Për nesër në Mitrovicë është paralajmëruar një protest kundër ngritjes së shtatores së “Car Llazar” dhe Lagjës “Lugina e Diellit” në Mitrovicën e veriut.
Organizatorët nëpërmes një komunikate për media kanë ftuar qytetarët e Mitrovicës dhe Kosovës në protestë paqësore.
Kundër kësaj proteste ka dalë Partia Demokratike e Kosovës, e cila thotë se nuk duhet të protestohet, pasi që nuk po dihen organizatorët. Kështu ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati në një konferencë për media, i cili ka thënë se Mitrovica është qytet me shumë probleme, dhe se duhet që qytetarët të jenë të përmbajtur në raste të tilla, raporton Veriu.info.
Protesta është thënë se do të mbahet pranë Urës së Ibrit në Mitrovicë dhe fillon në orën 16:00.
(Veriu.info, 02/07/2016)