjatë vitit 1999.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për vrasjet dhe zhdukjet në fshatin e Mushtishtit në vitin 1999.


16 Shtator

Tahiri thotë se është arritur marrëveshja për përdorimin e targave të automjeteve.

Edita Tahiri tha se u arrit marrëveshja për përdorimin e targave të automjeteve.


14 Shtator

Fillojnë takime në nivel teknik në Bruksel.

Filluan takimet në nivel teknik të lehtësuara nga BE-ja. Do të diskutohen liria e lëvizjes dhe kodi telefonik i Kosovës.


13 Shtator

Stojanović dëshiron që Kisha në Prishtinë të hapet për shërbime fetare.

Zëvendëskryeministri, Branimir Stojanović, ka kërkuar hapjen e Kishës Ortodokse Serbe për shërbime.


11 Shtator

I vihet zjarri Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë.

Persona të panjohur ndezën disa goma dhe i vendosën brenda Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë, duke shkaktuar zjarr.


10 Shtator

Kocijančič thotë se AKS-ja nuk është në agjendën e bisedimeve në Bruksel.

Maja Kocijančič, zëdhënëse e EEAS tha se AKS-ja nuk po diskutohej në bisedimet teknike në Bruksel.


9 Shtator

Tahiri thotë se Ekipi Drejtues për AKS-në u manipulua nga Serbia.

Edita Tahiri tha se Ekipi Drejtues u manipulua nga Qeveria e Serbisë, e cila e solli atë në Bruksel dhe tentoi të organizojë takime atje. BE-ja, sipas saj, nuk i lejoi ata të hynë në ndërtesë.


8 Shtator

Ekipi Drejtues për AKS-në provon t’u bashkangjitet bisedimeve në Bruksel.

Ekipi Drejtues për AKS-në provoi t’u bashkangjitet bisedimeve në Bruksel pasi kishte lëshuar një komunikatë për media duke thënë se ishin emëruar nga Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës që të nisin punën në hartimin e Statutit të AKS-së. Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha se komunikata për media nuk është lëshuar në koordinim me institucionet e Kosovës.


8 Shtator

Tahiri thotë se është arritur marrëveshje për targat e automjeteve.

Edita Tahiri ka bërë të ditur nga Brukseli se është arritur marrëveshje me Beogradin për reprocitet të plotë për targat e automjeteve. Kjo përfshiu edhe heqjen e targave “prova”.


8 Shtator

Nis raundi i ri i bisedimeve teknike në Bruksel.

Filloi raundi i ri i bisedimeve në nivel teknik. Në agjendën e bisedimeve nuk është përfshirë AKS-ja, ndonëse Qeveria serbe pati thënë që do të përfshihej.


7 Shtator

Marić bën të ditur anëtarët e ekipit drejtues për AKS-në.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Marić ka bërë të ditur se janë emëruar anëtarët e rinj të Ekipit Drejtues për themelimin e AKS-së. Ai nuk i ka bërë të ditur emrat e tyre.


1 Shtator

Tahiri viziton Mitrovicën për të parë punën për rivitalizimin e urës.

Edita Tahiri e vizitoi Mitrovicën për të parë punën rreth rivitalizimit të urës. Ajo vizitoi edhe Mitrovicën veriore, ku u ndal për kafe në kafenenë “Dolce Vita”.


31 Gusht

Këshilltari i presidentit e konfirmon se Presidenti vizitoi pikën kufitare në Jarinjë.

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, konfirmoi se Thaçi e ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë me 1 gusht. Ai ishte i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.


31 Gusht

Zyra serbe për Kosovë kërkon që institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë menjëherë t’i heqin posterët e vendosur në Mushtisht.


22 Gusht

Banorët e Mushtishtit bllokojnë rrugët kryesore të fshatit për ta penguar ardhjen e serbëve.

Banorët e Mushtishtit i bllokuan rrugët kryesore të fshatit herët në mëngjes. Ata dukej se e prisnin ardhjen e banorëve të dikurshëm serbë.


21 Gusht

Thaçi vuri kurorë në monumentin e fëmijëve serbë.

Presidenti Thaçi e vizitoi fshatin e Gorazhdevcit, Pejë, dhe vuri kurorë te monumenti i fëmijëve të vrarë serbë aty në vitin 2002.


17 Gusht

Shpërthen një granatë dore afër urës së Mitrovicës.

Një granatë dore shpërtheu afër urës së Mitrovicës në pjesën veriore serbe. Nuk pati viktima.


16 Gusht

Vazhdon dialogu teknik në Bruksel.

Zhvillohet dialog teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Bisedimet kishin të bënin me marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovës.


15 Gusht

Të rinjtë në fshatin Mushtisht vendosën posterë me lista të shqiptarëve të vrarë në vitin 1999.

Një organizatë rinore lokale nga Mushtishti afër Suharekës, vendosi posterë me lista të shqiptarëve të vrarë dhe fotografi të shtëpive që u dogjën në vitin 1999. Ky veprim u nxit nga lajmet për kthimin e mundshëm të serbëve në fshat.


14 Gusht

Fillon puna ndërtimore për rivitalizimin e Urës së Mitrovicës.

Puna ndërtimore në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë filloi sipas marrëveshjes së nënshkruar nga të dyja palët në qershor 2015. Punimet financohen nga BE.


14 Gusht

Đurić thotë së qeveria do të fillojë t’i riorganizojë shërbimet publike në Kosovë në vjeshtë.

Marko Đurić thotë se Qeveria e re e Serbisë do të fillojë t’i riorganizojë shërbimet publike në Kosovë në vjeshtë. Ai tha se kjo synonte krijimin e kushteve për ta mbajtur numrin aktual të njerëzve atje, por edhe të krijojë vende të reja pune, veçanërisht në komunitetet ku ka të rinj.


11 Gusht

Vučić e pranon se do të ishte zgjidhje e menjëhershme njohja e Kosovës.

