Tryezë rreth bojkotit aktual të përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës

Bojkoti i pjesshëm i institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve në Kosovë është i zgjidhshëm, por duhet vullnet dhe përgjegjësi e plotë. Zgjidhja duhet të jetë në kontekst evropian, ndërsa potenciali i tensioneve të sigurisë për këtë shkak nuk duhet injoruar, megjithëse aktualisht nuk është shumë i lartë. Kështu është konstatuar në tryezën e mbajtur në Prishtinë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, me titull: “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”.

0
783

Bojkoti i pjesshëm i institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve në Kosovë është i zgjidhshëm, por duhet vullnet dhe përgjegjësi e plotë. Zgjidhja duhet të jetë në kontekst evropian, ndërsa potenciali i tensioneve të sigurisë për këtë shkak nuk duhet injoruar, megjithëse aktualisht nuk është shumë i lartë. Kështu është konstatuar në tryezën e mbajtur në Prishtinë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, me titull: “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”.

Bojkoti i pjesshëm i institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve në Kosovë është i zgjidhshëm, por duhet vullnet dhe përgjegjësi të plotë. Zgjidhja duhet të jetë në kontekst evropian, ndërsa potenciali i tensioneve të sigurisë për këtë shkak nuk duhet injoruar, megjithëse aktualisht nuk është shumë i lartë. Kështu është konstatuar në tryezën e mbajtur sot në Prishtinë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, me titull: “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”.

Burim Ramadani, drejtor ekzekutiv i SPRC-së, ka thënë se bojkoti i serbëve të Kosovës deri më tash ka ndodhur tri herë: pas marsit 2004, pas shkurtit 2008 dhe që nga tetori 2016. Ramadani ka thënë se tensionet nuk duhet injoruar, sikurse që rruga politike për zgjidhjen e çështjes së bojkotit duhet të jetë fokusi kryesor, transmeton Koha.net.

Sasha Rashiq, ish-ministër i Kthimit në Kosovë, ka thënë më tej se çështja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe as nuk duhet të jetë kushtëzim dhe as të bllokohet.

“Nuk është bojkot i plotë. Është shumë e rëndësishme që përfaqësuesit politikë serbë të kthehen në institucione qendrore. Ndoshta ekziston dëshira që Asociacioni të bëhet diçka si Republika Serbe, por janë vetëm dëshira”, tha Rashiq.

Nexhmedin Spahiu, ndër të tjera tha se shqiptarët dhe serbët e Kosovës duhet të marrin përgjegjësitë e plota për jetën në Kosovë.

“Do të këshilloja serbët e Kosovës që sa herë të bëjnë marrëveshje me forcat politike shqiptare në Kosovës le t’i bëjnë ato të hapura dhe publike”, tha Spahiu.

Ndërsa, Avni Mazreku tha se konteksti i zgjidhjes së problemeve politike në Kosovë dhe Ballkan duhet të jetë kontekst evropian.

“Strategjia e BE-së për zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor nuk ka qenë shumë efektive dhe duhet të rikonsiderohet”, tha Mazreku.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Rifat Marmullaku, theksoi se veriu i Kosovës mbetet në gjendje të paqëndrueshme të sigurisë.

“Adresimi i dimensionit të sigurisë kërkon qasje kolektive dhe partneriteti dhe nuk mund të paramendohet që gama e gjerë e problemeve të sigurisë të adresohet vetëm nga agjencionet e zbatimit të ligjit, respektivisht të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Sipas Marmullakut, “nuk duhet lejuar rikthimi i barrikadave dhe bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës”.

Ndërsa, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, tha duhet të harmonizohen qëndrimet e të dyja palëve, në mënyrë që të ketë legjitimitet politik.

Përfaqësuesi i komunitetit malazias në Kosovë, Boban Vujiqiq, tha ndër të tjera se popullata serbe në Kosovë nuk është drejt e informuar për zhvillimet politike dhe ka mungesë të transparencës për marrëveshjet e arritura.

(koha.net, 24/11/2016)