E ardhmja e Mbrojtjes Civile në veri të Kosovës

Cila është gjendja momentale e Mbrojtjes Civile në veri të Kosovës? Cilat janë zgjidhjet e mundshme për të ardhmen e tyre? Këto pyetje janë në fokus të hulumtimit që së bashku kanë kryer institutet nga Beogradi (Belgrade Center for Security Policy) dhe Prishtina (Qendra Koso-vare për Studime të Sigurisë). Rezultatet janë publikuar në raportin me titull “E ardhmja e Mbro-jtjes Civile në veri të Kosovës”, që u paraqit në një konferencë më 29 prill në Prishtinë. Grupi i anketuar përbëhet nga 26 persona midis të cilëve ka pjesëtarë të pushtetit komunal, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile, përfaqësuesë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe të organizatave të shoqërisë civile në veri, si dhe përfaqësuesë të medias. Hulumtimi është kryer me metodën e in-tervistës „sy më sy“ dhe është realizar në periudhën prej 9 shkurt e deri më 27 mars.

0
956

Cila është gjendja momentale e Mbrojtjes Civile në veri të Kosovës? Cilat janë zgjidhjet e mundshme për të ardhmen e tyre? Këto pyetje janë në fokus të hulumtimit që së bashku kanë kryer institutet nga Beogradi (Belgrade Center for Security Policy) dhe Prishtina (Qendra Koso-vare për Studime të Sigurisë). Rezultatet janë publikuar në raportin me titull “E ardhmja e Mbro-jtjes Civile në veri të Kosovës”, që u paraqit në një konferencë më 29 prill në Prishtinë. Grupi i anketuar përbëhet nga 26 persona midis të cilëve ka pjesëtarë të pushtetit komunal, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile, përfaqësuesë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe të organizatave të shoqërisë civile në veri, si dhe përfaqësuesë të medias. Hulumtimi është kryer me metodën e in-tervistës „sy më sy“ dhe është realizar në periudhën prej 9 shkurt e deri më 27 mars.

Sipas këtij hulumtimi, Mbrojtja Civile në formën e tanishme në veri të Kosovës është themeluar më 1 maj 2006 gjatë kohës sa ka qenë Kryeministër Vojislav Koshtunica. Qëllimi pri-mar i ekzistimit të Mbrojtjes Civile sipas rregulloreve serbe ka qenë veprimi në rast të katastrofave natyrore dhe lëkundjeve shoqërore. Sipas atij sistemi, njësitë e Mbrojtjes Civile në veri janë themeluar nga 4 komuna me shumicë serbe dhe kanë qenë në kompetencë ekskluzive të tyre. Numri i tyre është 751 pjesëtarë. Këto njësi janë financuar dhe mbështetur nga ana e Republikës së Serbisë dhe deri tani nuk kanë qenë në asnjë mënyrë të integruara në sistemin e Kosovës. I vetmi formacion për mbrojtjen nga katastrofat natyrore i cili në një mënyrë vepron në sistemin e Kosovës është njësia e zjarrfikësve e cila numëron rreth 30 pjesëtarë, që në asnjë mënyrë nuk është mjafton që t’i përgjigjet të gjitha sfidave që ndodhin gjatë vitit në veri të Kosovës. Pikërisht për shkak të një gjendjeje të tillë, pjesëtarët e Mbrojtjes Civile edhe dalin jashtë mandatit të tyre kështu që i bashkangjiten aksioneve për shuarjen e zjarreve, aksioneve të shpëtimit, mirëmbajtjes së rrugëve, etj. Mirëpo, meqenëse këto njësi nuk janë pjesë e sistemit kosovar, pala kosovare dhe bashkësia ndërkombëtare i shohin si struktura paralele, disa madje edhe si formacione paramilitare (ka akuza nga pala kosovare që këto njësi janë të armatosura dhe që kanë marrë pjesë në disa trazira në veri, si dhe që disa pjesëtarë të tyre kanë dosje kriminale, megjithëqë deri më sot nuk është ngritur padi apo dënuar ndonjë prej tyre). Duke pasur parasysh të gjitha këto, bëhet më e qartë pse njëra nga temat kryesore për palën kosovare në negociatat me Serbinë ishte shpërbërja e këtyre njësive dhe integrimi i pjesëtarëve të tyre në sistemin e Kosovës.

