Vendimi per kodin telefonik për Kosovën pritet brenda muajit

Vendimi per kodin e ri telefonik për Kosovën ka të ngjarë të merret brenda muaji, e jo brenda disa ditësh, mëson New Perspektiva (NP).

0
874

Vendimi per kodin e ri telefonik për Kosovën ka të ngjarë të merret brenda muaji, e jo brenda disa ditësh, mëson New Perspektiva (NP). ITU (International Telecommunication Union) thotë se po punojnë rreth kësaj çështje, por nuk mund të komentojnë asgjë për momentin.

Sa i përket shpejtësisë së implementimit, kjo varet nga përgatitja teknike e palës së përfshirë dhe nuk është e thënë të zgjasë një vit, siç njoftuan disa media gjatë ditës. Si shembull përmendet rasti i Sudanit Jugor ku kodi i ri shtetëror ka filluar të përdoret brenda disa javësh.

Večernje Novosti Online sot njoftoi se pas aplikimit të Austrisë në emër të Kosovës për kodin e ri, qeveria e Serbisë ka shpjeguar se “hapi tjetër është që ky Union t’i drejtohet Serbisë me pyetjen nëse është e pajtimit që kodi t’i ndahet Prishtinës”. NP mëson se nuk ka ndonjë procedurë të caktuar në lidhje me këtë. ITU thekson se do të jenë shumë bashkëpunues dhe konsultativ që t’i përshtaten secilit anëtarë të vet.