Rileximi artistik si kundërpërgjigje ndaj propagandës së viteve ‘90

0
2268

Koha

Propaganda e medieve në kohë lufte vihet në pikëpyetje bashkë me manipulimin e përgjegjësinë historike, shkruan sot Koha Ditore.

E konstruktuar si rrëfim me një fillim dhe fund, duke u bazuar në imagjinatën artistike, mbi ngjarje të vërteta, dokumente, materiale arkivore e njerëz realë. Reflekton mbi kujtimet e krimeve të luftës së një individi, të një shoqërie a të shtetit.

Artisti serb, Vladimir Miladinoviq, pasi nisi hulumtimin në gazetat ditore serbe në fillim të viteve ‘90, mbi raportimet që lidhen me luftërat në Kroaci e Bosnjë, hulumtoi edhe në arkiva të shtetit ku gjeti dokumente zyrtare që shpalosin një copë realiteti të asaj që ka ndodhur në ish-Jugosllavi pas viteve ‘90. Aty përfshihet edhe lufta në Kosovë.

Pas zgjedhjes së artikujve, Miladinoviq punoi me dorë një seri të vizatimeve me tush të cilat më pas i përmblodhi në ekspozitë. Së pari ishin gazetat ditore serbe si “Politika”, “Politika ekspres”, “Borba” e “Večernje novosti”, për të vazhduar me shtypin në rajon siç janë “Oslobodjenje” nga Sarajeva dhe “Kozarski vjesnik” nga Prijedori. Këto punime i shpalosi në Prishtinë. Ekspozitën e cila në vete ngërthen 36 punime e ka titulluar “Vizatimi i rektifikimit”. Nikoqir i kësaj ekspozitë, e cila u hap të enjten mbrëma, u bë qendra për art bashkëkohor “Stacion”, derisa punimet u shpalosën në “Klubin e Boksit”, një objekt i lënë pas dore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

http://koha.net/?id=4&l=107382