Hoti: Dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga kryeministri

0
825

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur për dialogun me Serbinë, ka thënë se ky proces duhet te drejtohet nga kryeministri i vendit, raporton zeri.info.

“Dialogu duhet te koordinohet dhe te udhëhiqet nga keyeministri i vendit”, ka deklaruar Hoti.

Ai më tej, ka thënë se duhet të caktohet një afat kohor se kur do te perfundojë ky proces.

“Duhet të nxirren te gjitha temat në tavolinë dhe duhet të caktohet afat kohor se kur duhet të përfundojë ky dialog”, ka potencuar Hoti.

Ai në diskutimin “Fol hapur”, ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, me ç’rast është zotuar se për këtë çështje do të involvohen te gjitha subjektet politike.

(zeri.info, 31/05/2017)