Kryeministri Aleksandar Vučić ka thënë: “Zgjidhja e vetme e menjëhershme për Kosovën për ta këputur nyjën gordiane do të ishte që qeveria serbe ta njohë atë.” Ai tha se qeveria nuk mundet e as nuk do ta bëjë këtë.


10 Gusht

Đurić thotë se Kosova nuk ka vend në Lojërat Olimpike.

Đurić ka thënë se Kosova nuk ka vend as në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik as në Lojërat Olimpike si një shtet i pavarur.


9 Gusht

Qeveria serbe i udhëzon sportistët serbë që ta braktisin podiumin olimpik, në rast se aty do të ketë sportistë kosovarë.

Ministri serb për Sport, Vanja Udovičić tha se atletët serbë duhet ta braktisin podiumin e medaljeve olimpike nëse përfundojnë së bashku me përfaqësuesit e Kosovës, megjithëse vendimi përfundimtar u takon individualisht atletëve.


8 Gusht

Đurić thotë se hapja e urës së Mitrovicës është e pamundur.

Marko Đurić thotë se hapja e urës së Mitrovicës është e pamundur para se Rruga Mbreti Petri të shndërrohet në një zonë për këmbësorë. Ai tha se nuk ishte rënë dakord për ndonjë datë për fillimin e rivitalizimit të urës dhe rrugës.


5 Gusht

Tahiri dhe Đurić takohen në Bruksel.

Edita Tahiri dhe Marko Đurić në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja.


2 Gusht

Nuk u gjetën mbetje mortore as në pikën e tretë afër Kishës Ortodokse Serbe. Sekretari i Zyrës për Personat e Pagjetur në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odalović, tha se nuk u gjetën mbetje mortore në lokacionin e tretë afër Kishës Ortodokse në Prishtinë, ku u dyshua për nja varr masiv.


29 Korrik

Tahiri, nuk ka AKS pa implementimin e marrëveshjeve nga Serbia. Edita Tahiri në një intervistë dhënë RTK1 tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të formohet nëse Serbia nuk i implementon marrëveshjet. Ajo tha se kushtet e Ko-sovës për Serbinë janë: Zhbllokimi i kodit telefonik për Kosovën; inicimi i punës së sistemit të pavarur të transmetimit – KOSTT; heqja e barrikadës në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe se hartimi i statutit të AKS-së do të bëhet nga Qeveria e Kosovës dhe do të rishqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.


25 Korrik

Đurić, Brukseli duhet t’i bëjë presion Prishtinës për ta formuar AKS-në. Marko Đurić tha se Brukseli duhet t’i bëjë presion Prishtinës që ta themelojë Bashkësinë e Komunave Serbe. Đurić po ashtu tha se Prishtina do të duhej që në “Kushtetutën e Krahinës” sa më parë ta fusë Serbinë, sepse kjo është mënyra e vetme që ajo të prezantohet në bashkësinë ndërkombëtare.


25 Korrik

Thaçi vendos kurorë te memoriali i serbëve të vrarë në Hoqë të Madhe më 1999. Presidenti Thaçi vendosi një kurorë te memorialit në Hoqë të Madhe kushtuar serbëve të vrarë më 1999. Ai tha se secili që ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë dhe më pas duhet të ndëshkohet. “Sot lutem me dhimbje dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të të gjitha komuniteteve. Çdo krim duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet. Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer,” tha Thaçi.


20 Korrik

Vučić dhe Mogherini takohen në Bruksel. Kryeministri serb Vučić dhe Përfa-qësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini, u takuan në Bruksel për të diskutuar Kapitullin 35 (për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës) dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, formatin e tij dhe mënyrat për të nxjerrë rezultate më të mira në krijimin e stabilitetit. Pas takimit, Vučić tha se kjo duhet të arrihet pa e vendosur Beogradin apo Prishtinën në situatë të vështirë, “sepse ajo që na nevojitet më së paku është të kemi ndonjë konflikt të ri apo mosmarrëveshje politike a tjera.”


19 Korrik

Kozarev: Nuk mund të ketë demarkacion aty ku nuk ka kufi. Nënkryetari i Zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Dušan Kozarev, në një mesazh drejtuar autoriteteve ko-sovare tha se nuk mund të ketë demarkacion aty ku nuk nuk ka kufi.


19 Korrik

Enver Hoxhaj, demarkacioni i kufirit me Serbinë duhet të kryhet brenda dy vi-teve.


18 Korrik

Nuk ka mbetje mortore te Kisha Ortodokse Serbe. Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, tha se nuk u gjetën mbetje mortore nga ekipet mjeko-ligjore që kryen hetimet për një varr të mundshëm masiv afër ndërtesës së Kishës Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës.


14 Korrik

Tomić, verifikimi i diplomave është prioritet i parë në përgjegjësitë e mia. Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ivan Tomić, tha se verifikimi i diplomave ishte prioriteti i parë në përgjegjësitë e tij dhe shtoi se kjo do t’u mundësojë më shumë të rinjve të jetojnë dhe të punojnë në Kosovë.


14 Korrik

Fillojnë gërmimet për gjetjen e varrezës së dyshuar masive në Kampusin Univer-sitar. Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i tha Radio Ko-sovës se ka pasur njoftime për shqiptarë të varrosur në kampusin universitar afër Kishës Ortodokse Serbe. Këto dyshime u ngritën pasi që disa qytetarë deklaruan se i kishin parë forcat serbe duke gërmuar në këtë lokacion gjatë konfliktit të vitit 1999.


13 Korrik

Çertifikatat verifikuese për diploma lëshohen pa pagesë. Të diplomuarit e Universi-tetit të Prishtinës të rivendosur në Mitrovicën e Veriut, duhej të paguanin për certif-ikatat që verifikonin diplomat e tyre. Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Milan Stolić, bëri të ditur se që nga kjo ditë këto certifikata do të lëshohen pa pagesë.


