Paralajmërimi se nga mesi i marsit, më saktësisht më 15 mars, do të hiqen taksat mbi mallrat që vijnë nga Serbia dhe BeH të cilat i ka vendosur Qeveria e mëparshme në Prishtinë është gjithsesi një lajm inkurajues, kur e dimë se cilat janë të gjitha pasojat e vendosjes së taksave, por edhe veprimet e paralajmëruara të Qeverisë së re në një mënyrë ngjallin drojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të situatës.
Politikën të cilën momentalisht po e përfaqëson Qeveria e re është politikë e marrjes së pavarur të vendimeve edhe pse ndikimi i fuqive të mëdha është gjithsesi i pranishëm edhe i madh, por po ashtu është i pranishëm edhe një kundërshtim i qartë ndaj ndikimit tepër të madh të disa fuqive të mëdha në ngjarjet politike në Kosovë, natyrisht, me balancim adekuat diplomatik si përsa i përket veprimeve ashtu edhe në vetë deklaratat e liderëve të rinj politik në Kosovë. Dhe nëse të gjitha këto merren parasysh, është e qartë se Qeveria e re në praktikë nuk ka ndonjë strategji të zhvilluar e cila do të sillte deri tek një përparim i dukshëm në terren veçse përmes balancimit të lartpërmendur do të lërë që fuqitë e mëdha përmes presionit tek njëra dhe tek pala tjetër të sjellin deri tek zgjidhja e problemit.
Por se gjithçka nuk shkon lehtë është e qartë nëse shikohen pasojat e gjithë asaj që ka ndodhur viteve të fundit në Kosovë. Politika e izolimit të cilën Kosova e ka udhëhequr me Kryeministrin e kaluar solli si pasojë që pikat e fillimit të zhvendosen disa hapa prapa dhe që heret a vonë Kosova do të përballet me pasoja dhe me vendimet e vështira në atë aspekt. Marrëveshja e Brukselit si akt juridik nënkupton bërjen e ca lëshimeve të caktuara nga ana e Kosovës por është pyetje e madhe se sa është fare e gatshme Qeveria e re për veprime të tilla.
Përveç të gjitha atyre që u përmendën më lart edhe masat e paralajmëruara të reciprocitetit, të cilat do t’i zëvendësonin taksat, vënë në pikëpyetje të madhe rrjedhën e mëtutjeshme të negociatave sepse është pikëpyetje se sa është e gatshme Serbia që të pranojë një gjendje të tillë si mjedis adekuat për vazhdimin e negociatave, nëse e kemi parasysh se një nga kërkesat kyçe do të jetë ndërpreja e lobimit dhe veprimeve diplomatike për anulimin e njohjeve të Kosovës të cilat Serbia po i bën tashmë disa vite me radhë dhe të cilat, duhet të pranojmë, po japin rezultate të mëdha. Se cilat do të jenë masat shtesë të reciprocitetit mbetet pyetje e hapur por edhe vetë kjo kërkesë do të mund të konsiderohej e pakapërcyeshme nëse e kemi parasysh që Kosova, përmes lobuesve të saj, me të madhe po lobon për njohjen e Kosovës kështu që do të ishte tejet e papranueshme dhe jologjike që njëra palë të ketë të drejtë ta bëjë këtë derisa pala tjetër duhet të heqë dorë nga një e drejtë e tillë. Por, nëse e kemi parasysh se situata në terren po ndryshon nga dita në ditë, na mbetet vetëm të presim dhe të jemi dëshmitarë të disa vendimeve të reja, por edhe të pasojave të tyre. Mes tjerash, taksat shkaktuan mjaft dëme, jo aq dy shteteve sa njerëzve të rëndomtë që bartën pasojat e tërë atyre vendimeve. Dhe në fund, nëse i mbledhim dhe i zbresim të gjitha, po bëhet gjithnjë e më e qartë që edhe këto veprime të Qeverisë, ndonëse për çdo lëvdatë, prapëseprapë do të mbeten të regjistruara si një hap i madh i bërë në vend, sepse taksat do të zëvendësohen me diçka që po ashtu janë taksa, por vetëm me një emër tjetër. Çdo përpjekje që përmes analizës të vijmë deri tek ndonjë përfundim është i gjykuar të dështojë sepse paparashikueshmëria e marrjes së vendimeve na lë të vetmen mundësi që të presim të papriturën dhe ta pranojmë atë si diçka të pashmangshme.
Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.