Urat e paqes 

Derisa në media në mënyrë konstante dëgjojmë vetëm rrëfimin e njëanshëm, derisa politikanët mohojnë ekzistencën edhe të anës tjetër në procesin e normalizimit dhe ndërtimit të paqes në Kosovë, dhjetëra të rinj nga Kosova i dhanë vetes shansin që situatën ta shohin edhe nga ana tjetër. Që të identifikohen me rrëfimet e komunitetit tjetër, të dëgjojnë dhe të kuptojnë. Gjatë pesë ditëve që i kaluan së bashku, këta të rinj ia dolën të bëjnë diçka që politikanët po përpiqen ta bëjnë me vite të tëra: gjetën pikën e përbashkët e me këtë i vendosën vetes një qëllim, i cili para së gjithash fillon prej vetë atyre dhe përfundon me pajtimin.

0
790

Si po shkon procesi i pajtimit në Kosovë dhe deri ku kemi arritur është pyetje kryesisht për komunitetin e akademikëve apo politikanët. Mirëpo, nëse më pyesni mua, kjo është pyetje para së gjithash për të gjithë ne që jetojmë në Kosovë, që e kujtojmë luftën dhe pyesim se si të ecim më tutje. 

Edhe pse njerëzve shumë më tepër u interesojnë rrëfimet për politikën dhe se si po zhvillohet ky proces në nivel të lartë, kohë pas kohe, unë preferoj që t’ia rikujtoj të gjithë neve së bashku atë nivelin tjetër të pajtimit dhe ndërtimit të paqes, nivel i cili zhvillohet midis njerëzve të zakonshëm, e që unë e konsideroj si më të rëndësishmin. Ajo që para së gjithash më bën të lumtur është se procesi në këtë nivel nuk po qëndron në vend dhe se në mënyrë konstante po ndodh diçka pozitive. Pikërisht për këtë i jap vetes të drejtën të shkruaj për hapa dhe veprime të vogla të banorëve të zakonshëm të Kosovës por tejet të rëndësishme.

Një tjetër prej këtyre veprimeve ndodhi prej 1 – 5 nëntor në Leposaviq, me mbështetje nga Këshilli i Evropës dhe implementuar nga organizata joqeveritare Local Peace. Bëhet fjalë për një trajnim për ndërtimin e paqes dhe transformimit të padhunshëm të konfliktit. Duke i mbledhur të rinjtë nga komuniteti serb dhe shqiptar, trajnimi pati për qëllim të ofrojë metoda dhe mënyra të ndryshme për transformimin e konfliktit, por edhe shansin që të flasin për përvojat e tyre nga periudha e luftës në Kosovë e edhe për herë të parë të dëgjojnë se çka ka ndodhur  në “anën tjetër”.

Derisa nëpër media në mënyrë konstante dëgjojmë vetëm rrëfimin e njëanshëm, derisa politikanët mohojnë ekzistencën edhe të anës tjetër në procesin e normalizimit dhe ndërtimit të paqes në Kosovë, dhjetë të rinj nga Kosova i dhanë vetes shansin që situatën ta shohin edhe nga ana tjetër. Që të identifikohen me rrëfimet e komunitetit tjetër, të dëgjojnë dhe të kuptojnë. Gjatë pesë ditëve që i kaluan së bashku, këta të rinj ia dolën të bëjnë diçka që politikanët po përpiqen ta bëjnë me vite të tëra: gjetën pikën e përbashkët e me këtë i vendosën vetes një qëllim, i cili para së gjithash fillon prej vetë atyre dhe përfundon me pajtimin.

Edhe pse po flasim për një numër të vogël të njerëzve që patën shansin që të marrin pjesë në këtë program, ky është definitivisht një tregues se si pajtimi fillon nga individët dhe grupet e vogla, por ka tendencë që të zgjerohet tek një numër shumë më i madh njerëzish. Sikur secili nga këta pjesëmarrës të përhapte rrëfimin për paqen me familjet e tyre dhe miqtë, e jo të ndjekin mediat dhe politikën, ndikimi do ishte shumë më i madh dhe lehtë do të arrinte te një pjesë e mirë e popullatës. Nëse e marrim parasysh numrin e banorëve në Kosovë, lirisht mund të themi që një numër më i madh i trajnimeve të këtilla në vit mund t’i kontribuojë ndjeshëm procesit të pajtimit. Definitivisht më shumë se sa që po ndodh në nivelin politik. 

Ndoshta për një moment do të duhej të shtronim pyetjen se çfarë qëndron pas të gjitha rrëfimeve politike dhe si jetojnë në të vërtetë e si ndjehen njerëzit “nga ana tjetër”. Nga ana tjetër, do të duhej të marrim si shembull këta të rinj të cilët i dhanë shansin njëri-tjetrit dhe shkuan një hap më tej para nesh në procesin e ndërtimit të paqes dhe pajtimit në Kosovë. Në vend të politikanëve, ata do të duhej të ishin model për ne, sepse atë që e bënë ata për disa ditë, shumë të tjerë nuk kanë mundur ta bëjnë me vite. Prandaj ky tekst është për ata që guxuan të na japin shpresë se paqja në këtë vend është e mundur dhe se definitivisht mund të veprojmë ndryshe dhe mund të veprojmë së bashku. 

Derisa një gjë është e sigurt, këta të rinj serbë dhe shqiptarë ndërtuan ura miqësie mes njëri-tjetrit, pyesni veten, me kë keni ndërtuar ju sot urë paqeje? Ia vlen të bëjmë përpjekje dhe të fillojmë nga vetja.