Ndikimi malinj

Sa i përket mbështetjes politike që i jepet Serbisë nga ana e Rusisë, të gjithë e kanë kaherë të qartë që ajo bazohet në qëndrimin deklarativ kundër pavarësisë së Kosovës si dhe në mbështetjen politike në OKB, por jo më shumë se kaq, sepse për çkado më shumë se aq, sipas mendimit tim të sinqertë, as vetë Rusia nuk është e interesuar sepse kjo do ta sillte në një pozitë edhe më të komplikuar se sa që është tani pas të gjitha sanksioneve dhe izolimit pas aneksimit të Krimesë. Natyrisht, nuk mund të themi që Rusia tani është politikisht e padëmshme, por gjithsesi ndikimi i saj në regjion është reduktuar në masën e cila është gjithçka vetëm jo diçka brengosëse.

0
956

Shkas që të shkruaj blog me këtë temë ishte deklarata e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan për Ballkanin, zotit Hoyt Yee, për veprimin e Rusisë në destabilizimin e regjionit si dhe ndikimit në zhvillime politike dhe ekonomike në Evropën Juglindore, të cilën e transmetoi gazeta beogradase Politika. Thënë sinqerisht, në shikim të parë, vetë tema e bisedës me zotërinë e përmendur lë të kuptohet se ekziston një lloj ndikimi, por për shkallën e atij ndikimi mund të polemizohet në masë të madhe. 

Sa për hipokrizinë e zotërisë së përmendur, i cili edhe pse është përfaqësues i administratës së mëparshme në Uashington, ende është në funksion dhe i cili është dërguar të qetësojë popujt e armiqësuar në Ballkan, duke tejkaluar shpeshherë kufirin e mirësjelljes, as nuk duhet të flitet sepse është bërë proverbiale. Por, gjithsesi duhet të shohim pak atë që ai deklaroi si një pohim, dhe na pëlqeu kjo neve apo jo, fjala e tij prapëseprapë ka një peshë diplomatike. Përmes asaj deklarate, e cila në njëfarë mënyre trazoi opinionin në rajon, pretendimi kyç ishte se Rusia po përpiqet ta destabilizojë rajonin me ndikimin e saj dhe kështu të ruajë rolin e saj në krijimin e gjendjes politike dhe ekonomike në disa vende të rajonit (lexo Serbi). Po ashtu ishte interesante edhe deklarata se qendra humanitare ruse në Nish paraqet një kërcënim për stabilitetin në rajon si dhe që duhet, sipas fjalëve të tij, “të mendohet mirë” për dhënien e statusit diplomatik stafit të asaj qendre sepse, prapë siç pohon ai, “SHBA konsideron se aty punët nuk janë të pastërta.” E tërë kjo që u tha është, siç konsideron ai, çelësi i përhapjes së ndikimit malinj të Rusisë në vendet e regjionit. 

