Kryeministër apo dekor?

Ne si popull jemi të njohur si ekspertë pët ta huqur poentën. Vučić-i si Vučić-i, ekspert që të na servojë tema të parëndësishme dhe që të qeverisë pa u penguar, që të zbatojë politikën e tij apo të kujtdo qoftë në Kosovë, e cila deri tani është treguar teje shkatërruese për komunitetin serb në Kosovë. E Ana… paj Anën askush nuk e pyet për asgjë, Ana është eksperte, Ana ka rezultate si ministre, por Ana është gay. Vučić-i është Car!

0
1058

Ditëve të fundit, temë kryesore në Kosovë janë zgjedhjet e paradokohshme parlamentare dhe pasiguria rreth asaj se kush do të sigurojë shumicën për formimin e qeverisë së re, si dhe çfarë kursi do të ndërmarr qeveria e re, në veçanti në raport me Serbinë dhe negociatat që janë zhvilluar në Bruksel dhe marrëveshjet që janë arritur atje. Paksa në hije të këtyre ngjarjeve po zhvillohet edhe ndërrimi i qeverisë në Serbi. Në fakt, kur pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në prill, Aleksandar Vučić, kryeministri i gjertanishëm, u zgjodh në pozitën e presidentit të shtetit,vendi i kryeministrit mbeti i zbrazët, kështu që pason zgjedhja e qeverisë së re të Serbisë.

Duke pasur parasysh përbërjen e Parlamentit të Serbisë, e edhe faktin që Partia Përparimtare Serbe e presidentit të sapozgjedhur posedon shumicën absolute në parlament, kjo çështje paksa ka humbur rëndësinë, sepse është më shumë se e qartë që qendra e pushtetit do të zhvendoset nga kabineti i kryeministrit në kabinetin e kryetarit të Serbisë. Meqenëse padyshim ekziston shumica për mbështetjen e çfarëdo vendimi të Vučić-it në kuvend, mbeti të pritej vetëm vendimi i tij se kush do të jetë “dekor” i tij në kabinetin e Kryeministrit. Me ditë të tëra është bërë cirk nëpër media rreth kësaj, ku më së shumti kontribuoi vetë presidenti i sapozgjedhur dhe kështu më në fund u kumtua që kryeministër do të jetë Ana Brnabić, ministre e gjertanishme në Qeverinë e  Vučić-it. Natyrisht, prapë fillon cirku nëpër media. Kryeministër i parë femër në historinë e Serbisë. E dyta, ndoshta një gjë edhe më e madhe në tërë këtë cirk medial, gruaja e parë kryeministre gay në historinë e Serbisë. Po, i tërë fokusi është në atë që ajo është gay, e jo a është e përgatitur dhe e kualifikuar që të udhëheqë Qeverinë. Po, është me rëndësi kur e kishte pranuar se është gay, kur e kishte kuptuar vetë këtë, a ka të dashur, çka do të thonë priftërinjtë, a ka marrë pjesë në paradat gay, ndërsa është një gjë krejtësisht dytësore se çfarë politike planifikon të udhëheqë, është plotësisht e dorës së dytë që nga mandatarja për përbërjen e Qeverisë së re nuk dëgjuam asnjë fjalë për Kosovën, çfarë politike planifikon të udhëheqë në raport me Kosovën, si planifikon të bëjë presion mbi palën tjetër që pas mjaft vitesh refuzimi më në fund të formojë Bashkësinë e komunave serbe. Është e parëndësishme edhe se kush do të negociojë me kryeministrin e ri të Kosovës, kushdo që të jetë ai, Haradinaj apo Kurti, nuk do të jetë aspak e këndshme, por me rëndësi është se ajo është gay.

Ne si popull jemi të njohur si ekspertë pët ta huqur poentën. Vučić-i si Vučić-i, ekspert që të na servojë tema të parëndësishme dhe që të qeverisë pa u penguar, që të zbatojë politikën e tij apo të kujtdo qoftë në Kosovë, e cila deri tani është treguar teje shkatërruese për komunitetin serb në Kosovë. E Ana… paj Anën askush nuk e pyet për asgjë, Ana është eksperte, Ana ka rezultate si ministre, por Ana është gay. Vučić-i është Car!