11 Korrik

Tahiri, Sistemi gjyqësor në veriun e Kosovës funksionalizohet së shpejti. Edita Tahiri thotë se së shpejti do të funksionalizohen Gjykata Themelore, Zyra e Prokurorit Publik dhe më shumë se 23 ministri dhe agjenci, të cila nuk funksiononin më parë në veriun e Kosovës. Ajo tha se nuk ka më struktura paralele policore, institucione parale-le gjyqësore dhe se Mbrojtja Civile është shpërbërë si rezultat i punësimit të personave nga këto institucione në institucionet e Kosovës.


4 Korrik

Mbahet protestë në Mitrovicën Jugore kundër statujës së Car Llazarit dhe Luginës së Diellit. U mbajtën protesta në Mitrovicën Jugore kundër vendosjes së statujës së Car Llazarit në veriun e qytetit dhe kundër ndërtimit të kompleksit të Luginës së Diellit. Pjesëmarrje e ulët e protestuesve.


3 Korrik

Serbët vijnë në Gazimestan për ta festuar përvjetorin e Vidovdanit; nuk shkaktohet ndonjë problem.


28 Qershor

Thaçi e takon Mogherinin në Bruksel. Përfaqësuesja e Lartë, Frederica Mogherini, tha se nevojitej përparim i dukshëm dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet Kosovë - Serbi që normalizimi i këtyre marrëdhënieve të mund të rrënjoset më fuqishëm dhe të dyja shtetet të mund t’i vazhdojnë rrugët e tyre respektive evropiane.


21 Qershor

Qeveria e Kosovës e publikon raportin e fundit për progresin e dialogut në Bruksel.


16 Qershor

Stojanović, Themelimi i AKS-së i pakuptimtë pa serbët. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanović, duke e komentuar deklaratën e Thaçit të 9 qershorit, tha se “serbët do të kenë ndikim në formimin e AKS-së pasi që formimi i tij do të jetë i pakuptimtë pa këtë.”


13 Qershor

Thaçi, Do të formohet grupi punues për AKS-në. Presidenti Hashim Thaçi, i tha Tanjugut se autoritetet e Kosovës do ta formojnë grupin punues për formimin e AKS-së. Në këtë grup nuk do të ketë përfaqësues të Serbisë.


9 Qershor

Tahiri takon Eichhorst në Bruksel. Edita Tahiri dhe Angelina Eichhorst (EEAS) diskutuan implementimin e marrëveshjes për kodin telefonik shtetëror të Kosovës; KOSTT-in si një sistem të pavarur të transmetimit të energjisë dhe heqjen e barri-kadave dhe rivitalizimin e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër.


8 Qershor

Serbët thonë se nuk ka kushte për të bërë regjistrimin në Veri. Përfaqësuesë poli-tikë serbë, ministra të Qeverisë së Kosovës, zëvendës kryeministri, deputetë të Ku-vendit dhe kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe u takuan në Mitrovicë të veriut për të arritur një konsensus të përgjithshëm për projektligjin e propozuar për regjistrimin e popullsisë në veri të Kosovës. U konkludua se nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme politike, ligjore, sociale dhe ato të sigurisë për t’u organizuar regjistrimi.


7 Qershor

Vučić/BE, vazhdimi i dialogut është i rëndësishëm. Kryeministri serb Vučić u takua me Angelina Eichhorst (EEAS). Ata u pajtuan se është e rëndësishme të vazhdohet dialogu. Vučić tha se Serbia është e vendosur të marrë pjesë në dialog për ta arritur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, por me mbrojtje të plotë të interesave nacionale dhe shtetërore.


6 Qershor

Komisioni Europian thekson nevojën për regjistrim të popullsisë në Veri. Pas mo-cionit të Kuvendit të Kosovës për rishqyrtimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive familjare dhe banesave, Komisioni Evropian ka theksuar nevojën për miratimin e një ligji që do të mundësonte organizimin e regjistrimit në katër komunat veriore.


2 Qershor

Nuk arrihet marrëveshje as për dokumentet e kadastrës as për ato të telekomunikai-onit në Bruksel. Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Edita Tahiri mori pjesë në bised-imet në Bruksel. Ata diskutuan çështje të kadastrës, si dhe telekomunikacionin dhe pavarësimin e sistemit të transimisionit KOSTT. Nuk u arrit ndonjë marrëveshje.


27 Maj

Tahiri, implementimi i marrëveshjes për telekomunikacion dhe KOSTT është i nevojshëm për AKS-në. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se implementimi i marrëveshjes për kodin telefonik dhe i asaj për KOSTT është kusht për nisjen e imple-mentimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe. Duke folur në Universi-tetin e Tiranës, ajo gjithashtu tha se Asociacioni nuk mund të themelohet pa u shpërbërë tërësisht strukturat e mbetura paralele në Kosovë.


22 Maj

Hoxhic, rritet numri i qytetarëve në veri që po pajisen me dokumentet e Kosovës. Adriana Hodzic, Kryetarja e Zyrës Administrative të Kosovës në Mitrovicën veriore, ka thënë se pas njoftimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, është rritur interesimi i qytetarëve serbë në veri të Kosovës për t'u pajisur me dokumente të Kosovës.


17 Maj

Mustafa do ta rishikojë formatin e bisedimeve me Serbinë. Kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, ka thënë se do ta rishikojë formatin e bisedi-meve me Serbinë për shkak të qëndrimit të saj kundrejt Kosovës. Ai deklaroi se u kishte thënë zyrtarëve të lartë të BE-së se ishte e vështirë të vazhdohet dialogu pasi që Serbia synonte t'i parandalonte proceset e integrimit të Kosovës.


11 Maj

BE-ja kërkon implementimin e plotë të marrëveshjeve mes Beogradit e Prishtinës. Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, ka thënë se BE-ja këmbëngulë në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve mes Beogradit e Prishtinës.


9 Maj

Gjuriq, Beogradi nuk është i interesuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Marko Gjuriq i ka thënë RTS-së se Beogradi nuk është i interesuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk e obligojnë asgjë Beogradin. Beogradi nuk pranon ndryshime uni-laterale të marrëveshjës së arritur.


