Thaçi: Dialogu do të ngrihet në nivel presidencial

0
881

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit do të ngrihet në nivel presidencial.

Në një deklaratë për “Deutsche Welle” Thaçi ka thënë se fokusi i bisedimeve do të jetë në kontekstin më të gjerë politik për të arritur një marrëveshje që do të çonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimit. Kjo deklaratë e Thaçit ka ardhur menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në vend, rezultati i të cilave ende nuk është përfundimtar.

(epokaere.com, 12/06/2017)