(Ky artikull është botuar për herë të parë më 06/04/2016)
Arti i Vladimir Miladinović-it shihet jo vetëm si “kërkesë etike për drejtësinë (tranzicionale) por edhe një thirrje për forma të reja të subjektivitetit politik të cilat do të lindin me një proces të vetënjohjes, përmes prerjes, shkëputjes me konstruktet aktuale të identiteteve nacionaliste, politikës së terrorit dhe shpërndarjes së pasurisë”.
Duhet ta kuptojmë të kaluarën në mënyrë që të krijojmë raporte shoqërore në të tashmen. Këto janë fjalët e Vladimir Miladinović-it mendjethellë, arti i të cilit ekspozohet në Prishtinë në pjesën më të madhe të muajit prill.*
Arti i Miladinović-it është formë posaçërisht e vlefshme e komunikimit në një shoqëri pas konflikti. Arti i tij nuk është vetëm pëlhurë me brushë por ai ka një filozofi dhe qasje të veçantë mbrapa pikturave të tij pa ngjyra, me tush të laviruar, që të lënë të shtangur! Porosia e artit të tij është se “tek përmes luftës dhe spastrimit etnik vjen deri te transformimi i pronës shoqërore së pari në pronë shtetërore e përmes procesit të ‘tranzicionit’ edhe në pronë private. Luftërat e viteve nëntëdhjetë nuk përfaqësuan kurrfarë rënje në ‘gjendjen natyrore’: duke vënë në pah lidhjen strukturore të krimit të luftës, ideologjisë nacionaliste dhe formave kapitaliste të prodhimit, Miladinović tregon se lufta nuk është kthim në irracionalen. Pikërisht e kundërta: lufta ka logjikën e vet, gjegjësisht ‘racionalitetin (e vet) instrumental” të ftohtë. Nacionalizmi nuk është fenomen i ndarë nga ‘logjika e tranzicionit’ – nacionalizmi përmes luftës çeli hapësirën për vendosjen e neoliberalizmit.”
Me fjalët e Nikola Dedić-it në hyrjen e tij të shkëlqyeshme në katalogun e Miladinović-it (mbi të cilin kryesisht bazohet ky tekst) kjo “do të thotë se analiza e arsyeve dhe kushteve të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ashtu si edhe të nacionalizmave aktual lokal, është e pandashme nga analiza e formave kapitaliste të prodhimit dhe antagonizmave klasor që ky prodhon… Arti i tij është realist në sensin se na ofron një kuptim të proceseve historike, materiale.”
Arti i Miladinović-it shihet jo vetëm si “kërkesë etike për drejtësinë (tranzicionale) por edhe një thirrje për forma të reja të subjektivitetit politik të cilat do të lindin me një proces të vetënjohjes, përmes prerjes, shkëputjes me konstruktet aktuale të identiteteve nacionaliste, politikës së terrorit dhe shpërndarjes së pasurisë”. Dedić beson se për këto arsye arti i Miladinović-it është akt revolucionar – i cili ndonëse përkufizim goxha i fortë, sigurisht që është, siç e thekson edhe vetë, një kërkesë politike për një kontratë të re shoqërore, për t’i dhënë fund mohimit dhe falsifikimit politik të së kaluarës. Që media të luajë rolin e saj të drejtë qytetar si shtyllë e katërt.
Siç ka thënë Miladinović në një intervistë: “Ajo çfarë mund të bëjë arti bashkëkohor është t’i përfshijë të gjitha ato pjesë të margjinalizuara të së kaluarës në këtë proces.”
Pikërisht për këto arsye ekspozimi i artit të tij gjen një hapësirë të natyrshme në Prishtinë konflikti i vitit 1999 i së cilës po ashtu trajtohet nga ky artist nga Beogradi.
* Ekspozita “Vladimir Miladinović: Vizatimi i rektifikimit”, kuruar nga Albert Heta, është pjesë e programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, organizuar në bashkëpunim me New Perspektiva, përkrahur nga: Balkan Trust for Democracy – BTD, National Endowment for Democracy – NED, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur– KFOS, Komuna e Prishtinës, KNAUF, X-print dhe DZG.
Ekspozita “Vladimir Miladinović: Vizatimi i rektifikimit hapet me datë 7 prill 2016 dhe do te qëndrojë e hapur deri më 7 maj 2016 në Prishtinë në Klubin e Boksit, Rruga Mark Isaku 2, Prishtinë.