- Dialogu në shkurt. Zëvendëskryeminstri Thaçi thotë se dialogu Prishtinë-Beograd do të rifilloj në shkurt. "Takimet do të mbahen në nivel të kryeministrave dhe zëvendëskryeministrave. Baza ende është marrëveshja e prillit edhe pse Serbia po përpiqet të vonojë implementimin e saj," tha Thaçi.


30 Dhjetor

LS abstenon në votim të buxhetit. Deputetët e Kuvendit nga radhët e Listës Serbe abstenojnë në votimin e buxhetit kombëtar për shkak të pakënaqësive me fondet e alokuara për komunat me shumicë serbe. Zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic tha se as 5%, e totalit prej 1.7 miliardë euro, nuk është alokuar për ato komuna. Mustafa: Personat e pagjetur temë bisedimesh në Bruksel. Kryeministri Mustafa thotë se ai do të insistojë që çështja e personave të pagjetur të bëhet temë e bisedimeve në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.


29 Dhjetor

Bisedimet teknike në Bruksel. Edita Tahiri merr pjesë në takimet në Bruksel mbi energjinë, licencimin e kompanive në Veri, dhe importet e barnave.


17 Dhjetor

Dialogu do të vazhdojë. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini thotë se dialogu i nivelit të lartë do të vazhdojë pas pushimeve të Kërshëndellave dhe Vitit të Ri.


15 Dhjetor

Dialogu do të vazhdojë. Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për radion Evropa e Lirë thotë se dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel do të vazhdojë.

14 Dhjetor


Tahiri, Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe ka penguar anëtarët e Mbrojtjes Civile të integrohen në institucionet e Kosovës. Tahiri thotë se Kosova i ka implementuar të gjitha obligimet e saj lidhur me integrimin, rekrutimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil dhe se ceremonia e nënshkrimit të kontratës ishte caktuar të mbahej me 29 dhjetor 2015. Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës ishin të pranishëm në ceremoni por ish-pjesëtarët e Mbrojtjes Civile refuzuan t’i nënshkruajnë kontratat e punësimit dhe nuk ishin të pranishëm. Ajo tha se Qeveria ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për të marrë përkushtimin e tyre për të arritur këtë proces të integrimit por se nuk kishin marrë përgjigje nga Beogradi.


30 Dhjetor

BE i bën thirrje Kosovës që të vazhdojë procedurën për themelimin e AKS-së. Në një deklaratë për KTV-në, Maja Kocijančič, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton se Asociacioni duhet te themelohet në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Parë dhe Kushtetutën. “Ne presim që të gjitha palët të respektojnë këtë vendim. Qeveria e Kosovës duhet të hartojë legjislacionin sa më shpejtë që është e mundur për të imple-mentuar Marrëveshjet dhe Statutin e Asociacionit” tha Kocijančič.


29 Dhjetor

Koha Ditore, Serbia pengon aplikimin e Planit të Veprimit të Telekomunikacionit. Sipas Kohës Ditore, aplikimi për kodin telefonik për Kosovën është vonuar nga Serbia. Plani i Veprimit i Tele-komunikacionit për të cilin u arrit marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë në gusht mundësonte që Austria të aplikonte tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit për kodin tele-fonik +383 më 15 nëntor 2015. Aplikacioni nuk u dorëzua pasi që Serbia e ka penguar procesin. Pla-ni gjithashtu parashihte që kodi telefonik t’i jepej Kosovës me 15 janar 2016. Ky afat është shtyer për 1 mars 2016.


28 Dhjetor

Ivica Dačić, Serbia nuk e përkrahë dhe kurr nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës ne OKB.


25 Dhjetor

Zyra e BE-së në Kosovë lëshon deklaratë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Deklarata e përmbedhur thotë: BE-ja e ka parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e parimeve për formimin e AKS-së. Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se AKS duhet të themelohet siç parashihet në Marrëveshjen e Parë, në pajtim me Kushtetutën. Zyra e BE-së pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim, në mënyrë që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për implementi-min e kësaj marrëveshje dhe Statuti që pason të mund të elaborohen sa më shpejt që të jetë e mundshme.

24 Dhjetor


Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e saj mbi Marrëveshjen e 25 gushtit për AKS-në. Gjykata thekson se parimet e Marrëveshjes nuk janë plotësisht në pajtueshmëri me standarded kushtetuese respektive dhe se akti ligjor i Qeverisë së Kosovës që do të pasojë dhe Statuti i AKS-së duhet të jenë në pajtueshmëri me nenet kushtetuese në listë.


