Ujdia e përbashkët

Në intervistë për televizionin N1, ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, iu referua edhe krijimit eventual të AKS-së. Duke e quajtur atë një ujdi të përbashkët, ai theksoi se një model i tillë apo ndonjë tjetër model i vetëqeverisjes është i mundur dhe se do të ishte e dëshirueshme që të krijohen kushte normale për jetë në komunat me shumicë serbe.

0
169

Për tensionet që po e shtypin veriun e Kosovës për më shumë se një muaj është e tepërt të flitet, sepse pothuajse gjithçka është thënë tashmë, është e qartë se kush është në cilën anë dhe kush çfarë kërkon nga pala tjetër. Por gjatë këtij një muaji sa ka kaluar nga tensionet dhe barrikadat e fundit, është bërë më e qartë se është shumë më e rëndësishme të shihet se çfarë propozojnë ata që edhe deri më tani kanë qenë të vetmit që konkretisht mund të ushtrojnë presion e ashtu të qetësojnë situatën në mënyrë adekuate. Natyrisht, e kemi fjalën për përfaqësuesit ndërkombëtarë, të dërguarit, ambasadorët dhe gjithë trupin diplomatik sfera e veprimit e të cilëve është Ballkani dhe konkretisht problemi i Kosovës. Derisa pala ruse është margjinalizuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe është hequr nga lista e pozicioneve që do të zbatoheshin në terren, ka mbetur vetëm për të dëgjuar dy palët, konkretisht Brukselin dhe Uashingtonin. Pasi Brukseli është gjithashtu i preokupuar me luftën në Ukrainë në atë mënyrë që çdo problem tjetër nuk është shumë i rëndësishëm, nga ana tjetër, për shkak të kapacitetit të tij të madh diplomatik, Uashingtoni ka fuqinë që të vazhdojë t’i përkushtohet këtij problemi me vëmendje të mjaftueshme siç ka qenë rasti edhe deri më tani. Është gjithsesi e qartë se në fund të fundit SHBA synon të përfaqësojë interesat e Kosovës si shtylla dhe mbështetja e tyre më e fortë, por ndonjëherë, bile edhe për një kohë të shkurtër, duket se ajo palë mund të jetë edhe e paanshme, edhe pse kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Si konfirmim për këtë erdhi dhe bëri jehonë të fortë në mediat e të dyja palëve, një deklaratë, gjegjësisht një pjesë e intervistës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili në një intervistë për televizionin N1 në disa raste ka folur me lavdërata për delegacionin serb që ishte në negociatat e rifilluara në Bruksel. Që të mos udhëhiqemi nga ndonjë logjikë e kundërt që nëse lavdërohemi nga dikush që në përgjithësi nuk na mbështet atëherë edhe qëndrimi ynë është i keq për ne, duhet vetëm t’i referohemi shkurtimisht dhe me pak fjali asaj që u tha në intervistën e sipërpërmendur. Duke lënë anash faktin që zoti Hill i lartpërmendur është i njohur si protagonist i drejtpërdrejtë i pavarësisë së Kosovës dhe se si i tillë vështirë se mund të ndryshojë anë brenda natës, është e qartë se ndonjëherë, megjithëse kjo gjë është shumë e rrallë, madje edhe dikush i tillë mund ta shohë situatën në mënyrën e duhur dhe ta komentojë atë në mënyrë të paanshme.  

Pas fjalëve lavdëruese për delegacionin e Beogradit dhe pas disa takimeve me lidershipin më të lartë të Serbisë, ambasadori Hill shprehu qëndrim të qartë se pala serbe ishte e gatshme për një marrëveshje dhe fleksibile në aspektin e kërkesave ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për palën tjetër. Mirëpo, është e qartë se pala serbe i ka bazuar qëndrimet e saj në atë që tashmë është nënshkruar, kështu që ky fleksibilitet dhe vullnet për të rënë dakord është në fakt i njëjti që ekzistonte kur u nënshkruan marrëveshjet e sipërpërmendura, kështu që kjo nuk është aq e habitshme. Por, sigurisht, është mirë që kjo më në fund u vu re në një nivel më të lartë, edhe pse është joreale të pritet që kjo të ketë ndonjë ndikim tepër të madh në qëndrimet rreth Kosovës në të ardhmen. 

Nga ana tjetër, ambasadori iu referua edhe krijimit të kushteve normale për jetën e komunitetit serb në Kosovë kështu që, gjurmëve të kësaj teme, ai iu referua edhe krijimit eventual të AKS-së. Duke e quajtur atë një ujdi të përbashkët, ai deklaroi se një model i tillë apo ndonjë tjetër model i vetëqeverisjes është i mundur dhe se do të ishte e dëshirueshme që të krijohen kushte normale për jetë në komunat me shumicë serbe. Megjithatë, duhet theksuar se pikërisht SHBA-ja, si një nga sponsorët e gjithë procesit të negociatave, në terren nuk bëri asgjë që ai model i vetëqeverisjes i cili ishte dakorduar edhe të zbatohet në vepër. Kështu që shtrohet edhe çështja e sinqeritetit në gjithë këtë. Sepse nëse është e nevojshme që situata në terren të bëhet inkandeshente në mënyrë që dikush nga komuniteti ndërkombëtar ta kthejë kokën edhe kah ana jonë atëherë kjo është deri diku edhe hipokrizi politike. Përderisa ka paqe në terren, është e qartë se ata nga bashkësia ndërkombëtare nuk janë tepër të interesuar për problemin tonë, por vetëm kur situata rrezikon të përshkallëzohet, atëherë shfaqen diplomatë dhe të dërguar të ndryshëm ashtu që, para së gjithash, me ndikimin e tyre, të krijojnë zgjidhje në terren. Mbetet si konkluzion që përderisa jemi paqësorë jemi edhe të pavarur, dhe kur të dyja palët trazohemi, atëherë ka një lloj ilaçi për qetësim në formën e delegacioneve nga Perëndimi. Është paksa poshtëruese që nuk mund t’i zgjidhim vetë problemet tona, por vetëm me ndihmën e dikujt nga jashtë.

Në bisedën e sipërpërmendur, ambasadori Hill përmendi edhe një lloj paradigme që të gjithë të aspirojmë kah ajo që të kemi monotoni në kufi, sepse do të shihnit vetëm kamionë dhe makina që kalojnë andej. Duhet të konstatojmë, edhe pse në mënyrë paksa ironike, se ne tashmë e kemi këtë, vetëm se ai kalim zgjat nga 5 orë, kështu që është vërtet monotone, dhe e gjithë kjo është pikërisht arsyeja për gjendjen jonormale dhe procedurat edhe më paradoksale të cilat vlejnë në anën kosovare të kufirit dhe që e bëjnë kaq të vështirë kalimin e kufirit saqë monotonia, e përzier me zhgënjim dhe zemërim, është e vetmja ndjenjë që mund të zhvillohet tek çdo njeri normal. Sido që ta kthejmë, zgjidhjet janë në horizontin e largët, por qartazi ne nuk po shkojmë në atë drejtim.


Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.