5 Maj

Presidenti thotë se do ta vazhdojë procesin e dialogut. Presidenti Thaçi, në një takim të Ambasadorëve të Shteteve Anëtare të BE-së, foli për dialogun me Serbinë si rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ai tha se do të vazhdojë ta përkrahë këtë proces dhe se është i gatshëm të kontribuojë kurdo që duhet. “Besoj se janë pjekur kushtet që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të dalë në një nivel tjetër.”


4 Maj

Qeveria e Kosovës mund t'i iniciojë së shpejti procedurat për themelimin e AKS-së. Ministri i Qeverisjes Lokale, Bajram Gecaj, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kryeministri Mustafa do ta formojë një grup që do ta analizonte vendimin e dhjetorit të Gjykatës Kushtetuese mbi Asociacionin. Më pas do të formohej një ekip menaxhues, i përbërë nga dy serbë nga veriu dhe dy nga jugu. Ata do të punojnë me Ministrinë e Qeverisjes Lokale dhe me OSBE-në, në hartimin e një statuti për AKS-në.


26 Prill

Marrëveshja për certifikatat ADR hyn në fuqi.


25 Prill

Tahiri, Marrëveshja ADR është në përputhje me Konventat e KB-së mbi certifikatat ADR. Edita Tahiri thotë se të dyja palët janë pajtuar për njohjen reciproke të certif-ikatave ADR sipas Konventave të KB-së mbi certifikatat ADR dhe sipas standardeve ndërkombëtare dhe europiane mbi transportimin e mallrave të rrezikshme. Kjo marrëveshje u arrit pas tetë muajsh negociata. Marrëveshja është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011 mbi Tregtinë e lirë dhe me parimet e CEFTA-s.


20 Prill

Kryeministri Mustafa thotë se nuk ka marrëveshje të tjera pa heqjen e strukturave paralele. Mustafa përgjatë vizitës në Shtime, deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Ser-bisë në Bruksel ka qenë shumë i vështirë. Ai tha se nuk do të arrihen marrëveshje të tje-ra pa shpërbërjen e të gjitha strukturave paralele në veri. Qeveria e tij do të provojë t'i përfshijë të gjitha palët e interesuara në hartimin e statutit të Asociacionit, i cili nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.


19 Prill

Kryetarët e komunave veriore nuk do ta pranojnë vendimin për letërnjoftimet. Krye-tarët e katër komunave veriore u takuan në Mitrovicën Veriore për ta diskutuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për letërnjoftimet. Ata lëshuan një komunikatë për shtyp duke thënë se do ta parandalojnë zbatimin e këtij vendimi duke i bllokuar kufijtë me protesta dhe mosbindje paqësore.


17 Prill

Kosova e ndalon përdorimin e letërnjoftimeve paralele serbe. Edita Tahiri njofton se nga 18 prill 2016, banorët e Kosovës që i përdorin letërnjoftimet e lëshuara nga struktu-rat paralele serbe nuk do të mund t'i përdorin më për hyrje-dalje në Kosovë.


15 Prill

Thaçi thotë se dialogu nuk ka alternativë. Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij in-augurues thotë se nuk ka alternativë tjetër për dialog. Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara nga faza e normalizimit të marrdhënieve drejt një procesi të pajtimit.


9 Prill

Nis procesi i ri i rekrutimit për gjykatat veriore. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial nisin fushatën e re për rekrutimin e 120 gjykatësve dhe 149 pjesëtarëve të personelit administrativ të gjykatës, siç kërkohet nga Marrëveshja për Drejtësi.


6 Prill

Nis zbatimi i marrëveshjes për diploma. Nis zbatimi i marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Diplomave mes Kosovës dhe Serbisë. - -Tahiri merr pjesë në takimin e BE-së ne Vjenë për t'i diskutuar certifikatat ADR.


4 Prill

Kryeministri Vučić viziton Kosovën në kuadër të fushatës zgjedhore të Serbisë.


3 Prill

Qeveria e Kosovës autorizon ECMI Kosova të përkrahë punën e Komisionit për Verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës Veriore.


23 Mars

Qeveria e Kosovës miraton masa reciprociteti ndaj Serbisë. Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, njoftoi kabinetin se më 21 mars 2016 ajo kishte marrë vendim të vendosë masa reciprociteti ndaj Serbisë duke mos njohur certifikatat ADR për mjetet dhe vozitësit të lëshuara nga autoritetet serbe për mjetet që transportojnë naftë dhe gaz në Kosovë.


21 Mars

Tahiri i tregon BE-së për dështimin në zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacion. Edita Tahiri i tha medias se një ditë më parë kishte folur me BE-në për të shprehur shqetësimet e saj për moszbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik për Kosovën, për të cilën presioni i opinionit publik dhe medias në Kosovë është në rritje. BE tha se ishte e angazhuar në mënyrë intensive në çështjen e kodit telefonik për Kosovën dhe se kjo marrëveshje do të implementohet sa më parë.


18 Mars

Djuric thotë se Serbia do të vazhdojë të financojë institucionet e veta në Kosovë. Marko Djurić tha në Zubin Potok se Serbia do të vazhdojë të financojë institucionet e saj në Kosovë dhe se Kryeministri Aleksandar Vučić do ta vizitojë krahinën së shpejti. Gjatë një vizite që i bëri komunës, Djurić tha se Serbia do të vazhdojë të financojë të gjitha institucionet e saj në Kosovë dhe se ato do të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre si më parë.


16 Mars

Thaçi, Kosova e Serbia duhet të bëjnë marrëveshje afatgjatë që do të na ndihmonte të fokusoheshim në ekonomitë tona. Hashim Thaçi, duke folur në Institutin për Drejtësi Globale në Hagë, tha se Kosova e Serbia do të duhej të bënin marrëveshje afatgjatë, e cila do të na ndihmonte të përqëndroheshim në ekonomitë tona, në punë të re, dhe jo vetëm në dialog. Dialogu nuk është i mirë nëse merr tepër shumë kohë, apo shkakton shumë emocione rreth të kaluarës. Ne duhet të gjejmë zgjidhje 5 vitet e ardhshme e jo vetëm për 5 muajt e ardhshëm. Serbia duhet ta njohë Kosovën si fqinj e nuk duhet të kundërshtojë Kosovën në integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare. Ne duhet të bëjmë kompromise që na lejojnë të mendojmë për të ardhmen dhe të shikojmë nga e ardhmja.