Sikur po harrohet që në disa vende të regjionit, qysh nga shpërbërja e BRSS-së, e në disa sosh një dekadë më vonë, përcaktimi politik pikërisht është kthyer kah anëtarësimi në BE, se në disa vende ky proces ka përfunduar e në disa të tjera ai ende po vazhdon, por është në atë stad që nuk mund të ketë kthim te e vjetra dhe që lidhjet me trashëgimtaren e BRSS-së, Rusinë, janë redukuar në atë nivel sa që paraqesin, shikuar nga aspekti politik, një gjë margjinale. Natyrisht nëse e përjashtojmë bashkëpunimin ushtarako-ekonomik midis Serbisë dhe Rusisë, i cili, sipas vëllimit të tij, madje shikuar edhe me shifra, nuk paraqet faktor që duhet të shkaktojë shqetësim. Po ashtu shtrohet pyetja se përse gjithmonë nxehet gjendja e pasigurisë në momentin kur po vazhdojnë proceset e negociimit dhe pajtimit në vendet në regjion dhe kur pritet që këto procese të japin rezultatet e veta në terren dhe në praktikë. Mes tjerash, pothuajse të gjitha vendet në regjion tashmë janë anëtare të NATO-a, ku fjalën kryesore e ka pikërisht vendi prej nga vie zotëriu i përmendur Hoyt Yee, dhe si të tilla nuk do të duhej të paraqesin kërcënim për stabilitetin në regjion. Vizita e tij regjionit përfshiu pikërisht vendet që në të kaluarën e afërt kanë pasur probleme të sigurisë të bazuara në baza kombëtare.Thuajse qëllimi i vizitës ishte që ato vende të paralajmërohen që në çdo moment mund të aktuelizohen përsëri ato probleme të fjetura dhe të vendosen në rend të ditës, sepse tashmë është e qartë për të gjithë që pothuajse të gjitha ato probleme në rrënjë të tyre kanë pasur nxitje dhe mbështetje pikërisht nga SHBA. E tani çdokush normal bën pyetjen se ku është këtu ai ndikimi famoz malinj i Rusisë, kur të gjithë e dimë që Rusia, as në kohën e Jelcinit, as në kohën e Putinit, nuk ka luajtur kurrfarë roli aktiv as në provokimin as në zgjidhjen  e problemeve të një natyre të tillë në Ballkan porse shumicën e tyre i ka shkaktuar dhe i ka zgjidhur administrata e Uashingtonit. Për atë se si janë shkaktuar dhe zgjidhur nuk dua të flas sepse perceptimi i tyre është tejet kontradiktor. Natyrisht, duhet të respektohet mendimi i secilit në lidhje e këtë, por pasojat po i shohim sot, kur shumica e të rinjve po i kthehen perëndimit, kur po i lënë atdhetë e tyre sepse në to nuk ka kurrfarë perspektive dhe kur gjithnjë e më tepër po ndihet pikërisht ai ndikim malinj, por, për fat të keq, në kuptimin mjekësor dhe, për fat të keq, pikërisht nga ai perëndim. 

Mbi të gjitha, nuk dua të them që nuk ekziston një ndikim i caktuar rus, po, ekziston dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë, por ky ndikim si në planin ekonomik, politik e atë ushtarak është tejet më i ulët sesa që është rasti me ndikimin e Perëndimit, gjë të cilën mund ta shohim edhe nga shifrat që i jep zoti Samorukov në blogun të cilin tashmë e ka botuar New Perspektiva. Megjithatë, ngecja e dhjetëfishtë në shifra duhet të jetë sinjal se sa e interesuar është Rusia dhe në fund të fundit edhe sa e fuqishme është të ushtrojë ndikim në vendet e rajonit në mënyrë që eventualisht të realizojë ndonjë ndikimin në proceset politike në rajon.

Sa i përket mbështetjes politike që i jepet Serbisë nga ana e Rusisë, të gjithë  e kanë kaherë të qartë që ajo bazohet në qëndrimin deklarativ kundër pavarësisë së Kosovës si dhe në mbështetjen politike në OKB, por jo më shumë se kaq, sepse për çkado më shumë se aq, sipas mendimit tim të sinqertë, as vetë Rusia nuk është e interesuar sepse kjo do ta sillte në një  pozitë edhe më të komplikuar se sa që është tani pas të gjitha sanksioneve dhe izolimit pas aneksimit të Krimesë. Natyrisht, nuk mund të themi që Rusia tani është politikisht e padëmshme, por gjithsesi ndikimi i saj në regjion është reduktuar në masën e cila është gjithçka vetëm jo diçka brengosëse. 

Është e qartë se partnerët tanë perëndimorë kanë mbetur pa argumente për të na shantazhuar të gjithë neve në tërësi, sepse ata nuk bëjnë dallime të mëdha ashtu siç bëjmë ne vetë mes veti, kështu që edhe argumenti më i vogël është shndërruar në temë për të cilën për fat të keq ne vetë duhet të mendojmë më së shumti, sepse kjo i pengoi atyre që na dhanë gjithçka, disave më shumë e disave shumë më pak.