Dy muaj më vonë (3)

Kjo përmbledhje është disi e vonuar pasi vjen në fund të një viti dhe në fillim të tjetrit. Rrjedhimisht, ka pasur shumë festime por edhe shumë punë pasi përfundimi i tij ishte edhe fillim dhe kjo kërkonte jo pak punë për një OJQ.

0
1066

Kjo përmbledhje është disi e vonuar pasi vjen në fund të një viti dhe në fillim të tjetrit. Rrjedhimisht, ka pasur shumë festime por edhe shumë punë pasi përfundimi i tij ishte edhe fillim dhe kjo kërkonte jo pak punë për një OJQ.

New Perspektiva e mbylli vitin disi në mënyrë metafizike me mendimet dhe përshkrimin e kalimit të urës nga njëri prej autorëve tanë të rinj, aq i ri saqë në fakt nuk e mban mend një Mitrovicë të pandarë. Një udhëtim që atij nuk i shfaqi djajt me brirë e as përjashtimin që ai pjesërisht e kishte pritur, një udhëtim që e solli atë në kontakt me trashëgiminë dhe historinë e tij. Ai përfundoi duke thënë se ishte i lumtur që kishte kaluar urën dhe kishte shkuar edhe më tej, dhe i inkurajoi të tjerët ta bëjnë të njejtën gjë. Një tjetër, këtë herë një autore nga veriu, kujton përrenjtë dhe livadhet e fëmijërisë së prindërve të saj në jug. Ajo shkruan për to në një mënyre ëndërrimtare, thirrje kjo e të panjohurës por ndjenjë e prekshme e përkatësisë, dhe dëshira për t’u kthyer, për të mos u ndier vetëm si kalimtare. Ndoshta mund të ketë frymëzim nga këta dy në udhëtimin e tyre.

Urimet e vititi të ri, si festive ashtu edhe personale, ishin mjaft të ngjashme tek dy autorë të rinj nga dy pika të ndryshme të kompasit të Kosovës. Ata shkruajtën për pritjet e festimeve dhe argëtimit të shoqëruar me vetëdijen gjithmonë të pranishme se jeta e të rinjëve që diplomojnë do të jetë e vështirë thjeshtë për faktin se situata ekonomik dhe socio-politike nuk është e favorshme për ndërtim të karrierës. Nuk ka rëndësi se prej cilit komb kemi evoluuar por aty ende vërehej një keqardhje për mungesën e përfshirjes në këto festime.

Një autor tjetër, i cili ndonëse besonte se kishte shpresë për normalizim dhe pajtim, dhe se një zgjidhje më e mirë se kjo e tanishmja mund të gjendet, prapëseprapë përfundoi se duhet dikush që nuk flet as shqip e as serbisht të gjej atë zgjidhje. Deri tani kjo ka qenë e vërtetë. Megjithatë, historia ka treguar se shumë shpesh ndërmjetësimi është i nevojshëm, por është e domosdoshme që pas kësaj njerëzit që janë pjesë e këtyre zgjidhjeve të trajtohen me respekt nga negociatorët e tyre politikë, të cilët duhet t’u tregojnë atyre qartë dhe pa dykuptimësi se çfarë marrëveshje është arritur dhe duhet të ofrojnë mjete adekuate për implementimin e tyre. Siç është theksuar në tekstet e mëparshme të të tjerëve në këtë uebsajt, kjo është ajo që të tjerë besojnë fuqishëm se nuk është bërë.

Pastaj ishte historia e postës. Një nga blogjet kishte lidhje me përvojën personale të autores e cila duhej të postonte një pako për në Serbi nga Kosova por që nuk mund ta bënte këtë në asnjërën nga postat në Prishtinë pasi Serbia nuk e njeh Kosovën. Një udhëtim njëzet minutësh me veturë, duke i shtuar shpenzimet për benzinë, si dhe një frikë e heshtur thuajse po kalonte në një shtet të huaj. Kishte diçka absurde rreth kësaj, diçka e ngjashme ndoshta me Ioneskon. Sa keq që nuk pati ndonjë përgjigje nga ana tjetër.

Këto mendime u regjistruan derisa Kosova po i afrohej Krishtlindjeve ortodokse të cilat krijuan jo vetëm një atmosferë festive por edhe një atmosferë të tillë që u shfrytëzua për të përzier frustrimin dhe dhimbjen që provokoi një reagim të ashpër posaçërisht në Gjakovë. Fjalë të ashpra dhe fyese u përdorën nga një anëtar i qeverisë së Kosovës duke pretenduar se nuk e ka ditur hollësitë e historisë së vendit të cilin ai tani po e bashkëqeverisë. Unë mendoj se është koha që ministrat që nuk i kanë njohuritë e duhura për historinë të nxjerrin shpejt librat e historisë, ose t’i hedhin një shikim të shpejtë Wikipedia-s për t’i kuptuar këto çështje.

Prandaj edhe një herë në uebsajtin New Perspektiva i kthehemi temës së dështimit të mësimit të historisë, e cila mësohet në atë mënyrë që secila palë e sheh historinë e tyre të përbashkët në një mënyrë krejtësisht të ndryshme dhe nuk e di se si pala tjetër e ka parë apo e sheh atë. Është e pakundërshtueshme se kjo është duke i cenuar përpjekjet për t’ia përçuar të rinjëve të Kosovës një kuptim të përbashkët e më të gjërë të së kaluarës.

Një tjetër autore e jona, e cila shihet qartë se ka lexuar libra të historisë dhe është mendjehapur, e tha këtë në një mënyrë tjetër kur shkroi se Kosova dhe e gjithë zona e ish-Jugosllavisë duhet bërë shumë pastrime kur është fjala për qëndrimet ndaj të kaluarës. Ajo tashmë e ka nxjerrë fshesën e saj dhe ka filluar por e di se kjo është detyrë aq e madhe sa duhen pastrues turbo: Potrebni su nam turbo čistači.

Po i shkruaj këto mendime në javën e njejtë kur po përkujtohet 70 vjetori i çlirimit të kampit të përqëndrimit në Auschwitz. Pati një mesazh nga ai peisazh i mbuluar nga bora në atë pikë të Holokaustit që ka një lidhje me çështjen e të kuptuarit të historisë. Një nga të mbijetuarit e Auschwitz-it, Roman Kent, që u kthye në këtë vend të papërshkrueshëm dhe fliste aty me një zë që i dridhej, në mënyrë shumë të vendosur u tha të pranishmëve se ai dhe të mbijetuarit e tjerë nuk dëshironin që e kaluara e tyre të ishte e ardhmja e fëmijëve të tyre. Dhe pastaj duke u kthyer kah liderët botëror ai tha në mënyrë shumë të qartë se të gjithë duhet të mbajnë mend se çfarë kishte ndodhur aty: “Nëse ju, liderët botëror, e mbani mend, atëherë nuk do të ketë vend në botë për padrejtësi të tjera, si Darfuri, Biafra, dhe Kosova”.
29 Janar 2015