Dy bileta për Uashington

Ndërsa muaj me radhë po presim që të ndodhë ky takim famoz, derisa po dëgjojmë se mund të shfaqet edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kemi dëgjuar, si zakonisht, plane dhe pritje të ndryshme si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova. Në të gjitha këto paralajmërime, nga presidenti serb kemi dëgjuar se temë kryesore e këtij takimi të paralajmëruar prej kohësh është ekonomia, ndërsa në të njëjtën kohë pika të cilën e nënvizoi kryeministri i Kosovës ishte ajo e njohjes reciproke, kurse përfaqësuesit e SHBA-së deklaruan se shumë gjëra mund të jenë temë e takimeve.

0
514

Sikurse në atë filmin jugosllav, të xhiruar gjatë viteve nëntëdhjetë “Tri bileta për Holivud”, kur djem nga fshati Gornje Polje përgatiteshin të udhëtonin në Holivud për të sendërtuar ëndrrat e tyre – pikërisht ashtu dukeshin përgatitjet e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë këto ditë para udhëtimit të tyre në Uashington.  

Ndërsa muaj me radhë po presim që të ndodhë ky takim famoz, derisa po dëgjojmë se mund të shfaqet edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kemi dëgjuar, si zakonisht, plane dhe pritje të ndryshme si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova. Në të gjitha këto paralajmërime, nga presidenti serb kemi dëgjuar se temë kryesore e këtij takimi të paralajmëruar prej kohësh është ekonomia, ndërsa në të njëjtën kohë pika të cilën e nënvizoi kryeministri i Kosovës ishte ajo e njohjes reciproke, kurse përfaqësuesit e SHBA-së deklaruan se shumë gjëra mund të jenë temë e takimeve. Derisa po vazhdon tërë ky kaos informativ, neve na mbetet të shpresojmë se në fakt edhe do ta presim ditën që të marrim vesh se çka në të vërtetë ndodhi në Uashington dhe çka na pret në muajt apo vitet në vazhdim dhe nëse historia për shkëmbimin e territoreve ishte vetëm histori apo me të vërtetë e kanë shqyrtuar.   

Derisa presim që përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës të shkojnë në Uashington, jeta në këto hapësira duket pikërisht sikur në filmin e përmendur më lartë – kaotike dhe në vlugun e luftës me pandeminë. Por, sikur sipas zakonit të vjetër ballkanik, këtij kaosi nuk i duket fundi. Në fakt, që situata të jetë edhe më shumë si në film, para nisjes së presidentit serb, Aleksandar Vučić-it, në Uashington, një grup i qytetarëve ishte mbledhur në Beograd për t’i ofruar mbështetje presidentit serb. Qytetarët e mbledhur madje mbanin mbishkrime me porositë “Mbështetja për Vučić-in” dhe “Beogradi për Vučić-in”. Ashtu e bërë me regji sa vetëm produksioni filmik mund ta përcjellë. Edhe një tjetër dramë për zvarritje.   

As kjo situatë nuk mund të kalojë e të mos e pyesim veten pse dhe për çfarë arsye të mbahet   tubim mbështetjeje për presidentin serb? Sa është reale ajo që disa njerëzve thjesht u kishte rënë ndërmend që të mblidhen dhe të përcjellin presidentin serb për në Uashington? Ndoshta edhe u ka rënë në mend, por edhe nëse është reale, atëherë pyetja është pse? Çka është ajo që do të ndodhë dhe do të dakordohet në Uashington që presidentit serb i duhen tubime të mbështetjes për ato vendime? A nuk do të jetë ekonomia, siç e tha presidenti, tema kryesore midis Serbisë dhe Kosovës? Edhe një herë, si shumë herë më parë deri më tani, shumë pyetje pa përgjigje. Edhe një herë na mbeti që të presim rezultatet dhe të shpresojmë për më të mirën për njerëzit që jetojnë në Kosovë. 

Ndërkohë, i tërë ky film i bërë me regji, e të cilin të gjithë ne së bashku tashmë me vite po e jetojmë, ndoshta edhe do të marrë ndonjë epilog. A do të jetë ai pas Uashingtonit, deri në fund të vitit, nën ndikimin dhe ndërmjetësimin e Evropës, Amerikës apo dikujt të tretë dhe kushedi se kur, këtë mbetet ta shohim. Deri atëherë po e presim fundin e këtij episodi, dy bileta për Uashington për Kosovën dhe Serbinë. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.