Letrat në Uashington

Letrat do të hidhen në tavolinë dhe dhe do të shohim gjatë përzierjes së tyre se cila letër kujt do t’i takoj. Do të shohim vetëm se cili nga përfaqësuesit amerikan do t’i përziej ato letra, pasi që ka zëra dhe po flitet nëpër media se në atë mbledhje do të marrë pjesë madje edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Të gjithë ne e dimë se ai është njeri tejet impulsiv dhe i papërshtatshëm. Kam frikë se në ndarjen e letrave nga ana e tij edhe njëra edhe pala tjetër do të kalojnë keq, me faktin se në këtë lojë nuk do të ekzistojë mundësia që, si në poker, të dilet nga loja, porse do të duhet të luhet deri në fund me tërë bastin i cili do të vendoset në tavolinë.

0
480

Gjithsesi e dimë që ky takim i cili zyrtarisht është caktuar për 4 shtator në Uashington do të jetë tejet i pakëndshëm si për përfaqësuesit e Serbisë ashtu edhe për ata të Kosovës sepse njëra palë do të duhet që, më në fund, pas shume dekada mosmarrëveshjesh, të lëshojë pe. Amerika definitivisht e ka marrë çështjen në duart e saj dhe duket plotësisht e vendosur të zgjidhë nyjën Gordiane në një kohë të afërt. Me këtë veprim ajo qartazi ia bëri me dije tërë botës e në veçanti partnerëve nga Bashkimi Evropian dhe Rusisë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet pa qëndrimin final dhe fjalën përfundimtare të administratës amerikane, qoftë në të Donald Trump apo cilido president tjetër i Amerikës, sepse, megjithatë, Amerika investoi së tepërmi para dhe resurse në gjithë këtë që dikush tjetër të sjellë zgjidhjen përfundimtare të statusit pa mbrojtjen e interesave amerikane. 

Për të parën herë pas një kohe të gjatë jam bindur se Amerika nuk është shtet i cili verbërisht i ka dhuruar besimin njërës prej palëve të konfrontuara porse me mençuri dhe në mënyrë diplomatike i ka kushtuar vëmendje dhe i ka plotësuar edhe interesat serbe edhe ato kosovare kur këtë e kanë kërkuar rrethanat. Paj kujtojeni vetëm, dhe pyetni veten mirë, pse dhe për çfarë arsye në periudhën e shkuar ranë dy qeveri në Kosovë, edhe atë qeveria e Ramush Haradinajt dhe e Albin Kurtit. Kjo ishte pikërisht për arsyen se politika e vendosjes së taksave ndaj Serbisë nuk i konvenonte palës tjetër por as politikës së Amerikës e cila bazohet në zhvillimin ekonomik të rajonit, e sidomos kur qëllimi i vetëm i Serbisë është zhvillimi i ekonomisë gjë që edhe po potencohet më së shumti për arsye se qëndrimi i përfaqësuesve të Serbisë është se pa zhvillim ekonomik të rajonit nuk ka as paqe midis shteteve. Qëndrim të ngjashëm ka edhe administrata amerikane derisa qëndrimi i qeverisë së Kosovës është që të pranohet pavarësia.

Personalisht, jam i mendimit se madje edhe ndërtimi i rrugës magjistrale tek manastiri i Deçanit është ndalur pikërisht për shkak të presionit amerikan dhe kjo pikërisht për shkak të takimit të paralajmëruar, e të gjitha këto me qëllim të uljes së tensioneve. Në fakt, punimet në ndërtimin e rrugës magjistrale Deçan-Plavë, brenda zonës së mbrojtur të njërit pre katër objekteve të shenjta në Kosovë, nën mbrojtjen e UNESCO-s, janë ndalur dhe tani për tani është tërhequr e tërë makineria ndërtimore. Mbetet të shihet se si do të zgjidhet ky problem i cili paraqitet kohë pas kohe kur është e domosdoshme për shkak të ngjarjeve të politikës ditore.

Sipas deklaratave të gjertanishme të përfaqësuesve të njërës dhe palës tjetër mund të konkludohet që askush me siguri nuk mund të thotë se cila do të jetë tema e takimit, përveç se do të ketë një varg bisedimesh të vështira dhe se rezultati përfundimtar do të jetë i panjohur. Natyrisht, njëra palë pohon se fokusi do të jetë në integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik, tjetra ndërkaq në zgjidhjen përfundimtare dhe demarkimin territorial midis dy shteteve fqinje. Mirëpo, duket se mbetet një shije e hidhur në gojë sepse, gjykuar edhe nga deklaratat edhe nga komentet, fitohet përshtypja se asnjërës palë nuk po i ngutet shumë që të shkojnë në atë takim.  

Letrat do të hidhen në tavolinë dhe dhe do të shohim gjatë përzierjes së tyre se cila letër kujt do t’i takoj. Do të shohim vetëm se cili nga përfaqësuesit amerikan do t’i përziej ato letra, pasi që ka zëra dhe po flitet nëpër media se në atë mbledhje do të marrë pjesë madje edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Të gjithë ne e dimë se ai është njeri tejet impulsiv dhe i papërshtatshëm. Kam frikë se në ndarjen e letrave nga ana e tij edhe njëra edhe pala tjetër do të kalojnë keq, me faktin se në këtë lojë nuk do të ekzistojë mundësia që, si në poker, të dilet nga loja, porse do të duhet të luhet deri në fund me tërë bastin i cili do të vendoset në tavolinë. Do të jetë kjo një lojë e gjatë dhe rraskapitëse. Do të shohim se kush do të ketë pokerface më të mirë dhe cili do t’i fshehë më mirë letrat e tij të dobëta.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.