Votohet Qeveria, Ramush Haradinaj sërish kryeministër

0
858

Me 61 vota për dhe 1 abstenim është votuar Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka prezantuar kabinetin e tij duke falënderuar deputetët për besimin.

Ai është zotuar për një Kosovë evropiane dhe zhvillimore.

Gjatë procesit të votimit, në sallë nuk ishin deputetët e koalicionit LA dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj, kishte mbajtur postin e kryeministrit të vendit edhe para 12 viteve, vetëm se atëherë në një koalicion me LDK-ne e ish presidentit Ibrahim Rugova.

Para votimit, Haradinaj ka prezantuar kabinetin qeveritar.

Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:

Zëvendëskryministër i parë Behgjet Paoclli

Zëvendëskryeministër Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministër Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministër Dardan Gashi

Zëvendëskryeministër Dalibor Jevtiq

Ministër i Forcës së Sigurisë Rrustem Berisha

Ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj

Ministër i Financave Bedri Hamza

Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili

Ministër i Kulturës dhe Sportit Kujtim Gashi

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj

Ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha

Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministër i Arsimit, Shyqyri Bytyqi

Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj

Ministër i Diasporës, Daradan Gashi

Ministër  i Bujqësisë, Nenad Rikado

Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq

Ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri.

Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

(zeri.info, 09/09/2017)