15 Mars

Maric thotë se AKS nuk do të ketë fuqi ekzekutive. Ljubomir Marić, Ministri i Qeverisjes Lo-kale, tha në TV Klan Kosova se edhepse kishte dëgjuar argumentet se Asociacioni do të jetë një Republika Srpska e re, kjo do të ishte e pamundshme meqë AKS nuk ka fuqi ekzekutive apo ligjore.


9 Mars

Tahiri thotë se do të ketë tema të reja në agjendën e dialogut pas zgjedhjeve në Serbi. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se pas zgjedhjeve në Serbi, do të ketë tema të reja në dia-logun mes Prishtinës e Beogradit. Këto përfshijnë demarkacionin e kufirit ndërshtetëror në mes të dy shteteve, heqjen e strukturave paralele në Kosovë, dhe çështjen e dëmshpërblimeve të luftës, personat e pagjetur dhe kthimin e fondit të pensioneve për të gjithë pensionistët nga ish-Jugosllavia.


6 Mars

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon përmbysjen nga ana e Vetëvendosjes të kamionit serb me mallra.


4 Mars

Djuric thotë se institucionet serbe në Kosovë nuk do të mbyllen. Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Marko Djurić, i siguroi serbët në Kosovë se askush nuk do t’i mbyllë institucionet serbe në krahinë, dhe se kjo sigurisht nuk do të bëhet nga “Ministrja krahinore për dialog, Edita Tahiri”. Ai poashtu tha se nuk kishte asgjë në marrëveshjet e Brukselit që kushtëzonte zbatimin e ma-rrëveshjeve me eliminimin e institucioneve serbe.


2 Mars

Tahiri u thotë pensionistëve se çështja e pensioneve do të diskutohet në dialog. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, priti në takim Sindikatën e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës. Ajo u tha atyre se çështja e kthimit të pensioneve dhe kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia ishte futur në listën e temave të cilat Qeveria e Kosovës ia ka paraqitur BE-së në Bruksel në fillim të dialogut më 2011 dhe se ato janë paraqitur sërish më 2014. Ajo e siguroi delegacionin se në fazën tjetër të dialogut këto tema do të shqyrtoheshin dhe zgjidheshin dhe se ky proces do të përfshinte përfaqësuesit e pensionistëve. Tahiri paraqiti dokumentet zyrtare të Qeverisë, të cilat i janë dërguar Bashkimit Evropian në lidhje me këtë çështje


1 Mars

Këshillitari i komunës paralele serbe përjashtohet nga Gjilani. Këshillëtari komunal serb, Srdjan Mitrović, i cili qe emëruar nga qeveria serbe si kreu i “administratës së përkohshme” në Komunën e Gjilanit, është përjashtuar gjatë një seance të Kuvendit të Komunës së Gjilanit.


29 Shkurt

Fondi për Zhvillim ndanë 1.9 milion euro për komunat në veri. Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim ndau mbi 1.9 milion euro për komunat në veri. Mbi 1 milion euro iu ndanë komunës së Leposaviqit për tri projekte për të mbështetur bizneseve të reja, NVM-të dhe zhvillimin e bujqësisë, ndërtimin dhe rehabilitimin e ndërtesave të kulturës e sporteve, dhe për zhvillimin e riparimin e rrugëve lokale në komunë.


10 Shkurt

Tahiri merr pjesë në ceremoninë e trajnimit për ish-anëtarët e Mbrojtjes Civile. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të trajnimit për ish-pjesëtarët e së ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” që tashmë ishin integruar në institucionet qendrore të Kosovës.


8 Shkurt

Kryeministri Mustafa i raporton kabinetit të tij mbi bisedimet në Bruksel. Deklarata e Qeverisë të Kosovës pas mbledhjes ku u diskutuan bisedimet e Brukselit nuk tha diçka më shumë nga deklara-ta e BE-së edhepse u theksua se Kosova kishte shtruar nevojën që pala serbe të ndërpresë fi-nancimin e strukturave paralele në Kosovë.


29 Janar

Bisedime mbi normalizimin, të lehtësuara nga BE-ja, u mbajtën në Bruksel në mes të Kryeminis-trit të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë mbledhje u shqyrtua implementimi i marrëveshjes për diplo-mat universitare dhe lirisë së lëvizjes. Të dyja palët mbeten të përkushtuara për të punuar për themelimin e AKS-së dhe u pajtuan që të fillojnë bisedimet për lidhje direkte ajrore dhe heku-rudhore. Qasja u vlerësua si “shumë konstruktive” nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së.


27 Janar

Implementimi i marrëveshjes për njohjen e diplomave do të fillojë me 1 mars. Qeveria e Kosovës njoftoi se qeveritë e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së u pajtuan në Bruksel javën e kaluar se njohja e ndërsjellë e diplomave do të fillojë së implementuari me 1 mars 2016.


25 Janar

Gecaj, Qeveria nuk ka filluar ende hartimin e statutit të AKS-së. Bajram Gecaj, Zv. Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se qeveria ende nuk ka filluar hartimin e statutit të AKS-së. Ai tha se është në proces të krijimit të një grupi të ekspertëve, i cili do të merret me hartimin e statu-tit, në veçanti me leximin e saktë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri i ka ftuar publikisht partitë e opozitës të marrin pjesë në këtë grup.


15 Janar

Tahiri, Demarkacioni i kufirit me Serbinë pritet të jetë temë e diskutimit në Bruksel. Tahiri i tha Kohavizionit se demarkacioni i kufirit me Serbinë pritet të jetë temë e diskutimit në Bruksel. Ajo gjithashtu tha se dëmshpërblimi për dëmet e luftës, personat e pagjetur, kthimi i fondeve pensionale dhe kompensimi i dëmeve që Serbia i ka bërë në Kosovë pritet që gjithashtu të jenë temë e diskutimeve gjatë vitit 2016. Tahiri gjithashtu tha se do të fokusohen në implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, respektivisht lëvizja e lirë, heqja e tabelave të përkohshme, diplomat dhe të dhënat kadastrale. Ajo tha se do të bëhen përpjekje për të themeluar një grup punues trepalësh, BE-Kosovë-Serbi, në mënyrë që të shpërbëhen strukturat paralele, dhe insistoi se nuk do të ketë funksionalizim të AKS-së pa shpërbërjen e strukturave par-alele.