23 Dhjetor

Qeveria e Kosovës e qartëson deklaratën rreth Marrëveshjes mbi lirinë e lëvizjes: Qeveria e Kosovës thotë se qytetarët që e kalojnë kufirin me Serbinë me vetura me autorizim mund ta bëjnë këtë pa asnjë pengesë. Kishin dalë disa paqartësi të cilat po i pengonin disa shoferë të kalonin kufi-rin.


22 Dhjetor

Đurić: Marrëveshja e 25 gushtit është e vetmja marrëveshje relevante për Beogradin. Marko Đurić, shefi i Zyrës serbe për Kosovën, duke komentuar për spekulimet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është në pajtueshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, thotë se marrëveshja e 25 gushtit është e vetmja relevante për Beogradin.


22 Dhjetor

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e energjisë - elektromakinerisë dhe një tjetër për bashkëpunimin në industrinë e materi-aleve ndërtimore.


21 Dhjetor

Bordi Menaxhues i Fondit të Zhvillimit u jep mbi 2.5 milion euro komunave të veriut.


16 Dhjetor

Mustafa i fton liderët e opozitës në takim. Mustafa njoftoi se u ka bërë ftesë për takim liderëve të tri partive opozitare në kuvend. Ai tha se është i përkushtuar të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe i garantoi ata se AKS mund të bëhet vetëm në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin.

4 Dhjetor


Djurić: Dialogu në gjendje të krizës politike. Marko Djurić në një tekst të shkruar për EuropeanWesternBalkans.com shkruan se dialogu është në një gjendje të krizës politike, dhe se duhet gjetur një rrugë që ai të vazhdojë përpara dhe të jetë i qëndrueshëm. Ai sugjeron se EEAS duhet të marrë më shumë inicativë në proces dhe dëshiron që një marrëveshje mbi statutin e KOS të përfshihet në axhendë. Djurić thotë se AKS nuk përbën rrezik për askënd.


27 Nëntor

Mogherini takon kryeministrin e Kosovës. Federica Mogherini takon kryeministrin e Kosovës për të diskutuar, mes tjerash, rrugën përpara në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Rreth dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Përfaqësuesja e Lartë e përshendeti përkushtimin e kryeministrit për dialog dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tani


18 Nëntor

Qeveria e përkushtuar për dialogun e normalizimit. Qeveria e Kosovës lëshon një deklaratë ku thotë se është e përkushtuar për dialog për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe implementimin e marrëveshjeve.


12 Nëntor

Gjykata Kushtetuese merr vendimin. Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin për kërkesën e Presidentes, duke e pezulluar implementimin e çfarëdo veprimi të mëtejshëm ligjor në bazë të " parimeve kryesore/elementeve kryesore" të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë në pritje të rishikimit të Gjykatës nëse këto parime janë në përputhshmëri me kushtetutën" deri më 21 janar 2016.


10 Nëntor

Dështon aplikimi në UNESCO. UNESCO nuk i jep Kosovës anëtarësi të plotë.

2 Nëntor


Presidentja e dërgon marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e dërgon marrëveshjen mbi parimet e Asociacionint të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar që ajo të shpallë një vendim nëse ajo është kompatibile me frymën e kushtetutës.


31 Tetor

Hiqen barrikadat në veri. Pengesat/blloqet e betonit hiqen nga "Sheshi UçK" në hyrje të Suhodollit në veri të Mitrovicës. Këto blloqe u hoqën në praninë e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.


30 Tetor

Bisedime teknike në Bruksel. Edita Tahiri kryeson delegacionin në Bruksel për dialogun për lirinë e lëvizjes dhe dokumentet kadastrale.


28 Tetor

BE-ja dhe Kosova nënshkruajn MSA-në. BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.


27 Tetor

Dačić: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Dačić, thotë se Serbia kurrë nuk do të bëjë asgjë që do të shkonte përtej neutralitetit të statusit të Kosovës. Duke komentuar një deklaratë të mëhershme të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostić, Dačić tha se realiteti është se Serbia nuk ka sovranitet të plotë mbi një pjesë të territorit të saj e atë nuk e ka as Prishtina. Ai tha se është në interes të Serbisë që të bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje afatgjatë, duke theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës.


