Takimi i afaristëve nga veriu me Odën Ekonomike të Kosovës

Kah mesi i muajit të kaluar në Mitrovicë u mbajt një takim midis Odës Ekonomike të Kosovës dhe disa biznesmenëve nga veriu i Kosovës. Për organizimin e këtij takimi u përkujdes OJQ Aktiv, me mbështetjen financiare të Ambasadës britanike në Prishtinë.

0
1188

Kah mesi i muajit të kaluar në Mitrovicë u mbajt një takim midis Odës Ekonomike të Kosovës dhe disa biznesmenëve nga veriu i Kosovës. Për organizimin e këtij takimi u përkujdes OJQ Aktiv, me mbështetjen financiare të Ambasadës britanike në Prishtinë.

Në takim morën pjesë dhjetëra pjesëmarrës, përfaqësues të disa organizatave (USAID, organizata gjermane GIZ), biznesmenë nga veriu i Kosovës si dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica dhe përfaqësuesi i B2B dhe menaxher për investime lokale, Amir Tusuni.

Takimin e hapi Drejtori ekzekutiv i OJQ-së Aktiv, Miodrag Milićević, i cili shpjegoi qëllimin e tij dhe paralajmëroi problemet me të cilat ballafaqohen biznesmenët në veri të Kosovës, si dhe çfarë duhet bërë për të mundësuar biznes të suksesshëm në këtë pjesë të territorit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, zoti Gërxhaliu vuri në dukje problemet me të cilat po ballafaqohet shoqëria, populli në Kosovë. Theksoi bashkëpunimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, se si gradualisht ky bashkëpunim po bëhet më i fuqishëm, por jo i fuqishëm sa duhet. Gërxhaliu theksoi se Oda Ekonomike e Serbisë është më e fuqishmja në Ballkan sepse e kanë sistemin e Gjermanisë dhe Austrisë. Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë dhe të shfrytëzojnë investimet e huaja që të shkojmë në hap me botën. Kosova është e pazhvilluar dhe nuk ka eksport të madh, nuk ka prodhim të madh me të cilin do të mund të dilnin në tregun evropian dhe të jenë konkurrent. Tek ne njerëzit zakonisht kërkojnë arsye për dështim e jo zgjidhje dhe kjo krijon probleme të mëdha; mendojnë që politikanët i tëheqin penjtë. Këtë e tha zoti Gërxhaliu, pastaj përmendi potencialet e pashfrytëzuara në veri të Kosovës si dhe në tërë Kosovën. Nuk ekziston zonë ekonomike në luginën e Ibrit, e cila mund të dalë në tregun prej 1 700 000 banorësh (aludonte në Kosovën), nuk ekziston një odë regjionale e biznesmenëve serbë, gjë që është një gabim i madh dhe se si të gjitha këto do të duhej të formoheshin, Numri i firmave të regjistrara apo ndërmarrjeve nga veriu i Kosovës në Odën Ekonomike të Kosovës mezi mbërrin rreth tridhjetë sosh, që është numër shumë i vogël dhe ky numër duhet të rritet në periudhën e ardhshme. Mitrovica do të mund të ishte qendër ku do të hapej oda për zhvillim regjional. Në kuvendin e Odës Ekonomike të Kosovës me themelimin e odës regjionale do të kishte edhe serbë (bile dy persona) siç paralajmëroi Gërxaliu. Siç tha ai, më e rëndësishmja është të investohet në faktorin njeri, kurse katër qëllimet themelore në të cilat do të duhej të fokusohemi janë: Evropa, ekonomia, arsimimi dhe zhvillimi. Numri prej 25,000 personave me diploma në Prishtinë nuk ndikon shumë në zhvillim, sepse sistemi ynë është përmbledhur vetëm në teori, dhe nuk jemi shumë të suksesshëm në biznes. Zoti Gërxhaliu e tregoi edhe një anekdotë, në të vërtetë një takim me Kancelaren Angela Merkel, kur ajo ka përmendur 3T-të, në çka ai reagoi në mënyrë pyetëse se nuk e kishte të qartë atë nocion. 3T është në të vërtetë talent, trajnim dhe punë ekipore (talent, training, team work). Këtë do të duhej zbatuar edhe këtu tek ne ashtu që të përparojmë, të zhvillohemi. Ai po ashtu paralajmëroi ndërtimin e qendrës për arsimim në Shtërpcë, e cila do të jetë më e madhja në Evropën juglindore, gjë që duhet pranuar është një sfidë e madhe dhe interesante për një ndërmarrje të tillë

Ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, tha se ai shpresonte se ekziston mundësia që lëndët e para të importohen nga BE-ja dhe që nga Kosova të kthehet malli final, që do të mundësonte zhvillimin e firmave ekzistuese dhe hapjen e të rejave. Ai theksoi se Kosova aktualisht më së shumti importon mallra nga Serbia dhe i vjen mirë që ekziston shkëmbimi i mallrave në mes të Serbisë dhe Kosovës, edhe pse ka disa probleme gjatë këtij shkëmbimi që në një periudhë të caktuar në të ardhmen do të mund të rregulloheshin. Natyrisht se eksportet nga Kosova në Serbi janë shumë më të vogla se sa importet. Ekziston një fond i posaçëm pre 6 milion dollarësh që është miratuar nga BE me të cilin do të ndërtohen dy ndërtesa në vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës, për administratën doganore. Po ashtu po planifikohet të hapet një kalim i ri midis Novi Pazarit dhe komunës së Leposaviqit, ku tashmë ekziston rruga. Duhet të krijohet një urë në mes të katër komunave në veri dhe Odës Ekonomike të Kosovës që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Përfaqësuesi i B2B dhe menaxher për investime lokale, Amir Tusuni, gjatë prezantimit të tij veçoi mjaft të meta që i kanë Kosova dhe Serbia gjatë eksportimit të mallrave, gjatë prodhimit, aftësisë së konkurrimit dhe investimeve të huaja që nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Ai tha që eksporti i Serbisë më 2013 ishte vetëm 3.5 miliardë dollarë (10.5 miliardë dollarë shkëmbim i mallrave i Serbisë për të njëjtin vit) prej të cilave FIAT-i ka realizuar më shumë se një miliard dollarë eksport dhe shtoi që nëse nuk del ndonjë model i ri i automobilit këtë vit do të mund të ketë probleme të mëdha. Ai eksport është duke stagnuar, edhepse Serbia vitet e fundit ka sjellë mjaft investitorë të huaj; sipas një shënimi Austria ka investuar në madje 700 firma, në të vërtetë investitorët nga ky vend. Pas të gjitha lavdëratave për ish-republikën jugosllave të Sllovenisë, e cila vitin e kaluar ka pasur shkëmbim të mallrave madje 45 miliardë dollarë dhe e cila i ka shfrytëzuar investimet e huaja, u tha se sllovenët nuk e kanë “Trepçën” e cila ka një potencial shumë të madh por të pashfrytëzuar; ata realizojnë nga zeroja. Foli edhe për Kosovën eksporti i së cilës është shumë i vogël, ekonomia nuk është e zhvilluar e ekzistojnë edhe probleme më komplekse rreth eksportit. Vetë veriu i Kosovës sikur nuk ekziston; nuk ka eksport – në veri nuk prodhohet mall i cili do të përmbushte një treg më të gjerë. Këtu ballafaqohemi me situatën ku kryesisht janë të përfaqësuara mikrobizneset, me 1-5 të punësuar, numri i firmave është i vogël me mbi 100 punëtorë, të cilat zakonisht nuk kanë biznes të mirë. Kosova ka rreth 1,700,000 konsumatorë, e nuk ka firmë nga veriu që do të prodhonte për njerëzit në jug të Ibrit. Zoti Tusuni bëri një pyetje “Çka iu ofrojmë ne investitorëve të huaj përveç fuqisë së lirë punëtore” dhe shtoi që edhe bullgarët po ashtu janë fuqi e lirë punëtore e përveç kësaj janë në BE, ku investitorët do të shfrytëzojnë këtë përparësi. Ka mundësi që për banorët e Kosovës brenda dy muajve të hapet një treg prej 500,000,000 banorësh, tregu i BE-së që duhet të shfrytëzohet. Ka nevojë që të organizohen sa më shumë takime “B2B”, sa më shumë të punojmë në vetvete.

Kryetari i Aktiv-it, Miodrag Milićević, shfrytëzoi rastin të theksojë një problem dhe të bëjë një pyetje para se t’ua jap fjalën mysafirëve. Në të vërtetë bëhej fjalë për kërkesën për miell misri nga “jugu” e që asnjë firmë nga veriu i Kosovës nuk mundi të përcjellë këtë kërkesë.