13 Janar

Qeveria e Kosovës njofton për shpërbërjen përfundimtare të Mbrojtjes Civile. Procesi i nënshkrimit të kontratave për ata individë që janë zgjedhur të jenë pjesë e institucioneve të Ko-sovës është kompletuar. Janë integruar 483 vetë. Që të gjithë janë qytetarë të Kosovës me doku-mente të nevojshme dhe i kanë kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë nga Policia e Kosovës dhe ins-titucionet tjera të sigurisë.


11 Janar

Tahiri, Austria ka aplikuar për kodin telefonik të Kosovës më 4 janar. Edita Tahiri thotë se Austria ka aplikuar për kodin telefonik të Kosovës tek UNT-ja në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacionin.


5 Janar

Austria, Marrëveshje për afat të ri për telekomunikacionin arrihet në mes të Kosovës dhe Ser-bisë. Rreth marrëveshjes për telekomunikacionin, Ambasada austriake në Prishtinë thotë “Afati i ri (1 janar 2016) është caktuar bashkarisht nga Kosova dhe Serbia, pasi që duket se asnjëra palë nuk ia doli të përfundojë përgatitjet e nevojshme për afatin e caktuar më parë. Na është konfirmuar se kërkesa është gati dhe se do t’i dorëzohet UNT-së (ITU) në Gjenevë në ditët në vazhdim,” thuhet në një pëgjigje nga Ambasada e Austrisë në Prishtinë.


4 Janar

Dačić, Qeveria e Serbisë do të bëj çdo gjë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dačić tha se qeveria e Serbisë do të bëjë çdo gjë për të penguar antarësimin e Kosovës në OKB. Ai tha se Kosova nuk mund t’i bashkohet OSBE-së pasi që vendimet e OSBE-së jane konsensuale e Serbia nuk do që Kosova t’i bashkohet OSBE-së.


3 Janar

Mustafa, Liberalizimi i vizave po e vështirëson normalizimin. Në një intervistë me Deutsche Welle-n, Mustafa tha se qeveria do të përpiqet të marrë një përgjigje nga BE-ja rreth asaj se çka do të ndodhë me liberalizimin e vizave. Përndryshe do të jetë më vështirë për të marrë pjesë në procesin e normalizimit.


2 Janar

Thaçi: Serbia kishte pasur plane ta aneksojë Kosovën veriore.

Thaçi tha se Serbia kishte pasur plane ta aneksonte Kosovën veriore por se ata ishin penguar nga veprimet e institucioneve të Kosovës. Ai tha se treni që Serbia tentoi ta dërgonte ne Kosovë ishte një përpjekje për ta provokuar një situatë për të justifikuar sulme serbe në Kosovë.


24 Shkurt

Vendoset gurthemeli tek pikëkalimi i ri kufitar në Merdare.

Thaçi, Mustafa, Tahiri dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, vunë gurthemelin e pikëkalimit të ri kufitar në Merdare.


16 Shkurt

Qeveria serbe fillon punën për normalizimin e trafikut ajror mbi Kosovë.

Qeveria serbe ka njoftuar se ka krijuar një grup pune që të merret me normalizimin e trafikut civil ajror mbi Kosovën, duke përfshirë rivendosjen e fluturimeve direkte mes Beogradit dhe Prishtinës.


Shkurt

Mbahet takimi i parë për propozimin e presidentit për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Në takimin e parë të Komisionit për Pajtimin dhe të Vërtetën, Thaçi tha se shoqëria e Kosovës nuk mund ta ndërtojë një të ardhme më të mirë nëse mbetej e burgosur e të kaluarës. Ideja pas vendimit për ta themeluar një komision të tillë ishte për të thënë të vërtetën dhe për të bërë paqe me të kaluarën.


13 Shkurt

Mustafa i drejtohet Kuvendit për situatën në Mitrovicë.


9 Shkurt

Mogherini deklarohet për zgjidhjen e çështjes rreth urës.

Mogherini, në një deklaratë për zgjidhjen e çështjeve rreth urës së Mitrovicës, tha se angazhimi konstruktiv në takimet e mëhershme në Bruksel dëshmoi sërish që vetëm dialogu dhe lidershipi politik mund t’i realizojnë gjërat dhe të jenë për të mirë. Zgjidhja do t’i kontribuojë lirisë së lëvizjes, kontakteve mes njerëzve dhe përfundimisht pajtimit, dhe do t’u sjellë dobi të gjithë qytetarëve të Mitrovicës se Veriut dhe Jugut.


Shkurt

Mustafa njofton nisjen e punës për AKS-në.

Mustafa ka bërë të ditur fillimin e punës për formimin e AKS-së. Asociacioni do të formohet nga institucionet e Kosovës në pajtim me procedurat e Gjykatës Kushtetuese dhe me përfshirjen e plotë të përfaqësuesve serbë në institucioneve të Kosovës.


Shkurt

Përfundon rrënimi i murit.


Shkurt

Mustafa, Problemi i murit u zgjidh nga autoritetet vendore me mbështetje ndërkombëtare.

Mustafa tha se përfaqësuesit politikë të zgjedhur të qytetarëve të Kosovës, në të dyja nivelet e qeverisjes, u ulën së bashku në praninë e miqve ndërkombëtarë dhe e zgjidhën problemin në përputhje me ligjet, nevojat e qytetarëve dhe në shërbim të mirëbesimit ndërmjet të gjitha komuniteteve, integrimit, paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm. Një problem i brendshëm u zgjidh nga autoritetet vendore me mbështetjen ndërkombëtare.


