Bashkësia dhe kodi telefonik

Derisa deri para pak kohe Bashkësia e ardhshme prezantohej si diçka më e rëndësishmja dhe jashtëzakonisht e madhe dhe e rëndësishme, e përjetuam atë që e njëjta ajo bashkësi në kuptimin politik të reduktohet gjatë procesit të negociatave në atë që të mund të krahasohet me kodin telefonik. E tërë kjo flet se sa serioze janë të dyja palët dhe me sa profesionalizëm i janë qasur këtij problemi.

0
1092

Derisa deri para pak kohe Bashkësia e ardhshme prezantohej si diçka më e rëndësishmja dhe jashtëzakonisht e madhe dhe e rëndësishme, e përjetuam atë që e njëjta ajo bashkësi në kuptimin politik të reduktohet gjatë procesit të negociatave në atë që të mund të krahasohet me kodin telefonik. E tërë kjo flet se sa serioze janë të dyja palët dhe me sa profesionalizëm i janë qasur këtij problemi.

Raund i ri, propozime të reja, temë e re e negociatave por edhe probleme të reja. E tërë kjo ta kujton një ndeshje boksi, por gjithsesi nuk bëhet fjalë për këtë. Nuk duhet të jesh shumë i mençur që të konkludosh se bëhet fjalë për një raund të ri të negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit të cilat po vazhdojnë nën syrin vigjilent të atyre që janë absolutisht të përkushtuar që ky proces të rrjedhë ashtu siç nuk e dëshirojmë as ne serbët e as shqiptarët. Por kaherë është bërë e qartë se këtu palët negociatore nuk pyeten shumë porse negociatat zhvillohen në atë mënyrë siç e dëshiron BE-ja.

Tërë këto vite sa po zgjatë procesi i negociatave në Bruksel, është bërë prej kohësh e qartë që ngadalë por sigurt jemi duke lëvizur drejt cakut në një mënyrë që gjithnjë e më tepër po banalizohet dhe po reduktohet në nivelin e një loje fëmijësh. Nga liria e lëvizjes e cila është shndërruar në letra ngjitëse për targat e regjistrimit të cilat sipas të gjitha gjasave askush kurrë nuk do t’i vendosë në automjetet e tyre, e deri tek kushti përfundimtar për formimin e Bashkësisë – e ky është, besoni apo jo, kodi telefonik 383 që duhet t’i jepet Kosovës por me ndihmën e Serbisë. Interpretimi i gjithë kësaj, si zakonisht, gjithmonë merr dy dimensione që natyrisht, përsëri si zakonisht, diametralisht të kundërta në interpretimet e tyre të tërë asaj që është dakorduar.

Derisa Serbia e interpreton këtë si fitore në planin diplomatik, në të njëjtën kohë të njëjtën gjë do ta pohojë edhe Kosova, e gjatë kësaj edhe njëra edhe tjetra palë të gjithë atë që është dakorduar e interpretojnë në mënyrë politike, duke u përpjekur kështu që qytetarëve të tyre t’ia paraqesin konkluzionet e negociatave në atë mënyrë që është politikisht korrekte për të dyja palët në mjediset e tyre.

Që e tërë kjo të jetë edhe më qesharake dhe që dalngadalë të gjithë ne të fillojmë të dyshojmë në qëllimet e shëndosha të të dyja palëve negociatore, u fillua me praktikën e kushtëzimit reciprok sipas parimit JU NEVE – NE JUVE, kështu që tani Serbia dhënjen e kodit telefonik po e kushtëzon me fillimin e procesit të formimit të Bashkësisë së komunave serbe. Secili që sado pak e përcjell këtë proces e kupton që këto dy gjëra janë krejtësisht të pakrahasueshme, por për fat të keq kështu është. Derisa deri para pak kohe Bashkësia prezantohej si diçka më e rëndësishmja dhe jashtëzakonisht e madhe dhe e rëndësishme, e përjetuam atë që e njëjta ajo bashkësi në kuptimin politik të reduktohet gjatë procesit të negociatave në atë që të mund të krahasohet me kodin telefonik. E tërë kjo flet se sa serioze janë të dyja palët dhe me sa profesionalizëm i janë qasur këtij problemi.

Krerët e ekipeve negociatore, si nga shprehia, menjëherë pas përfundimit të raundit të negociatave dhe pas arritjes së marrëveshjeve fillojnë që për media dhe popullin të interpretojnë në mënyrë të vet atë që kanë nënshkruar duke u përpjekur që secili për vete ta paraqesë këtë si fitore edhepse edhe njëra edhe tjetra palë e kanë të qartë që në tërë këtë nuk mund të kërkohet fitorja. As Kosova nuk e mori atë që kërkoi, po as Serbia nuk e arriti atë që e priste por nëse do të lidheshim më për së afërmi me deklaratat e krerëve të ekipeve do të mendonim që është e mundur edhe ajo që të dyja palët të kanë arritur atë që kanë dashur. Shtrohet atëherë pyetja kush e ka tradhtuar këtu popullin e vet dhe synimet e veta politike? Sepse është e qartë që në një situatë të tillë është e pamundur që të gjithë t’i kenë arritur që t’i realizojnë pritjet e tyre. Por kjo është shndërruar në praktikë me të cilën duhet të mësohemi.

Ajo që është interesante është edhe ajo se Kosova i ka lejuar vetes që sendërtimin e sovranitetit të saj të plotë ta reduktojë në marrjen e kodit telefonik edhepse edhe ai kod që do ta marrë në qarqet ndërkombëtare të telekomunikacionit do të trajtohet si kod për regjion territorial të Serbisë e jo për shtet të pavarur. Zonja Tahiri është dashur publikisht ta thotë këtë sepse e ka vendosur nënshkrimin e saj në një marrëveshje të tillë e jo në marrëveshje siç ajo ia prezanton popullit të saj; një herë e përgjithmonë duhet të jemi politikisht përgjegjës pa marrë parasysh se sa dobi apo dëm në kuptimin politik mund të keni nga një gjë e tillë. Nga ana tjetër, edhe pala e Beogradit duhet të jetë e sinqertë – e tërë kjo po rrëshqet ngadalë kah pranimi i plotë i Kosovës në kuptimin teknik, i cili është shumë më i rëndësishëm sesa ai politik sepse paraqet pjesën e prekshme të pavarësisë, atë që shihet në terren e jo në letër. Në fund thjesht duhet të jemi të sinqertë dhe ta pranojmë, asgjë më tepër.

Tekefundit, e tërë kjo që u tha është ashtu si i shoh unë gjërat e ju gjykoni vetë apo besoni në atë që ju thuhet; nëse gjykoni vetë për të gjitha do të arrini tek të njëjtat përfundime sikurse unë, e nëse besoni në gjithçka që ju servohet, atëherë… fundja, vetë zgjedhni.