Fronëzimi i Patrikut Porfirije në Patrikanën e Pejës: Të ndërtojmë paqen së bashku

Fjalimi i Patrikut si dhe koha që ai kaloi duke biseduar me shqiptarët në Kosovë dhe ecja nëpër rrugët e Prizrenit sigurisht që tërhoqi shumë vëmendje si të mediave ashtu edhe të vetë njerëzve, dhe ky gjest hasi në një entuziazëm dhe përshëndetje të madhe nga të gjithë. Gjatë vetë fronëzimit si mysafir ishte i pranishëm edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

0
162

Këto ditë morëm mesazhe paqeje dhe thirrje për respekt të ndërsjellë dhe tolerancë mes dy popujve, të cilat u dërguan nga njeriu i parë i Kishës Ortodokse Serbe, Patriku Porfirije. Këto mesazhe u dërguan nga manastiri i Patrikanës së Pejës gjatë fronëzimit të tij. Ky është fronëzimi i 46-të i patrikut të Kishës Ortodokse Serbe dhe një traditë që është e gjatë disa shekuj. Dita e Fronëzimit është një festë e madhe për botën ortodokse dhe ndiqet me vëmendje të veçantë. Në këtë fronëzim morën pjesë një numër i madh personalitetesh si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia dhe rajoni, si Princi Filip Karađorđević, të gjithë ipeshkvët e Kishës Ortodokse Serbe, politikanët dhe njerëzit që madje erdhën në mënyrë të organizuar për të qenë të pranishëm në këtë akt solemn. Gjatë vetë fronëzimit ishte i pranishëm edhe kryetari  i Pejës, Gazmend Muhaxheri), si mysafir. 

Fjalimi i Patrikut si dhe koha që ai kaloi duke biseduar me shqiptarët në Kosovë dhe ecja nëpër rrugët e Prizrenit sigurisht që tërhoqi shumë vëmendje si të mediave ashtu edhe të vetë njerëzve, dhe ky gjest hasi në një entuziazëm dhe përshëndetje të madhe nga të gjithë.  

Patriku Porfirije vuri në dukje që: „Të lutemi për të gjithë njerëzit, bashkëkombësit dhe ata me të cilët jetojmë, duke përfshirë mbi të gjitha vëllezërit shqiptarë. Të ndërtojmë paqen së bashku, siç e ndërtuan familjet serbe me familjet shqiptare dhe të cilat edhe në kohëra të mira dhe të këqija kanë ruajtur shenjtërinë e Pejës dhe Deçanin e shenjtë. Zoti si dashuri sipas thelbit të saj, nuk e shikon se kush është kush. Që të gjithë janë fëmijë të zotit, këtë e kanë ditur ata shqiptarë të ndershëm,” tha në predikimin e tij patriku në Pejë. Pas mesazhit të paqes të dërguar në këtë mënyrë, mbeti absolutisht në plan të dytë frika se mund të kishte momente të tensionit të madh i cili është i pranishëm në terren për shkak të marrëdhënieve politike dhe sidomos duke pasur parasysh faktin se po mbahej ceremonia e fronëzimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe dhe se ditëve të kaluara i është ndaluar hyrja drejtorit të zyrës për Kosovë, Petar Petković-it. Në rrugët që çonin drejt Patrikanës së Pejës ishte e dukshme prania e shtuar e forcave speciale të Kosovës dhe në afërsi të manastirit ishin vendosur pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe në pikat e kontrollit përreth vetë manastirit. Për fat të mirë, gjithçka shkoi ashtu siç është më së miri dhe pa asnjë incident. Pas përfundimit të gjithë ceremonisë mbretëron një mendim dhe një përfundim i përbashkët se do të ishte më së miri të ndiqnim të gjithë së bashku mendimet e mençura të Patrikut Porfirije, dhe sikur të gjithëve të na mbetej në mendje i tërë fjalimi i tij. Fjalë për fjalë. Sa herë që dikush do të dëshironte t’i bëjë diçka të keqe kujtdo, ai do të duhej paraprakisht të kujtonte secilën fjalë të thënë dhe vetëm atëherë do ta kuptonte thelbin e mirësisë dhe atë se çfarë do të thotë në të vërtetë bashkëjetesa e përbashkët në Kosovë.  

Do të doja të besoja se nga sot të gjithë së bashku do të fillojmë të mendojmë, të bëjmë dhe të jetojmë jetën sipas këtij predikimi. Vetëm kështu jeta do të jetë e mirë për të gjithë ne.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.