6 Shkurt

Fillon rrënimi i murit në Mitrovicë.


Shkurt

Komunikatë e përbashkët për media: Çështja e murit zgjidhet bashkërisht.

Qeveria e Kosovës lëshon një komunikatë për media në të cilën thotë se së voni, me lehtësimin e Zyrës së BE-së dhe ambasadës së SHBA-së, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, kanë rënë dakord ta zgjidhin çështjen e ndërtimit të murit në Mitrovicën e Veriut. Në të thuhej se ishte arritur një zgjidhje e përbashkët, e cila do t’i ulte tensionet në veriun e Kosovës, ta ndihmonte lirinë e lëvizjes dhe të krijonte një mjedis të favorshëm për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.


4 Shkurt

Kodi telefonik i Kosovës +383 fillon të operojë.


Shkurt

Thaçi, Propaganda serbe po shkakton frikë dhe urrejtje.

Thaçi shprehu shqetësimin e tij rreth fushatës propaganduese serbe, e cila po vazhdonte të shkaktonte frikë dhe urrejtje etnike tek komuniteti serb në veri të Kosovës.


Shkurt

Vučić i takon kryetarët serbë të komunave dhe zëvendëskryeministrin, thotë se është pranuar rrënimi i murit.

Në Rashkë, kryeministri Vučić, i takoi kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanović. Vučić tha se kryetari i komunës Rakić kishte pranuar rrënimin e murit.


2 Shkurt

Mogherini e inkurajuar nga angazhimi konstruktiv i Beogradit dhe Prishtinës.

Mogherini tha se ndihej e inkurajuar nga angazhimi konstruktiv i Beogradit dhe Prishtinës në raundin e ri të dialogut, duke shtuar se ky proces ishte i rëndësishëm për regjionin dhe BE- në.


Shkurt

Bisedime të nivelit të lartë në Bruksel.


1 Shkurt

Rakić: Nuk është arritur marrëveshje për murin.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me delegacionin e Prishtinës.


Janar

Mediat: Arrihet marrëveshje për murin.

E përditshmja kosovare, Koha Ditore, raportoi se ishte arritur një marrëveshje për murin në mes të kryeministrit Mustafa, shefes së Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe Kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakić.


31 Janar

Hodzić: Ndërtimi ilegal i murit nuk ishte pjesë e projektit të BE-së.

Adriana Hodzić, kryeshefja ekzekutive në Mitrovicën e Veriut, tha se ndërtimi ilegal i murit në veri të Mitrovicës nuk ishte pjesë e projektit të BE-së për rivitalizimin e urës kryesore.


Janar

Mustafa, Dialogu ka hyrë në fazë të re.

Mustafa tha se Kosova dhe Serbia kanë hyrë në një fazë të re të dialogut, atë të përfaqësimit të nivelit më të lartë, president- kryeministër. Do të mbahen takime më të shpeshta.


26 Janar

Mogherin, Palët nuk e respektuan marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Mogherini ka shprehur keqardhje që të dyja palët në dialog nuk e kanë respektuar marrëveshjen e arritur një mbrëmje më parë në Bruksel. Një rezultat i rëndësishëm që doli nga takimi kishte qenë të tejkalohen tensionet dhe të përmbaheshin nga komentimi i diskutimeve në publik.


25 Janar

Mogherini, Të dyja palët pajtohen ta çojnë dialogun përpara.

Pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel, Mogherini tha se të dyja palët janë pajtuar ta çojnë dialogun para në frymën e respektit, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Diskutimet do të intensifikohen në ditët në vazhdim. U pajtuan që të vazhdohet dialogu i nivelit të lartë në një varg takimesh.


Janar

Takim i nivelit të lartë u mbajt në Bruksel.

Takim i nivelit të lartë u mbajt në Bruksel, ku morën pjesë presidentët, Nikolić dhe Thaçi, dhe kryeministrat Vučić dhe Mustafa, me lehtësimin e Federica Mogherinit.


24 Janar

Vučić: E kam humbur besimin në Prishtinën.

Kryeministri Vučić tha se e ka humbur besimin në Prishtinën dhe se kjo nënkuptonte se dialogu në Bruksel do të jetë i vështirë.


Janar

Thaçi i bën thirrje Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Hashim Thaçi i ka bërë thirrje Serbisë ta “njohë pavarësinë e vendit të tij” dhe ta përmbush një proces të normalizimit të marrëdhënieve “bazuar në vlera të perspektivës evropiane për të dyja vendet.”


23 Janar

Tahiri, Zhvillimet negative të nxitura nga Serbia kanë vonuar zbatimin e marrëveshjeve.

Edita Tahiri ka lëshuar deklaruar se zhvillimet negative të inicuara nga Serbia në Kosovë e kanë vonuar zbatimin e marrëveshjeve, në veçanti hapjen e urës dhe marrëveshjen e Drejtësisë.


20 Janar

Mogherini fton Beogradin dhe Prishtinën në takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Mogherini i ftoi të dyja palët për një takim të nivelit të lartë në kuadër të Dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës të martën, 24 janar, në Bruksel.


19 Janar

Mogherini kontakton Thaçin dhe Vučić-in.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijančič, raportoi se Mogherini ka kontaktuar presidentin Thaçi dhe kryeministrin Vučić rreth zhvillimeve më të fundit me trenin serb.


18 Janar

Hyseni, Dialogu duhet të vazhdojë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, thotë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë. Kosova ose mund të ketë dialog ose luftë me Serbinë. Ai tha se dialogu duhet të ridizajnohet në përputhje me rrethanat e reja.


17 Janar

Mogherini i bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit t’i ikin përshkallëzimit të situatës.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të shmangin eskalimin e situatës pas zhvillimeve të fundit n¨´lidhje me trenin serb.


16 Janar

Thaçi, Serbët janë të gatshëm për luftë.

Thaçi tha se kërcënimet e Serbisë për luftë dhe për t’i dërguar focat ushtarake në Kosovë nënkuptonin se synimet e Serbisë ishin të njëjta me ato të regjimit të Milosheviqit gjatë viteve të 90-ta.