21 Tetor

Ura mbyllet për revitalizim. Mbyllet ura e Mitrovicës për revitalizim me ç'rast fillon implementimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe urën e Mitrovicës. Mogherini e përshkruan këtë si shenjë të përkushtimit të mirëfilltë për procesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Kostic: Kosova nuk është më në duart e Serbisë. Kryetari i Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostić, tha se Kosova nuk është më në duart e Serbisë, duke shtuar se dikush duhet t'ia përcjelle këtë mesazh popullit serb.


17 Tetor

Serbia kundërshton kushtet e BE-së. Kundërshtimet e Serbisë ndaj draft pozicionit të BE-së mbi platformën e përbashkët të negociatave për Kapitullin 35 publikohen nga Tanjug. Marko Djurić thotë se Serbisë po i imponohen kushte të reja. Kushte të reja të cilat nuk kanë qenë kurrë temë në dialog po imponohen përmes Kapitullit 35 dhe se përparimi i Serbisë drejt BE-së kushtëzohet me to. Elementet e reja përfshinë mbylljen e organeve të përkohshme, ndërprerjen e financimit të institucioneve serbe në Kosovë, dhe klauzolat që i referohen kalimit të shtetasve të huaj në vijën administrative me Kosovën si shtetas nga një vend i tretë.


15 Tetor

Bisedimet kryeministrore për normalizim në Bruksel. Federica Mogherini shtron një darkë joformale për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë. Dy kryeministrat zhvilluan një diskutim të hapur rreth dialogut, në veçanti mbi implementimin e marrëveshjes së 25 gushtit. Të dy palët përsëritën përkushtimin e tyre për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara.


13 Tetor

Bisedime kryeministrore për normalizim në Bruksel. EEAS njofton se raundi i ardhshëm i dialogut të lehtësuar mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 13 tetor.


9 Tetor

Vučić: Kushtetuta duhet të amendamentohet. Aleksandar Vučić tha se kushtetuta e Serbisë duhet të amendamentohet për shkak të hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai thotë se Serbia do të vazhdojë të punojë për të ruajtur stabilitetin, që është parakusht për zhvillim ekonomik, duke shtuar se bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë më 13 tetor. Djurić: AKS nuk përbën kërcënim për popullatën shqiptare. Marko Djurić thotë se AKS e ardhshme "nuk përbën kurrfarë kërcënimi për popullatën (etnike) shqiptare."


2 Tetor

Jep dorëheqje kryetari i komunës së Leposaviçit. Dragan Jablanović, kryesues i Trupit të Përkohshëm të strukturave paralele serbe dhe kryetar i Leposaviçit jep dorëheqje.


1 Tetor

Arrihet marrëveshje për njohjen e diplomave. Arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave universitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.


29 Shtator

Bisedime teknike në Bruksel. Edita Tahiri thotë se do të zhvillohen bisedime teknike për dy ditë, ku tema kryesore do të jenë liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave universitare, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse. Marko Djurić thotë se bisedimet do të jenë rreth AKS, trashëgimisë kulturore, çështjeve pronësore, dhe hapjen e linjave ajrorje mes Prishtinës dhe Beogradit.


28 Shtator

Opozita ndërpret raportimin e kryeministrit në parlament rreth marrëveshjeve të Brukselit. Deputetët e opozitës hodhën vezë në drejtim të Kryeministrit Mustafa ndërsa ai po i drejtohej kuvendit rreth marrëveshjes së fundit të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit më 25 gusht. Mustafa lëshon kuvendin.


22 Shtator

Vetëvendosje fillon peticionin kundër marrëveshjes për AKS. Vetëvendosje fillon të mbledhë nënshkrime për peticionin e saj kundër marrëveshjes së 25 gushtit me Serbinë për AKS, të lehtësuar nga BE-ja.


18 Shtator

Djurić: Koha që të hapim një faqe tjetër në marrëdhënie. Marko Djurić thotë në një konferencë në Mitrovicë të Jugut se ai mendon që është koha që përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit të flasin direkt dhe të hapin një faqe të re në marëdhëniet shqiptaro-serbe


3 Shtator

Nënshkruhet marrëveshja për AKS në Bruksel. Arrihet dhe nënshkruhet marrëveshje në Bruksel për parimet e përgjithshme të AKS, telekomunikacion, energji, dhe për hapjen e urës në Mitrovicë.


25 Gusht

Bisedime kryeministrore për normalizim në Bruksel. Raund i ri i bisedimeve për normalizim të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe të kryesuara nga Federica Mogherini fillon në Bruksel. Kryeministrat Mustafa e Vučić janë të pranishëm.


