Pritje për asgjë

Janë të çuditshme zgjedhjet, gjithmonë votoni duke pritur diçka. Sipas të gjitha gjasave, serbët e Kosovës do të votojnë duke mos pritur asgjë. Pa ndryshim, pa ndikim. Do të votojnë të vetëdijshëm që votat e tyre mund të zhduken dikund pas kalimit administrativ. Por sidoqoftë, bile në këtë ditë të votimit do të kemi iluzionin që jemi pjesë e një shteti dhe që kemi ndikim. Ashtu siç edhe politikanët tanë do të vazhdojnë të na japin atë iluzion se me të vërtetë jemi të rëndësishëm, dhe se lufta për një jetë tonën më të mirë është e pandërprerë.

0
1247

Të dielën na pret rrethi i parë i zgjedhjeve për presidentin e Republikës së Serbisë. Fushata tashmë po zhvillohet me të madhe, e gjithnjë e më shpesh po shtrohet pyetja se a do të vijë fare deri tek rrethi i dytë. Më në fund, Komisioni zgjedhor republikan i Serbisë përcaktoi se si do të votohet në Kosovë e vetë procesi, ashtu si edhe më parë, do të mbikqyret nga misoni i OSBE-së. Natyrisht, votat do të numërohen në Rashkë dhe Vranjë siç ishte rasti edhe në disa zgjedhje të mëparshme. Këtu është ai problemi kryesor me të cilin ballafaqohet votuesi i zakonshëm nga Kosova. Në fakt, në zgjedhjet e fundit për  parlament, numërimi i votave nga Leposaviqi ka qenë inicuesi kryesor i revidimit të rezultateve. Si me ndonjë mrekulli doli që kandidati për deputet i cili ishte nga Leposaviqi as vetë nuk kishte votuar për vete e të mos flasim për familjen e tij. Një tregues tjetër i mirë se për çka përdoren serbët e Kosovës. E edhe se si po drejtohet vullneti ynë i lirë. Meqenëse, me keqardhje e themi, tashmë jemi mësuar me këtë, pyetja kryesore që po bëhet këtyre ditëve është se çka mund të presim nga presidenti i ardhshëm i Serbisë? A duhet edhe të presim diçka? A do të sjellin këto zgjedhje çfarëdo ndryshimi? Për neve, nuk e besoj këtë. 

Duke analizuar prezantimin e kandidatëve, nuk morëm ndonjë zgjidhje konkrete për ne. Morëm disa sulme ndaj pushtetit dhe përgjigje sa i përket Kosovës, por zgjidhje kurrfarë. Asnjë kandidat as nuk na vizitoi, përveç Vuk Jeremić-it i cili i vizitoi manastiret por nuk pati ndonjë miting të organizuar. Siç e paralajmëruan mediat, është dashur të na vizitonte edhe kryeministri aktual. Por, natyrisht, pritej leja nga institucionet e Kosovës. Edhepse jemi të vetëdijshëm se pa atë leje nuk do të vinte kurrë, ata ende po na flasin për Kosovën serbe dhe institucionet e Serbisë. Cilat institucione saktësisht, e pyes veten? Tema kryesore e raportimit për këto zgjedhje gjithsesi është edhe fenomeni politik që është paraqitur. Ljubiša Preletačević Beli. Një figurë imagjinare e krijuar nga një djalosh nga Mlladenovci i cili e sjell deri tek banalizmi skenën politike në Serbi.  Qe një kohë të gjatë nuk mbahet mend një interesim aq i madh i të rinjve për politikë sikurse tani dhe për shkak të tij. Do të ishte mirë të pyesim se çka mund të na sjellë ai? Jemi të sigurtë që as në këtë rast nuk do të fitonim asgjë por fjalia  “do ta bëj një tregim të tillë që Kosova do të ktehet vetvetiu” nëse asgjë tjetër na ka bërë të qeshim të gjithë së bashku dhe ka sjellë shumë më tepër se të gjitha premtimet që i kemi marrë me vite. E dimë që është në pyetje një shaka, por këtij populli i ka ardhur më te hunda. Është më lehtë të qeshësh se sa te besosh përsëri dhe përsëri të mos fitosh asgjë. Derisa procesi i negociatave është në qetësi, deris Kosova po e merr pronën dhe planifikon ushtrinë,  neve prapë po na flasin për Serbinë në Kosovë. Kur mendoni racionalisht, do të ishte e logjikshme që të pyesni kush ende beson në këtë? Pakkush. Asnjëherë Kosova nuk ka qenë më pak temë në ndonjë zgjedhje. Si ashtu papritmas e harruam edhe trenin edhe murin në Mitrovicë? A i intereson dikujt se pse serbët e Kosovës me pasaportën e tyre nuk mund të shkojnë askund? A brengoset ndokush për mesataren e pagave të njerëzve të këtushëm dhe se si mbijetojnë deri në fund të muajit? Është e qartë që jo, sepse askush as nuk po na përmend. Janë harruar kaherë politikat e bazuara në tregimet për Kosoven. Neve po na lejojnë të votojmë që përnjëherë çdo gjë të mos bëhet ndryshe. E votat tona ata i shfrytëzojnë ashtu siç u përgjigjet atyre. Mund edhe t’i vjedhin por nuk kanë nevojë për diçka të tillë. Këtë mbetet ta shohim gjatë numërimit. 

Janë të çuditshme zgjedhjet, gjithmonë votoni duke pritur diçka. Sipas të gjitha gjasave, serbët e Kosovës do të votojnë duke mos pritur asgjë. Pa ndryshim, pa ndikim. Do të votojnë të vetëdijshëm që votat e tyre mund të zhduken dikund pas kalimit administrativ. Por sidoqoftë, bile në këtë ditë të votimit do të kemi iluzionin që jemi pjesë e një shteti dhe që kemi ndikim. Ashtu siç edhe politikanët tanë do të vazhdojnë të na japin atë iluzion se me të vërtetë jemi të rëndësishëm, dhe se lufta për një jetë tonën më të mirë është e pandërprerë.