Ura na mban gjallë

Tetori në Mitrovicë dhe një ngjarje e maaaadhe! Ngjarje të cilën të gjithë qytetarët e kanë pritur aq shumë, me një padurim aq të madh sa që pushtetmbajtësit tanë dhe të plotfuqishmit e tyre është dashur thjesht të nguten dhe t’ia plotësojnë popullit atë dëshirë të madhe, atë ëndërr she-kullore; diçka që e kanë pritur me gjenerata, serbë e shqiptarë, e nuk e kanë arritur. Por ja, ne jemi ata fatlumë të cilët me lojën e fatit dhe me një ndërthurje fatlume të rrethanave, e pritëm këtë ditë të madhe! REVITALIZIMI I URËS MBI IBËR! Sa i lumtur që jam. Sonte të gjithëve do t’ju qeras me nga një birrë.

0
1065

Dhe me të vërtetë e kam pyetur veten qëkurse jam njohur me gjërat përreth meje si kanë mundur fare të lejojnë që kjo të ndodhë për një kohë kaq të gjatë, që kjo të ndodhë deri më tani, si kanë lejuar që ura që na BASHKON me miqtë tanë dhe fqinjët e respektuar shqiptarët të jetë aq e pa-pashme dhe e keqe? Paj ajo urë ka paraqitur pikën e vetme të shëmtuar dhe pengesën e vetme për miqësinë dhe idilën tonë në të cilën po jetojmë. Deri tani, deri në momentin kur disa njerëz të mençur dhe fisnik u kujtuan që të japin pak të holla (e tërë kjo me idenë se ky është një investim për një jetë edhe më të mirë në Ballkan, në vendin e disa prej sukseseve më të mëdha të politikës ndërkombëtare dhe vendin që simbolizon urtësi dhe aftësi të liderëve tanë botëror) dhe të ri-rregullojnë këtë urë që të vret sytë, e që me zgjidhjen e saj ideore përbënte njollën e vetme në Ko-sovë, në mënyrë edhe simbolike edhe arkitektonike. Paj a thua një urë të tillë t’ua tregojmë turistëve që po turren në drejtim të Kosovës, të cilët vijnë të shohin të gjitha ato bukuri dhe të ndiejnë atë energji të bashkëjetesës dhe dashurisë!

Por, të jem i sinqertë, ndoshta edhe jam tepër i gëzuar për shkak të kësaj ngjarjeje sepse thjesht po bëhem subjektiv. Ç’të bëj? Edhe unë jam vetëm njeri që di t’i gëzohet gjërave të mrekullueshme. Pse po e marrë këtë si diçka personale? Paj për arsye se kam lindur këtu, kam jetuar deri para pak kohe në Kosovë, e ajo urë e shëmtuar thjesht më detyroi që ta braktis atë hapësirë ku të gjithë ne që jemi pak më të rinj kemi kaluar fëmijëri të lumtur dhe pa brenga gjatë 20 viteve të fundit. Thjesht nuk kam mundur të shikoj më një urë të tillë dhe e braktisa shtëpinë, familjen, miqtë, të gjitha! Eh ajo urë e mallkuar! Por tani kur po e di që ata mixhallarë fisnik kanë dhënë të holla që ajo të riparohet, thjesht zhduket çdo arsye pse cilido prej jush do të largohej nga Kosova, madje edhe çdo arsye pse të mos kthehemi të gjithë ne që jemi larguar. Po, edhe unë edhe të gjithë ata njerëz për të cilët janë transmetuar aq shumë reportazhe nëpër emisione informative nga stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe nga vendkalimet kufitare në Serbi.

Çka të them më shumë, unë nga gëzimi thjesht nuk po mund të gjejë fjalë, më mbetet vetëm që nga zemra t’i falënderohem pushtetmbajtësve tanë dhe të plotfuqishmëve të tyre që më kanë mundësuar një gëzim të këtillë dhe kënaqësi të rrallë. JU FALEMNDERIT! Paj, ja, po ju puth!

P.S. Tani më në fund nuk ekzistojnë pengesa që së bashku të shikojmë futboll, të kënaqemi me garat sportive dhe t’i gëzohemi sukseseve tona dhe sukseseve të fqinjëve tanë të dashur, siç kemi bërë edhe deri tani secili në anën e vet, sepse për shkak të urës thjesht nuk kemi mundur bashkë.