Problemin e vjetër ta zgjidhësh me një të ri

Problem? Më së miri është ta zgjidhësh me një problem të ri. Pikërisht kur, pas një kohe të caktuar, mendojmë se kemi hequr qafe sfida të ndryshme, do t’u vijë radha atyre sfidave që i kemi shtyrë. Tek ne thuajse qëllimi është shpërfillja, mbulimi e jo zgjidhja e problemit. Hah, çfarë do të bëjmë nëse lirohemi nga të gjitha sfidat, si do të tërheqim vëmendjen e publikut, si do të tërheqim donacione? 

0
156

Periudhë e mëparshme e vështirë për shumë banorë të Kosovës, vërshimet shkaktuan dëme vërtet të mëdha materiale. Jemi dëshmitarë të reshjeve të dendura të shiut që kanë shkaktuar probleme të mëdha për disa qytetarë. Nga vërshimi i lumenjve dhe përrenjve u dëmtuan shumë rrugë, biznese, shtëpi, makina, u shembën ura, u shkatërruan lokale dhe tokë bujqësore. Doli që nuk jemi gati për sprova të tilla, por, ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, edhe ky paralajmërim nuk do të ndryshojë asgjë për ne. Vetëdija jonë është e tillë, do ta harrojmë këtë problem sapo të vijë një tjetër, dhe kjo tek ne vjen aq shpejt sikur në një shirit lëvizës. 

Problemet i fusim “nën tepih” me ardhjen e çdo problemi të ri, thjesht të tillë jemi ne, kështu funksionojmë. Këtë e tregojnë shembujt nga e kaluara, e kemi pasur problemin e tabelave të regjistrimit, d.m.th. të targave, ai është shtyrë, problemi që është i lidhur me barrikadat është fshehur disi, me premtime të ndryshme, me marrëveshje. Më pas, në janar, pasojnë një sërë incidentesh ku serbët ishin viktima, plagosja e djalit dhe të riut në ditën e Kërshëndellave në Shtërpcë, rrahja e djalit në Suhodoll te Mitrovica dhe plagosja e një personi në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, në afërsi të postbllokut të sapokrijuar. Në këtë rast policët e ROSU-s qëlluan mbi veturë dhe thjesht fati që nuk e vranë shoferin dhe shoqëruesin e tij. Arsyeja për një sjellje të tillë, përveç nëse policët kanë qenë të rrezikuar, është absolutisht për çdo gjykim. Do të mund të thuhej se këto ngjarje janë pasojë e gjithçkaje që ndodhi në vitin e kaluar, më saktë në fund të vitit 2022.

Të gjitha këto probleme u harruan shpejt sepse ndodhën vërshimet. Stihia e ujit nuk zgjodhi fenë dhe kombin, ajo u solli fatkeqësi të gjithëve. Është mirë që përveç dëmeve materiale nuk ka pasur viktima në njerëz. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video nga Drenica ku uji barte veturat, ndërsa në vendbanimin multietnik të Lagjës së Boshnjakëve, njerëzit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre me varka. Shumë prej tyre u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë dhe apartamentet e tyre gjatë atyre ditëve. Banorë më të e moshuar pohojnë se nuk mbajnë mend përmbytje të tilla në 50 vitet e fundit. Shumë qytetarë u ankuan në organet komunale për shkak të bllokimit të kanalizimeve dhe shtretërve të lumenjve.

Pas këtyre përmbytjeve, duhet të punohet dhe të zgjidhet kjo ngecje. Kjo ka shumë të ngjarë se nuk do të ndodhë sepse diçka tjetër do të dalë në rend, diçka që ka një prioritet më të lartë, ndonjë sfidë e re. Kjo qasje ndaj problemeve na ka sjellë këtu ku jemi tani. Pikërisht sepse “fusim gjithçka nën tepih”. Thjesht, kështu jemi mësuar të jetojmë. 

Problem? Më së miri është ta zgjidhësh me një problem të ri. Pikërisht kur, pas një kohe të caktuar, mendojmë se kemi hequr qafe sfida të ndryshme, do t’u vijë radha atyre sfidave që i kemi shtyrë. Tek ne thuajse qëllimi është shpërfillja, mbulimi e jo zgjidhja e problemit. Hah, çfarë do të bëjmë nëse lirohemi nga të gjitha sfidat, si do të tërheqim vëmendjen e publikut, si do të tërheqim donacione? Jemi mësuar që konfliktet, fatkeqësitë natyrore, status kuo-në dhe në përgjithësi tensionet t’i kthejmë në injeksione financiare. Veçse nuk e di se deri kur do t’i mbyllin sytë të gjithë financuesit perëndimorë dhe të tjerë ndaj këtij lloji të zgjuarsisë sonë.  


Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.