Vjeshtë e Kosovës

Njerëzit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare, me fletëvotimet e veta  dërguan dy vërejtje: e para iu drejtua politikanëve që kanë qenë dominues deri tani, me përvojë të luftës në ushtrinë e vjetër çlirimtare, UÇK, e të cilët humbën nga forca më të reja dhe më të freskëta opozitare. Tjetra vërejtje iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare, e cila deri tani, për shkak të stabilitetit, gjithmonë është mbështetur në ato forca të dyshimta të ditëve të luftës.

0
730

Për dallim nga Serbia, zgjedhjet në Kosovë ishin tejet të pasigurta, interesante. Pas përfundimit të tyre, u zhduk droja, tensioni, e shumë gjëra edhe mund të priten. Pushteti dhe opozita i ndërruan vendet, çka do të thotë se serbët e pritën rënien e koalicionit të popullarizuar të luftës. Ai që bënte incidente, që bënte protesta kundër vendimeve të kryeministrave tjerë tani sipas të gjitha gjasave do të ulet në kolltukun e paraparë për kryeministrin, Albin Kurti. Ky njeri me botëkuptime radikale në periudhën e ardhshme do të jetë ai që vendosë, së paku në Kosovë.

A i erdhi kjo karrige Kurtit si shpërblim për vitet e kaluara nëpër burgjet e Serbisë apo ndoshta ideologjia e tij u bë e pranueshme për perëndimin? Ndonëse, çfarëdo që të jetë ideologjia, nëpër të përshkohen hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, konflikte të shpeshta, protesta kundër UNMIK-ut dhe EULEX-it, ku edhe është arrestuar. Vetëm veprimet gjatë mandatit të tij të mos jenë po aq të vrullshme sikurse biografia e tij! 

A është afër ëndrra e Kurtit për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, a do të marrim pjesë në këtë ngjarje historike? A do ta sabotojë edhe më tutje dialogun e Brukselit? A do ta ulë Kurti shkallën e papunësisë në Kosovë? Më duket se premtimet e lartpërmendura janë shterpë, sepse pas një rrëmuje të vogël kryeministri i ardhshëm do të bie nën kthetrat e perëndimit; Kurti do të jetë i dëgjueshëm sikur pararendësit e tij. Shpërfillja e dëgjueshmërisë do të përfundojë si rasti i Haradinajt. 

Humbësi më i madh i zgjedhjeve të kaluara është ish-kryeministri Ramush Haradinaj; ai nuk ia doli të përfitojë nga vendosja e taksës ndaj Serbisë dhe BeH, as nga ftesa e Gjykatës për krime lufte. Në fakt, këto edhe e penguan atë, në vend që për shkak të tyre të fitojë poena të caktuar politik. Njëmbëdhjetë përqind e votave të fituara janë me të vërtetë pak për dikë që konsiderohej person i rëndësishëm, pak për kryeministrin e deridjeshëm. 

Tek komuniteti serb situata është në dukje e qartë; serbët në zgjedhje njëzëri e mbështetën Listën Serbe (projektin e shtetit të Serbisë), por konsideroj se ekzistojnë ndarje të thella politike të interesit të cilat nuk mund të zgjidhen me zgjedhje. Në fakt, këto zgjedhje vetëm sa e kanë betonuar këtë ndarje. Rezultati të cilin e realizoi Lista Serbe është fitore e Beogradit zyrtar kështu që popullata serbe do të shikojë kah presidenti Vučić dhe tek ai të do të kërkojë shpëtim. Mendoj që ky lojalitet ndaj Serbisë do t’i krijojë pengesa deputetëve të Listës Serbe të cilët kanë hyrë në parlamentin e Kosovës. Një gjë është e sigurt, edhe më tej do të jetë gjendje e tensionuar në relacionin Beograd – Prishtinë.

Nëpër portale po qarkullojnë lajme se partia e presidentit Thaçi (e treta në zgjedhje) dhe partia e Isa Mustafës – kandidate Vjosa Osmani (e dyta në zgjedhje) mund të jenë opsioni të cilin e mbështet Amerika, kështu që me këtë koalicion ta mashtrojnë Kurtin dhe ta bëjnë fitoren e tij fitore të Pirros. Një skenar i tillë potencialisht do të pengonte punën e kuvendit të Kosovës, duke ditur se në çfarë mënyre Kurti i shpreh frustrimet e veta. Megjithatë, konsideroj që Vetëvendosja nuk do të lejojë që për shkak të fitores të lihet anash. Retorika të cilën e propagandonte Kurti ngadalë po shuhet; e ka kuptuar se në atë mënyrë nuk mund të bisedohet me faktorin ndërkombëtar. 

Njerëzit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare, me fletëvotimet e veta  dërguan dy vërejtje: e para iu drejtua politikanëve që kanë qenë dominues deri tani, me përvojë të luftës në ushtrinë e vjetër çlirimtare, UÇK, e të cilët humbën nga forca më të reja dhe më të freskëta opozitare. Tjetra vërejtje iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare, e cila deri tani, për shkak të stabilitetit, gjithmonë është mbështetur në ato forca të dyshimta të ditëve të luftës. Shkalla e lartë e politizimit në Kosovë, edhe tek shqiptarët edhe tek serbët, është vetëm tregues i varfërisë ekonomike, sociale, kulturore. Këto zgjedhje do të përcaktojnë raportin e mëtejmë të Beogradit dhe Prishtinës, do të përcaktojnë çështje të rëndësishme, vazhdimin apo jo të dialogut, si dhe atë nëse do të margjinalizohen interesat serbe në Kosovë.