Donald Trump-i dhe shpresat serbe

Si është e mundur që fitorja e njeriut i cili i diskriminon njerëzit në të gjitha bazat, i nënçmon gratë dhe i kërcënon migrantët mund të pritet me një gëzim të tillë në një shtet i cili është larg me kilometra e kilometra? Në fund të fundit, çka është ajo që pret Serbia nga Trump-i dhe prej kah tërë ky gëzim?

0
1059

Si është e mundur që fitorja e njeriut i cili i diskriminon njerëzit në të gjitha bazat, i nënçmon gratë dhe i kërcënon migrantët mund të pritet me një gëzim të tillë në një shtet i cili është larg me kilometra e kilometra? Në fund të fundit, çka është ajo që pret Serbia nga Trump-i dhe prej kah tërë ky gëzim?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjodhën Presidentin e ri. Krejtësisht papritur, për kryetarin e 45-të dhe trashëgimtarin e Barack Obama-s u zgjodh, thënë më së buti, Donald Trump-i kontraverz. Vendimi i amerikanëve ishte shok poaq i madh sikurse Brexit-i para disa muajve. Analistë të shumtë nuk e kanë parashikuar një rrjedhë të tillë të ngjarjeve kështu që pyetja “çka tutje” e atij mëngjesi pas 8 nëntorit, u shndërrua në pyetje globale. Fakt është, edhe ne bëmë atë pyetje.

Veriu i Kosovës pas fitores së Trump-it u gdhi me billborde përplot mbështetje dhe urime. Nuk ia vlen të komentohet si dhe çka kishte të shkruar në ato billborde. Përveç veriut, gjthandej nëpër Serbi mund të gjendeshin gjëra të ngjashme dhe ngazëllime të ngjashme. Si është e mundur që fitorja e njeriut i cili i diskriminon njerëzit në të gjitha bazat, i nënçmon gratë dhe i kërcënon migrantët mund të pritet me një gëzim të tillë në një shtet i cili është larg me kilometra e kilometra? Në fund të fundit, çka është ajo që pret Serbia nga Trump-i dhe prej kah tërë ky gëzim?

Shikuar objektivisht, do të thosha që këto zgjedhje në SHBA kanë qenë zgjedhje për të keqen më të vogël. Nuk kam ndonjë simpati as ndaj Trump-it as ndaj Hillary-së. Do të thosha vetëm se njeriu me një qëndrim të tillë siç është ai i Trump-it, assesi nuk e ka merituar që të udhëheqë shtetin i cili e konsideron veten demokratik, por para së gjithash si shtet që dëshiron të përhapë demokraci në botë. Duke pasur parasysh fuqinë dhe ndikimin e SHBA-së, do të thoja që Trump-i madje është i rrezikshëm. Si është e mundur pra që ai këtu është i pëlqyer? Para së gjithash, duhet të pranojmë se një qëndrim i tillë është i pritshëm tek serbët. Hillary-n nuk e duam pasi që është gruaja e Bill Clinton-it. E atë nuk e duam fare. Pra, natyrisht që do të anojmë kundër Hillary-së, madje edhe nëse kjo nënkupton mbështetje për një njeri siç është Trump-i. Inati serb. Çështja e dytë, në Serbi që moti mbretëron mendimi që Clinton-ët ia mbajnë anën Kosovës. Më saktësisht, që vetë procesi i pavarësimit të Kosovës ka qenë i ndihmuar nga ana e Bill Clinton-it dhe bashkëshortes së tij. Natyrisht duke e sjellur tërë këtë në lidhje me bombardimin e Serbisë. Kjo në veçanti është ndërlidhur pas mbështetjes shumë të madhe që e mori Hillary në Kosovë. Kur përfunduan zgjedhjet, Serbia e priti këtë, siç u tha tashmë, me gëzim. Arsyeja kryesore: nuk i fitoi zgjedhjet Hillary të cilën nuk e duam e Trump-i është shansi ynë që të rikthejmë Kosovën.

Pyetja kryesore është: a është Trump-i me të vërtetë një shans? A nuk mendojnë njerëzit që, nëse e shqyrtojmë situatën racionalisht, situata me pavarësinë e Kosovës ka shkuar tepër larg që të na e kthente Trump-i. Në fund të fundit edhe pse do ta bënte këtë? Nëse me të vërtetë mendojmë që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës do të jenë çështja kryesore me të cilën do të merret Presidenti i porsazgjedhur i Amerikës në punën e tij të ardhshme, atëherë thënë më së paku, jemi mashtruar.

Pritje të mëdha po krijohen tek serbët kur bëhet fjalë për Trump-in, por ato janë aq shumë joreale. Me ditë të tëra jemi marrë me atë se kush do të fitojë në Amerikë. Nga ana tjetër, zgjedhjet presidenciale në Serbi do të pasojnë pas një kohe të shkurtër. A mendon ndokush për këtë? Kush do të na udhëheqë pesë vitet e ardhshme, kush do të vendos për fatin tonë? Kjo edhe nuk ka rëndësi, më mirë të merremi me zgjedhjet presidenciale në anën tjetër të botës. Nganjëherë i dukemi qesharak edhe vetes sonë. Në vend se të merremi me oborrin tonë, ne merremi me politikën botërore. Gjithsesi do të ishte shumë më e mençur që t’i thirrim mendjes dhe të mendojmë se kujt do t’ia besojmë menaxhimin e vendit tonë gjatë viteve në vijim sepse nëse presim që Amerika të punojë për marrëdhëniet, negociatat dhe pajtimin tonë, atëherë definitivisht nuk do të arrijmë askund.