24 Gusht

Fillon implementimi i sigurimit të veturave. Fillon implementimi i memorandumit për sigurimin e veturave.


12 Gusht

Bisedime teknike në Bruksel. Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e Brukselit mbi implementimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve. U arrit pajtimi që implementimi i marrëveshjes për sigurimin e veturave të fillojë më 12 gusht.


5 Gusht

Jugobanka pengon hyrjen e njesisë së krimeve. Njësitit të Krimeve Ekonomike nga Prishtina iu ndalua hyrja në bankën Jugobanka në Mitrovicë të Veriut.


29 Korrik

Vonohet marrëveshja për sigurimin e automjeteve. Hyrja në fuqi e marrëveshjes për Sigurimet e automjeteve vonohet.


24 Korrik

Qeveria serbe alokon fonde për AKS. Qeveria e Serbisë alokon 10 milion euro për shëndetësi dhe arsim për AKS.


16 Korrik

Marić ngrit problemin e të kthyerve në takimin e qeverisë. Në takimin e rregullt të qeverisë, Ministri i Administrimit dhe Vetëqeverisjes Lokale, Lubomir Marić, ngriti çështjen e problemeve për të kthyerit në disa komuna të Kosovës. Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e qeverisë për të siguruar pronat dhe jetën e qytetarëve dhe për të dënuar aktet e dhunës. "Gjithsesi se ne kërkojmë dhe do të kërkojmë si Qeveri që organet përgjegjëse ta bëjnë punën e vet. Ne e dënojmë çdo sulm ndaj qytetarëve serbë në Kosovë. Mirëpo, duhet të bashkëpunojmë, duhet të punojmë së bashku që të ketë sa më pak, të komunikojmë. Unë si kryeministër, dhe të gjithë ministrat, jemi të gatshëm që të jemi në ato mjedise ku mund të kemi probleme të tilla. Janë krime të cilat ndodhin dhe ndaj të cilave duhet të ndërmerren masa ligjore. Ne mund të zhvillojmë një bisedë të veçantë edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe me organet e tjera në mënyrë që të shohin se çfarë masa do të ndërmerren për të krijuar siguri të plotë të qytetarëve tanë. Ajo për të cilën ne do të angazhohemi si Qeveri, është që të gjithë qytetarët ta ndjejnë veten të sigurt dhe që mos të ketë probleme të tilla, që nesër problemet mos t'i dallojmë se a po ndodhin ndaj serbëve apo ndaj shqiptarëve. çdo krim do të jetë i dënueshëm dhe duhet të ndërmerren masat e tilla" tha kryeministri.


15 Korrik

Djurić: Kosova nuk është më e preferuara e BE-së. Djurić thotë në një intervistë për Tanjug se ndjekja e politikave obstruksioniste dhe zvarritja e implementimit të elementeve kyç të Marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina ia ka humbur asaj statusin ekskluziv e të preferuarit të Brukselit në këtë proces. Djurić thotë: "Duket se për herë të parë që prej fillimit të procesit të negociatave, edhepse pavarësia e shpallur njëanshëm (nga Kosova) njihet nga disa prej anëtarëve më me ndikim të BE-së, barra dhe stigma e palës që po pengon procesin e normalizmit të marëdhënieve po bartet qartë te Prishtina".


14 Korrik

Marić: Gjykata speciale pengon dialogun. Sipas Tanjugut, Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Kosovës, Ljubomir Marić, tha se çështja e themelimit të një gjykate speciale për të gjykuar krimet e luftës të kryera nga UçK pengon dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Marić tha se çështja e krijimit të gjykatës speciale duhej zgjidhur para se të mund të vazhdojnë bisedimet në Bruksel.


13 Korrik

Tahiri: Barrikada hiqet deri në tetor. Edita Tahiri në një intervistë për gazetën Lajm thotë se barrikada mbi lumin Ibër do të hiqet me 1 tetor. Sipas saj, plani i BE-së parasheh që ura të përdoret fillimisht vetëm për këmbësorët, dhe më vonë edhe për kalim të veturave. Tahiri poashtu tha se është arritur marrëveshje në parim për telekomin dhe pritet të miratohet në takimin e radhës të dy kryeministrave. Sipas saj, marrëveshja parasheh një operator serb të telefonisë mobile në Kosovë, i cili do të pushojë së ekzistuari kur të bëhet shpallja ndërkombëtare për një operator të tretë.


1 Korrik