15 Janar

Nikolić thërret takim të Këshillit Kombëtar të Sigurimit.

Presidenti serb Nikolić e ka thirrur një takim të Këshillit Kombëtar të Sigurimit në Beograd. Ai tha se ishte gati ta dërgonte ushtrinë në Kosovë nëse jeta e serbëve atje rrezikohet.


Janar

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk e lejon trenin serb të hyjë në Kosovë.


Janar

Mediat e Beogradit raportojnë se treni serb është nisur për Kosovë.

Mediat e Beogradit raportuan se një tren serb është nisur për Kosovë. Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Đurić, ishte i pranishëm me rastin e nisjes së trenit.


14 Janar

Tahiri i kërkon BE-së ta ndalë trenin ilegal serb në shtetin e Kosovës.

Edita Tahiri i ka kërkuar sot BE-së ta ndalë “trenin ilegal serb në shtetin e Kosovës”, për të cilin Serbia ka njoftuar se do të udhëtojë më 14 janar. Ajo e ka përshkruar këtë akt si provokim të radhës për destabilizim të situatës në Kosovë.


13 Janar

Mediat kosovare, Qeveria e Kosovës nuk i komenton planet e Serbisë për ta hapur shërbimin hekurudhor.

Mediat e Kosovës raportojnë se Qeveria e Kosovës nuk po i komentonte planet e Serbisë për ta inauguruar shërbimin hekurudhor Beograd – Mitrovicë më 13 janar. Ato thonë se treni i dhuruar nga Rusia, i pikturuar me motive religjioze ortodokse do të udhëtojë në hekurudhat e Kosovës që nuk janë nën kontroll të autoriteteve kosovare.


Janar

Haradinaj lirohet me kusht nga gjykata franceze.

Ramush Haradinaj është liruar me kusht nga një gjykatë në Colmar, Francë. Haradinajt nuk i lejohet të largohet nga Franca..


Janar

Tahiri, Kosova nuk do ta ndalë dialogun.

Edita Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do ta ndalë dialogun e Brukselit përkundër kërkesave të opozitës, sidomos pas arrestimit të Ramush Haradinajt.


Janar

Kocijančič, BE-ja po i ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë pas sulmit.

Në një konferencë për media në Bruksel, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijančič, tha se BE-ja është duke i ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë në lidhje me sulmin me mjet shpërthyes mbi ndërtesën e qeverisë në Mitrovicën e Veriut.


12 Janar

Tahiri i kërkon BE-së të ndërhyjë për t’i ndalur masat destruktive të Serbisë ndaj Kosovës.

Pas sulmit ndaj zyrave të qeverisë në Mitrovicën e Veriut, Edita Tahiri ka dërguar menjëherë një letër për t’i bërë thirrje BE-së të ndërhyjë për t’i ndalur masat destruktive të Serbisë ndaj Kosovës.


Janar

Hidhet një mjet shpërthyes te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Një mjet shpërthyes është hedhur te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, e cila u hap me 28 dhjetor në Mitrovicën e Veriut. Nuk pati viktima.


10 Janar

Shtyhet integrimi i serbëve në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Integrimi i gjykatësve dhe prokurorëve serbë të veriut në sistemin gjyqësor të Kosovës, që ishte paraparë të fillonte me 10 janar, shtyhet deri më 17 janar.


9 Janar

Protesta në Gjakovë kundër vizitës së serbëve për Krishtlindjet Ortodokse.

Një grup njerëzish protestuan kundër vizitës së serbëve në Kishën Ortodokse në Gjakovë para Krishtlindjeve Ortodokse. Protestuesit u mblodhën para kishës duke thënë se në mesin e serbëve gjendeshin persona që ishin përgjegjës për krime lufte.


6 Janar

Kocijančič, Bisedimet për AKS-në janë të vazhdueshme.

Maja Kocijančič, zëdhënësja e Mogherinit, tha se BE-ja ka pritur që të rifillojë angazhimi për AKS-në në fillim të vitit 2017, në pajtim me arritjet e fundit në zbatimin e marrëveshjes së gushtit. Bisedimet për AKS-në vazhdojnë dhe të dyja palët kanë shprehur përkushtimin e tyre për zbatimin e marrëveshjes së arritur në gusht 2016.


Janar

Gecaj, Ministri i ri i qeverisjes lokale do të emërohet pas kthimit të LS-së në institucione.

Zëvendësministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Bajram Gecaj, tha se ministri i ri i qeverisjes lokale do të emërohet pas kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës.


Janar

Nikolić-it i refuzohet leja për ta vizituar Shtërpcen.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e presidentit Tomislav Nikolić dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë serbe për ta vizituar komunën e Shtërpces në Kosovë.


Janar

Tahiri, Urdhërarresti i Serbisë e dëmton dialogun.

Edita Tahiri tha se fletëarresti i fundit i Serbisë e ka dëmtuar në shkallë të lartë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ajo tha se Serbia nuk ka pranuar asnjëherë të diskutohet në Bruksel rreth çështjes së urdhërarresteve.


5 Janar

Policia franceze arreston Haradinajn në bazë të një urdhërarresti serb.

Policia franceze arrestoi Ramush Haradinajn, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministrin e Kosovës, në bazë të një fletëarresti serb me të arritur në Francë.


Janar

Tahiri, Muri do të rrënohet në janar.

Edita Tahiri tha se muri në Mitrovicë, i orkestruar nga Serbia, do të rrënohet në janar. Ajo tha se Serbia kishte provokuar destabilizimin e situatës në Kosovë.


4 Janar

Mustafa, Statuti i AKS-së do të jetë në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Mustafa thotë se Kosova do ta bëjë hartimin e statutit të AKS-së në harmoni me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ndodhë pasi që përfaqësuesit serbë të Kosovës të kthehen në institucione.


2 Janar

Apostolova, Nuk ka marrëveshje për murin.

Nataliya Apostolova, shefja e Zyrës së BE-së për Kosovën, tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për murin në Mitrovicë.


1 Janar