Pastaj u kyçën edhe mysafirët tjerë, shtruan pyetje dhe theksuan problemet urgjente. Disa nga pjesëmarrësit në këtë takim folën për mosfunksionimin e inspeksionit në veri të Kosovës, biznesin ilegal, tatimimin e dyfishtë të mallit nga ana e Serbisë dhe Kosovës, problemet rreth eksportit në Serbi, sistemin e parregulluar, pasigurinë për shkak të plasmanit të pasigurtë të mallit, projektet e gatshme pa investime apo mjete të pamjaftueshme që të përpunohen projekte; dhe pati edhe shumë pyetje tjera me të cilat prezantuesit kërkonin argumente apo konfirmonin ekzistimin e problemeve të cilat duhet të zgjidhen ad-hoc, një numër i madh i të punësuarve që nuk kanë letërnjoftime të Kosovës, etj. Një nga problemet më të rëndësishme që e ceku një mysafir nga Mitrovica ishte doganimi i mallit që sipas tij nuk është i njëjtë në vendkalimet në Bërnjak apo Jarinje dhe në terminalin në jug (pjesën jugore të Mitrovicës). Pamundësia e kthimit të mallit prodhuesit në Serbi nëse malli është “shkart” apo është problem afati, sepse dogana nuk e lejon këtë, kurse ka mundësi për kthimin e mallit tek prodhuesi. Nëse firmat serbe nga veriu paguajnë TVSH në terminalin në pjesën jugore të Mitrovicës, të hollat i shkojnë Prishtinës e jo komunave lokale, siç është dakorduar në Bruksel. Marrëveshjen qartazi nuk po e respekton Prishtina, sepse të hollat nga TVSH-ja për mallin që përfundon në veri do të duhet t’i shfrytëzonin komunat lokale në të cilat gjenden firmat të cilat e kanë importuar mallin. Kjo nuk ndodh nëse doganimi i mallit bëhet në vendkalimet në Bërnjak dhe Jarinje porse vetëm në terminalin në jug. Zoti Huruglica tha që për shkaqe teknike nuk është e mundur që të doganohet i tërë malli në vendkalime, prandaj një pjesë e mallit dërgohet në terminale, por shpreson që kjo së shpejti do të ndryshojë me ndërtimin e objekteve në vendkalime.

Një biznesmen nga Leposaviqi foli për punën në të zezë, biznesin jolegal. Nuk ka siguri juridike për biznesmenët nga veriu e po ashtu nuk ka qasje në informata. “Pse firmat nga veriu që në mënyrë të rregullt ia paguajnë obligimet e tyre Kosovës nuk kanë mundësi që të marrin subvencione?” Ashpërsia e dhënies së kredive nga bankat komerciale, ku pothuajse është e pamundur të merret kredi. Përparësia e të bërit biznes në Kosovë në krahasim me Serbinë është bar kodi, kjo është shumë më mirë e rregulluar në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, premtoi zgjidhjen e problemit me të gjitha bankat në Prishtinë si dhe subvencionimin për vende të punës, stimulim për studentë, nxënës, dhe shtoi që është në dispozicion për problemet të cilat qytetarët mund t’i kenë.

Biznesmeni nga Mitrovica i cili ka gjashtë firma përmendi problemin rreth importit të pajisjeve elektrike në veri, të cilat do të shërbenin për zhvillimin e një centrali në liqenin e Gazivodës. Në të vërtetë kjo është një teknologji e lartë dhe sipas rregullave të tanishme doganore, importi i këtij malli është i pamundur, për momentin. Përveç kësaj, doganierët nuk janë të interesuar që të shpjegojnë procedurat, lehtësimet rreth importit të mallit, flasin vetëm në shqip që është problem sepse shumica e serbëve nga veriu nuk e kupton, e lidhur me këtë nuk ekziston vullneti që të ndryshohet diçka në këtë drejtim. Ai shtoi që Prishtina nuk i di problemet e vërteta të biznesmenëve nga veriu, e probleme ka shumë dhe janë shumë komplekse siç janë energjia elektrike, administrata, shërbimet komunale e të ngjashme.

Në fund të këtij takimi zoti Gërxhaliu vuri në dukje se pret investime të huaja prej 600 milionë eurosh në pesë vitet e ardhshme për zhvillim rural në Kosovë dhe që këto të holla do të përdoren në mënyrë të mençur. Decentralizimi i komunave dhe implementimi i marrëveshjeve nga Brukseli krijojnë rrugën kah normalizimi, kështu që është mirë që problemet ekzistuese të paraqiten në takime të këtilla që duhet të organizohen çdo muaj. Oda Ekonomike e Kosovës në të ardhmen duhet të jetë vendtakim i investitorëve, kështu që mbetet shpresa që mbledhje të këtilla do të japin rezultate për biznes më të mirë dhe vendosjen e normalizimit.