Ura e përrallave

Në vend që urat të bashkojnë brigjet dhe njerëzit në to, në këtë rast ura është një pengesë e pakapërcyeshme e cila për çdo ditë po shfrytëzohet për qëllime politike.

0
1331

(Ky artikull është botuar për herë të parë më 13/08/2016)

Në vend që urat të bashkojnë brigjet dhe njerëzit në to, në këtë rast ura është një pengesë e pakapërcyeshme e cila për çdo ditë po shfrytëzohet për qëllime politike.

Mitrovica e veriut gjatë historisë së saj më të re ka pasur shumë momente vendimtare por pothuajse çdo zhvillim, qoftë i natyrës së sigurisë apo asaj politike, ka filluar dhe përfunduar vetëm në një vend, në vendin ku ndodhet kufiri midis dy popujve, dy qyteteve, dy komunave dhe në fund të fundit, dy botëve. Është menjëherë e qartë që bëhet fjalë për urën kryesore mbi lumin Ibër, e cila rastësisht apo jo, gjendet në vetë qendrën e të dy qyteteve, e megjithatë është vend i cili është shënuar me vuajtje të shumta dhe fatkeqësi të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës.

Askush nuk do të mund të besonte që një urë mund të shkaktojë aq probleme, por për fat të keq kështu është, sepse ajo urë, siç e thamë më lart, nuk paraqet vetëm një konstruksion por një vend ku është vendosur për mbijetesën e pjesës veriore të Mitrovicës e cila është e banuar me popullatë shumicë serbe, mbijetesa e të cilit ishte në pikëpyetje menjëherë pas përfundimit të luftës. Mirëpo, që situata të jetë edhe më e keqe, Prishtina u përpoq që gjatë verës së vitit 2011, brenda natës, të vendosë pushtetin e vet në veri të Kosovës. E tërë kjo do të dukej në shikim të parë normale që gjatë kësaj përpjekjeje të mos përdorej forcë e tepërt e cila shkaktoi mllef tek serbët e Kosovës prandaj prapë ndërmorën ato masa që i zbatuan edhe gjatë verës së vitit 1999. Për fat të keq të të gjithë neve, dhunës së institucioneve të Prishtinës iu përgjigj me dhunë dhe gjatë kësaj erdhëm në situatën ku secila prej palëve e konsideronte veten fituese e që në të vërtetë as që pati ndonjë fitues. Ajo që shënoi ditët e para të konfliktit ishte vendosja e barrikadave në të gjitha rrugët të cilat e lidhnin veriun me pjesën jugore të Kosovës. Derisa Prishtina fitoi bllokada në veri, edhe veriu fitoi bllokadën e vetvetes dhe një tokë pjellore për lulëzimin e krimit të përmasave më të mëdha të mundshme.

Një nga vendet ku brenda natës doli një barrikadë ishte edhe ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Fatkeqësisht, ura përsëri u bë e rëndësishme, në kuptimin negativ. Prapë aty vendosej se deri ku është “e jona” e deri ku është “e tyre”. Edhepse të gjithë kemi mundur të supozojmë se që e gjithë kjo na takonte vetëm neve që jetojmë këtu por sikur nuk ishim të vetëdijshëm për këtë dhe sikur të gjithë ne në një moment na kaploi një panik i papërshkrueshëm dhe mendim i cili na shtyen kah vetëshkatërrimi.

Pas një varg negociatash dhe lëshimesh nga të dyja palët, u arrit një lloj marrëveshje por ura mbeti edhe më tutje e mbyllur sepse dikush nga pushteti në veri vendosi ashtu, kështu që barrikadën e pështirë nga mbeturinat e materialit ndërtimor e zëvendësoi me vendin që në mënyrë ironike u quajt Parku i Paqes. Se për çfarë paqe bëhet fjalë këtë ende nuk e di askush por sido që të jetë, parku mbeti aty deri në momentin kur ai i njëjti person vendosi që ajo urë ka nevojë për renovim dhe rregullim gjithpërfshirës, edhepse sipas mendimit të një numri të madh të ekspertëve dhe arkitektëve për një gjë të tillë nuk ka pasur fare nevojë. Qysh në ditët e para ishte e qartë për të gjithë se kjo ishte vetëm një nga metodat që ura të mos jetë e kalueshme sa më gjatë vetëm se tani kjo u bë në një mënyrë shumë më perfide dhe me përdorimin e procedurave zyrtare. Nën vellon e nevojës së domosdoshme për renovimin e urës u privuan nevojat e domosdoshme të qytetarëve të të dyja pjesëve të qytetit. A ishte kjo me të vërtetë e nevojshme këtë asnjë qytetar nuk e di, madje shumica e tyre as që brengoset shumë për këtë porse situatën në terren e ka pranuar ashtu siç është dhe ka filluar të jetojë me të sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Në vend që urat të bashkojnë brigjet dhe njerëzit në to, në këtë rast ura është një pengesë e pakapërcyeshme e cila për çdo ditë po shfrytëzohet për qëllime politike. Derisa kryetari i pjesës jugore zoti Agim Bahtiri, pohon që ura duhet të hapet sa më parë për komunikacion të plotë, nga ana tjetër kryetari i pjesës veriore, zoti Goran Rakić, përpiqet me këmbëngulësi që të arsyetojë situatën momentale dhe ta vazhdojë kështu sa më gjatë, e edhe njëri edhe tjetri po përpiqen që problemin t’ia lënë pasardhësve të tyre në këto pozita, sepse është e qartë që të dy ata nuk munden ose nuk dinë se si ta zgjidhin këtë. Në dritën e kësaj u inicua edhe çështja se ku janë kufijtë e dy pjesëve të qytetit, ashtu që të dihet se kush është përgjegjës për cilën pjesë të qytetit. Gjatë kësaj edhe njëri edhe tjetri me siguri shpresojnë që kufijtë nuk do të përcaktohen edhe një kohë të gjatë e derisa të mos bëhet kjo ura nuk preket. Do të mbetet edhe më tej e rrethuar me rrethojë metalike dhe në proces e sipër të renovimit edhepse korniza kohore për përfundimin e punëve është shkelur tashmë disa herë. Premtimet janë të tilla që po flitet për një objekt bashkëkohor sipas të gjitha standardeve botërore nga fusha e ndërtimtarisë, se ura do të jetë pothuajse e re, si një urë e llojit të vet nga përrallat e Andersenit apo përallat e vëllezërve Grim. Meqenëse ura ende nuk është gati, na mbetet vetëm përralla, ajo me magjistarin e lig sepse kjo aspak nuk po na kujton asgjë më të mirë se kjo.

Ura do të kryhet atëherë kur të dy kryetarët e komunave do t’i shpenzojnë të gjitha mundësitë juridike që ta mbajnë urën të mbyllur apo deri atëherë kur këta kryetarë të mos jenë më në këto pozita ku janë tani. Unë personalisht nuk po shoh zgjidhje tjetër; shpresoj që e kam plotësisht gabim, unë do të isha shumë i lumtur nëse krejt kjo që e thashë nuk është aspak e saktë, por tashmë jam shumë i rritur për të besuar në përralla. Shpresoj që edhe ju jeni të rritur tashmë, të nderuarë lexuesit e mi.