Debat rreth ideologjisë në Leposaviq

Në fillim të shkurtit një grup qytetarësh të Leposaviqit u mblodhën së bashku për të provuar për të debatuar rreth konceptit të ideologjisë në epokën post-historike dhe në periudhën pas konfliktit në Kosovë.

0
1222

Në fillim të shkurtit një grup qytetarësh të Leposaviqit u mblodhën së bashku për të provuar për të debatuar rreth konceptit të ideologjisë në epokën post-historike dhe në periudhën pas konfliktit në Kosovë.

Në dhjetor New Perspektiva mbajti një debat të mirë në një kafeteri në Mitrovicë. Vendosëm të mbajmë edhe një tjetër në vitin e ri. Në fillim të shkurtit një grup qytetarësh të Leposaviqit u mblodhën së bashku për të provuar për të debatuar rreth konceptit të ideologjisë në epokën post-historike dhe në periudhën pas konfliktit në Kosovë. Nuk dolëm me ndonjë përfundim mbresëlënës por patëm një diskutim goxha të gjallë, dhe në disa aspekte, edhe iluminues. Shpresoj që të tjerët të jenë larguar me diçka për të menduar. Unë për vete po.

U largova me fjalët “ideologji evropiane” që më jehonin në vesh. Kjo sepse atë që unë e kisha kuptuar si qasje liberal-demokratike dhe për të drejtat e njeriut e Evropës pas vitit 1945, rrallë e kisha dëgjuar të përshkruhej si ideologji. Ideologjia për mua ishte një grup besimesh dhe vlerash që më shume i atribuohej sistemeve jodemokratike të komunizmit dhe fashizmit. Ideologji për mua ishte më shumë fjalë negative sesa pozitive, demokratike, por kjo duket të ketë qenë narrativa kontekstuale që unë kam njohur.

Sigurisht se ka një ideologji evropiane. Ideologjia e demokracisë liberale dhe të drejtave të njeriut. Kaluam një kohë duke diskutur përparësitë dhe mangësitë e saj, një diskutim që u shtrembërua kur u përmend SHBA-ja. Ideologjia e bashkim-vëllazërimit e ish-Jugosllavisë shihej sikur kishte qenë e favorshme dhe e efektshme në afrimin e grupeve të ndryshme etnike por u tha se gjërat ndryshuan kur “ideologjia amerikane” u fut në lojë.

U tha se ndërkombëtarët po e mbanin gjallë ideologjinë e partive politike në Kosovë, ideologjinë evropiane, partitë politike të cilat janë të bazuara ekskluzivisht ne elektorat etnik dhe në shumë raste parti që shohin prapa duke u ushqyer akoma me lavdinë e konfliktit së 1999-ës, dhe duke mos pasur program të vërtetë politik. Inicijativa Srpska u përshkrua si një parti multietnike pa ndonjë ideologji dhe pa mbështetje ndërkombëtare ndonëse unë mendoj se disa do ta kontestonin këtë. Kjo bazë etnike e partive politike do të ndryshonte, siç u tha, vetëm kur të kenë shkuar ndërkombëtarët pasi të dyja palët do të detyroheshin të afroheshin pa “njohje reciproke”. Për më tepër, deri atëherë do të duhej të kishte ndryshuar elektorati pasi që një rini rishtazi e arsimuar po pret anash.

U duk se pranohej fakti se Kosova dhe Serbia nuk kanë alternative tjetër pos rrugës drejt BE-së. Nuk ka opsion tjeter, nuk ka tjetër ku të shkohet. Rrjedhimisht kjo do të thotë se BE-ja do të jetë pjesë e zhvillimit të Kosovës ose duke ofruar shabllon për anëtarësim ose më vonë si vend anëtar. Në një mënyrë mund të thuhet se ndërkombëtarët nuk do të shkojnë dhe edhe nëse ata shkojnë fizikisht, ideologjia e tyre deri atëherë do të jetë bërë pjesë e qenësishme e jetës politike dhe institucionale në Kosovë. Edhepse disa mund të thonë se Hungaria e minon këtë supozim. Jeta vetë do të bëhet gjithnjë e më ndërkombëtare e megjithëkëtë diskutimi dukej se nxirrte në shesh një dëshirë jo aq shumë për të mbetur mono-etnik por të ndarë etnikisht, madje dominues. Këtu problemi i ideologjisë evropiane dukej se ishte i pafavorshëm.

Biseduam edhe për çështje të tjera që lidhen me këtë po në një mënyrë të papërcaktuar, të tilla si krimet e luftës, mungesa e vendeve të punës, Jugosllavia gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërrimi jozyrtar i emrave të qyteteve në emra shqiptar, si p.sh i Obiliqit në Kastriot. Edhepse u theksua se ky nuk është një ndërrim ligjor i emrit. Qeveria e Kosovës nuk i kishte ndryshuar emrat e qyteteve dhe fshatrave të cilat të gjitha kishin emra të pranueshëm dygjyhësh. Wikipedia e shtrembëron këtë.

Gjatë gjithë diskutimit, megjithatë, kishte një tendencë për të parë tjetrin si përgjegjës, sikur të ishte tjetri ai që duhej fajësuar. Ishte faji i SHBA-së, ishte faji i Evropës, ndërkombëtarët bënë këtë apo atë, shqiptarët gjëra të tjera. Nuk dukej se kishte ndonjë shenjë të përgjegjësisë së përbashkët, për të marrë pronësinë mbi atë çfarë ka ndodhur. Së këndejmi mbase ka vend për më shumë kafe dhe kthim te debati rreth ideologjisë evropiane.