Njoftim për ndalimin e hyrjes së Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë

0
128

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen në Kosovë të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, z. Porfirije për të vizituar Patriarkanën e Pejës dhe besimtarët, paraqet shembull drastik të një qëndrimi diskriminues ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe ndaj besimtarëve të saj. Ky vendim shkakton zhgënjim dhe ankth shtesë në komunitetin serb, duke pasur parasysh faktin se vizita e Patriarkut ishte paralajmëruar sipas protokollit tashmë të vendosur, përmes zyrtarit ndërlidhës në Prishtinë, si dhe duke marrë parasysh kushtet politike të vendosura për një klerik të lartë, të cilit i kërkohet të dënojë publikisht veprimet e anëtarëve individualë të Kishes Ortodokse Serbe dhe në këtë mënyrë të përfshihet në ngjarje politike.

Me këtë rast, dëshirojmë të theksojmë se vendimi, si dhe praktika e deritanishme e autoriteteve të Kosovës, është në kundërshtim me dispozitat e “Planit të Ahtisaarit”, i cili përcakton qartë të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerikët e Kishes Ortodokse Serbe. Përkatësisht, neni 1.6. Shtojca V parashikon se: “Kosova nuk mund të ndalojë arbitrarisht hyrjen ose qëndrimin në Kosovë për priftërinjtë, seminaristët, murgjit, murgeshat, laikët dhe personat e tjerë të ftuar dhe anëtarët e Kishës Ortodokse Serbe”. Një vendim i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me konventat ndërkombëtare, të cilat garantojnë lirinë e lëvizjes si e drejtë themelore e njeriut (e garantuar edhe me nenin 13 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut). Për më tepër, lidhur me këtë më sipër, është e rëndësishme të theksohet se Ligji për Liritë Fetare në Kosovë (02/L-31) në nenin 4A (4.1) parasheh se Kisha Ortodokse Serbe është një nga gjashtë bashkësitë fetare të njohura në Kosovë. Po ashtu, i njëjti ligj në nenin 5.4. përcakton se: “Të gjitha fetë, besimet dhe bashkësitë fetare në Kosovë kanë të drejtë t’u sigurohet të gjitha llojet e mbrojtjes dhe mundësia për të ushtruar të drejtat dhe liritë e garantuara me kushtetutë, ligjet, marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për Mbrojtja e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut”.

Duhet të kujtojmë fjalët e urta, fjalët e dashurisë dhe të pajtimit që tha Patriarku Porfirije pas kurorëzimit të tij në Patriarkanën e Pejës, ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Pejës si i ftuar special: “Prandaj nga ky vend, u themi serbëve dhe shqiptarëve dhe të gjithë atyre që jetojnë në këto treva, le të gjejmë forcë me ndihmën e Zotit, ta njohim Zotin dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin sepse dëshira është nën parimet e besimin tonë”, tha Patriarku me këtë rast. A ka mesazh më të mirë për pajtim dhe bashkëjetesë sesa fjalët e patriarkut i cili na bëri thirrje të gjithëve në Kosovë, pa dallim kombi dhe feje, të mbrojmë njëri-tjetrin dhe theksoi se “Gjëja më e rëndësishme është pajtimi, falja dhe paqja me ata me të cilët jemi më afër, që janë fqinjët tanë të parë”.

Po ashtu, ju rikujtojmë se ky nuk është akt i izoluar ndaj Kishes Ortodokse Serbe, duke pasur parasysh se Qeveria e Kosovës dhe vetëqeverisja lokale në Deçan janë duke e refuzuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për kthimin e tokave të Manastirit të Deçanit.

Duke pasur parasysh të gjitha që u potencuan më sipër, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kërkojë falje Patriarkut dhe Kishes Ortodokse Serbe për vendimin në fjalë, si dhe të mos e përsërisë vendimin në të ardhmen, i cili është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet aktuale në Kosovë. Veçanërisht theksojmë se rrethanat politike në Kosovë nuk mund dhe nuk duhet të përdoren si arsyetim për shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe konventave ndërkombëtare. Gjithashtu, kërkojmë nga qeveria e Kosovës që sa më shpejt të zbatohet vendimi i vitit 2016 për kthimin e tokës Manastirit të Deçanit.

Në këtë kuptim, u bëjmë thirrje përfaqësuesve të misioneve dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë që të mos heshtin ndaj vendimeve të tilla, sepse ato ngrenë tensionet edhe ashtu të larta në Kosovë. Presim që ata të njoftojnë nëse ndalimi i vizitës së Patriarkut dhe vendosja e kushteve politike për hyrje në Kosovë është në përputhje me vlerat dhe normat e një shoqërisë që ushqen postulatet themelore të demokracisë dhe respektimit e të drejtave dhe lirive të njeriut. Gjithashtu presim që angazhimi i tyre aktiv, pasi që sundimi efektiv i ligjit dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, nuk do të mbesin vetëm fjalë në letër, ndërkohë që në të njëjtën kohë ekziston një praktikë në Kosovë, ku lejohen shkeljet e këtyre të drejtave dhe tolerohen.

Nënshkruesit:

Qendra për avokim per kulturë demokratike (ACDC)

Forumi për zhvillim dhe bashkepunim multietnik (FDMC)

Qendra humane Mitrovicë

Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER)

Komunikimi për zhvillim të shoqrisë (CSD)

Iniciativa e re sociale (NSI)

NVO Aktiv

Gracanica online

Shoqata e grave afariste Avenija

Qendra për iniciativa sociale

Veprimtaria e Partesh Rinore

Etno izvori Gračanica

(acdc-kosovo.org, 27/12/2022)