Et tu, FIBA

Muajin e kaluar Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota në FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit). Lajmi i gëzueshëm, do të thoshin shumë njerëz. Kjo është federata e nëntëmbëdhjetë sportive ndërkombëtare e cila e ka pranuar “anëtarësimin me të drejta të plota” të një shteti që ende ”nuk është pranuar plotësisht”. Dhe po, këto janë gjëra të mirë, është mirë që të gjithë fëmijët, që të gjithë të rriturit që trajnohen me vite të tëra dhe japin gjithçka prej vetes për ato sporte me të cilat kanë vendosur të merren tani mund të garojnë në gara zyrtare me të tjerët, që më në fund mund të thonë: “Ja, për këtë ne kemi ushtruar gjatë tërë këtyre viteve!” Të gjitha këto objektivisht janë gjëra të bukura dhe pozitive. Objektivisht. Kurse tani le të kalojmë pak në subjektivitet. A i gëzohem unë këtij lajmi? A është së paku për mua bile njësoj? E di që kjo nuk është popullore, e ndiej që në këtë tekst më në fund do të kem edhe ndonjë koment (negativ – sipas të gjitha gjasave), por NUK i gëzohem këtij lajmi dhe JO – nuk më vjen mirë që Kosova është pranuar në FIBA.

0
1305

Të kuptohemi, unë me të vërtetë nuk jam nga ata njerëz që i gëzohen fatkeqësisë së huaj, me të vërtetë nuk jam prej atyre që duan që dikush tjetër të mos ketë sukses vetëm e vetëm që unë të jem më i mirë apo kushedi unë se çka. Unë, në qoftë se dua të jem më i mirë, filloj të punoj shumë më tepër dhe përpiqem që të arrij një nivel më të lartë, duke mos i penguar assesi të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë nëse janë të aftë për këtë. Sipas kësaj, nuk do të duhej të më interesonte ajo që Kosova u bë anëtare e FIBA-së, por kësaj here nuk është kështu. Nuk është kështu sepse ka të bëjë me basketbollin. Ka të bëjë me basketbollin, i cili është sporti më i popullarizuar tek serbët. Për basketbollin, i cili i ka sjellur aq shumë gëzim kombit tim, sa që thjesht rrënqethem edhe tani kur po ishkruaj për këtë. Ka të bëjë me basketbollin, me sportin me të cilin jam rritur dhe me të cilin edhe sot jetoj (edhepse nuk luaj më, por e shikoj në TV :D). Kur them që jam rritur me basketboll, këtë e mendoj edhe në kuptimin fjalë për fjalë. Medalja e parë e cila më kujtohet ka qenë më 1998, e arta në kampionatin botëror në Athinë. Atëbotë kam qenë 7 vjeç. Pas kësaj u radhitën medaljet: viti 2001 e arta në kampionatin evropian në Turqi, 2002 e arta në kampionatin botëror në Indianapolis, viti 2009 medalja e argjendtë në kampionatin evropian në Poloni, viti 2014 e argjendta në kampionatin botëror në Spanjë. Pra, po e shihni, basketbolli e ka përcjellur tërë kohën rritjen time. Tërë këtë kohë unë anoj për një të vetmin reprezentacion, tërë këtë kohë jam i emocionuar kur e dëgjoj atë himn të vetmin, dhe tani duhet të di që ai reprezentacion mund të takohet në ato gara me reprezentacionin i cili e përfaqëson territorin në të cilin gjendet edhe komuna ime, shtëpia ime, në të cilën i jam gëzuar të gjitha atyre sukseseve të reprezentacionit TIM. Si t’ia shpjegoj unë nesër fëmijës tim që unë si fëmijë i jam gëzuar sukseseve të atij reprezentacioni e jo të këtij reprezentacioni me të cilin prej këtij muaji mund të takohemi në garat zyrtare e në të cilën dikush do të mund eventualisht të ftojë edhe fëmijën tim?! Paj jo, nuk ka mundësi!

Shikoni, e di që shumica prej jush që e lexoni këtë anojnë për këtë reprezantacionin e ri dhe absolutisht nuk kam kurrfarë problemi me këtë. Plotësisht e kuptoj këtë. Ju edhe duhet të anoni për të. Por, unë – e besoj që edhe shumica e serbëve që jetojnë në Kosovë – thjesht nuk mund të pranoj këtë fakt. Siç e thashë edhe në fillim të tekstit, të gjitha këto që po i shkruaj janë krejtësisht subjektive, një këndvështrim krejtësisht i njëanshëm i gjërave, por kjo është thjesht ndjenja ime lidhur me këtë temë. Gjatë kësaj, mos mendoni që nuk jam i vetëdijshëm për faktet dhe që nuk mund të shikoj këtë në mënyrë objektive; mundem, por kur e bëj këtë në mënyrë të njëanshme, nuk ndihem këndshëm. Do të theksoja edhe atë që një ndjenjë e këtillë është krijuar në mua vetëm pasi Kosova është pranuar në FIBA, pra për 18 pranimet e mëparshme të federatave ndërkombëtare nuk e kam çarë kokën dhe kam qenë plotësisht indiferent. Për këtë pranim nuk mund të mbetem i tillë.

Asgjë, kjo është e tëra që kam pasur të them për këtë. Mund t’ju dëshiroj suksese tejet të kufizuara në këtë sport, kurse në sportet tjera mund t’ju uroj edhe suksese. Dëgjohemi me komente në këtë tekst – e di këtë!