Disi nuk mund të kalojë pa u vërejtur mbledhja e Kuvendit të Kosovës dhe tërë ajo çka po ndodh këtyre ditëve në Prishtinë. Opozita me të vërtetë është përpjekur që të bëj regjinë e një skenari çfarë është parë gjatë vi-teve nëntëdhjetë në Kuvendin e Serbisë, kur opozita përpiqej që me metoda radikale të sabotonte pushtetin e Slobodan Milošević-it. „Opozita përsëri ndërpreu mbledhjen e Kuvendit“ janë tituj që mund të shiheshin, dikur në Beograd, tani Prishtinë; eh, deri kur kështu në Ballkanin malor. Heh, çfarë paralele!
Ndoshta jo aq i vlefshëm për t’u përmendur, lideri i „Vetëvendosjes“ Al-bin Kurti, u kujdes që në mënyrë spektakolare të ndërpresë mbledhjen e parlamentit të Kosovës, e një javë pas tij këtë e bëri edhe Faton Topalli, po ashtu deputet i “Vetëvendosjes”. Përsëri deshi t’i shihte deputetët e përlotur dhe të shprehte frustracionet e tij në mënyrë „demokratike“. Gjatë ditëve të kaluara në këtë parlament kanë fluturuar vezë, janë dëgjuar filikaça, e tashmë për të dytën herë është hedhur gaz lotsjellës. Çka tjetër e ka radhën? Me të vërtetë përparim i mrekullueshëm i një shoqërie që dëshiron të afirmohet si „evropiane“. Qëllimi është që të tërhiqet marrëveshja të cilën Isa Mustafa e nënshkroi në Bruksel, siç e thekson opozita, kurse funksionimi normal i kuvendit është i pamundur derisa kjo të mos ndodhë. Opozita ka paralajmëruar protesta derisa Isa Mustafa të japë dorëheqje apo të tërheqë marrëveshjen. Tubimi i ak-tivistëve të opozitës para parlamentit mund të sillte probleme edhe më të mëdha. Se sa ishte situata e tendosur tregon edhe fakti që hapësirën para parlamentit e kanë kontrolluar helikopterët e KFOR-it.
Kjo nuk është assesi një gjë e mirë për popullin e Kosovës; politika e papjekur dhe përshkallëzimi i dhunës nuk e çojnë këtë popull kah një e ardhme më të ndritshme. Opozita dhe simpatizuesit e saj qartazi e dëshirojnë këtë. Tensioni të cilin po e krijojnë ata dhe ushtrimi i presionit mbi pushtetin është, sipas meje, vetëm shkas që ata të kapin karrigën në këtë mënyrë, pasi që nuk u shkoi për dore ta bëjnë këtë përmes rrugëve ligjore. Deri atëherë ka mundësi për shfaqje të reja në Kuvendin e Koso-vës, me të vërtetë diçka fëmijërore, sikur në cirk.
Skenar i ngjashëm është parë edhe në Beograd në vitet nëntëdhjetë kur lideri i Partisë Radikale, Vojislav Šešelj, u përpoq që në mënyrën e vet të veçantë të shprehë mendimin e vet, me çdo kusht. Për dallim nga par-lamenti i Kosovës, në atë të Serbisë nuk ka pasur gaz lotsjellës dhe vezë, por gjithsesi ka pasur lagie me ujë, fishkëllima, rrahje dhe largim spektakolar të deputetëve nga salla e Kuvendit ku shihet fytyra e vërtetë e njerëzve që kanë caktuar fatin tonë apo bile kanë dashur të bëjnë këtë. Kjo është mbase një pasqyrë e keqe e kombit, për fat të keq. Për këtë arsye tani gjendemi këtu ku jemi, gjithmonë në ndonjë situatë të pakëndshme; prandaj kemi kaluar nëpër të gjitha ato tmerre. Për shkak të njerëzve që në këtë mënyrë i shërojnë frustrimet e tyre.
Klima politike në këto hapësira është kontradiktore deri në ves, vetëm të mos jetë ashtu siç bën, mendon, dëshiron apo ndjenë ai tjetri. Aspirata e përhershme për krijim konfuzioni nuk do të çrrënjoset së shpejti, do të na duhen vite, dekada, sepse ky është megjithatë Ballkan.