Kjo çështje është përfshirë me të ashtuquajturën „Marrëveshje e Brukselit“ të nënshkruar nga ana e dy Kryeministrave në prill 2013, mirëpo vetëm në kuadër të pikës së përgjithshme për „largimin e të gjitha institucioneve paralele në veri të Kosovës“. Një marrëveshje më konkrete për Mbrojtjen Civile është arritur më 26 mars të këtij viti në Bruksel dhe nënkupton integrimin e 483 personave në struktura të ndryshme të Kosovës si dhe 50 pozita të financuara nga fondet për situata të paparashikuara. Nuk dihet, megjithatë, se cili do të jetë fati i 218 personave që do të mbeten pa punë dhe pa paga të rregullta. Përveç kësaj, ekzistojnë edhe disa sfida që janë thek-suar në raport e që kanë të bëjnë me si vijon: a do të mund institucionet e Kosovës t’i absorbojnë të gjithë këta pjesëtarë të Mbrojtjes Civile; refuzimi eventual i pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile që të bëhen pjesë e institucioneve kosovare; gjetja e alternativës për personat që do të mbeten pa punë.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, raporti përmban edhe rekomandime se në çfarë mënyre do të duhej të zbatohej ky proces dhe janë të ndara në tri grupe:

Rekomandimet e përgjithshme

• Për të rritur transparencën e këtij procesi, të dy Qeveritë duhet t’u ofrojnë qytetarëve in-formata të sakta dhe objektive gjatë secilës fazë të implementimit të kësaj marrëveshjeje.
• Për të siguruar një integrim të qëndrueshëm të Mbrojtjes Civile në institucionet kosovare, të dy Qeveritë duhet të heqin dorë nga retorika ndezëse dhe nacionaliste.

Rekomandimet për Serbinë

• Qeveria e Serbisë duhet të ndërpresë financimin dhe mbështetjen e Mbrojtjes Civile, sipas pikës 19 të Marrëveshjes së arritur më 26 mars 2015.

• Qeveria e Serbisë do të duhej të bëjë përshtatje juridike ashtu që të mundësojë shpërbërjen e Mbrojtjes Civile dhe duhet të miratohet një Rregullore e veçantë për pensionimin e pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile e cila nuk është diskriminuese në kuptim të kufizimit të lirisë së tyre të lëvizjes, trashëgimit të pensionit dhe kritereve tjera për daljen në pension (vitet e përvojës së punës, mosha, etj.)
• Qeveria e Serbisë, si dhe katër komunat në veri të Kosovës duhet të bashkëpunojnë gjatë hetimit të pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile që dyshohen se kanë kryer krime. Pro-cedimi kundër kriminelëve është në interes si të komunitetit serb ashtu edhe atij shqip-tar në Kosovë.
Rekomandimet për Kosovën
• Para integrimit të njësive të Mbrojtjes Civile do të duhej të kryhej një vlerësim i detajuar i stafit të saj, përfshirë edhe nivelin e tyre arsimor dhe shkathtësitë, si dhe sigurimin e tra-jnimit shtesë nëse kjo shihet si e domosdoshme.
• Meqenëse buxheti i Kosovës momentalisht nuk parasheh shpenzime për integrimin e njësive të Mbrojtjes Civile dhe angazhim më të gjerë të njësive të AME (Agjencia e Menaxhimit Emergent) në veri të Kosovës, Qeveria duhet të zbatojë një revidim të bux-hetit dhe të sigurojë një financim të qëndrueshëm të njësive për reagim në situata të jashtëzakonshme, përveç mjeteve që momentalisht janë në dispozicion.
• Njësitë e AME në veri të Kosovës (ato të zjarrfikësve dhe të shpëtimit) duhet të fuqizohen në mënyrë domethënëse sepse një njësi që përbëhet nga 30 persona nuk është e mjaf-tueshme që të mbulojë operacionet në tërë territorin e veriut të Kosovës.
• Pjesa më e madhe e pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile duhet të integrohet në AME. Secila nga katër komunat duhet të formojë një organ për situata të jashtëzakonshme dhe secila prej tyre duhet të ketë një njësi të zjarrfikësve.
• Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me komunat veriore duhet të hartojë një plan për punësim të sërishëm i cili duhet të lehtësojë kalimin në jetën civile të atyre policëve dhe stafit të Mbrojtjes Civile që nuk janë integruar në sistemin e Kosovës. Është me rëndësi të sigurohet që stafi i Mbrojtjes Civile që mbetet pa punë të ketë alternativë në sektorin privat me qëllim të sigurimit të punësimit dhe të ardhurave të rregullta. Në këtë kontekst, ofrimi i trajnimit dhe kredive për fillim të biznesit për ndërmarrje të vogla në bashkëpunim me sektorin e biznesit e në veçanti me donatorët ndërkombëtarë, do të ishte tejet relevante për ata që nuk janë integruar në institucionet e Kosovës.

Në bazë të këtij raporti shihet që edhe përkundër dy marrëveshjeve që në vete përmbajnë dispozitat për Mbrojtjen Civile, para nesh është ende një rrugë e gjatë për zgjidhjen e kësaj çështje komplekse. Na presin edhe shumë kalkulime dhe orvatje për të zënë një pozitë sa më të mirë nga të dy palët në negociata, por edhe kompromise nga të dy palët, sepse kjo është mënyra e vetme që të zgjidhet kjo çështje, edhepse sipas të gjitha gjasave, në një mënyrë me të cilën nuk do të jetë është plotësisht e kënaqur asnjëra nga palët.

Raportin e plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.qkss.org/repository/docs/Future_of_Civil_Protection_in_North_Kosovo_114756.pdf