Lejet për vizitë

Kur të merren parasysh të gjitha, njeriut i mbetet vetëm të konkludojë se këtu bëhet fjalë vetëm për përplasje politike, bindjes dhe orvatjeve për të demonstruar forcë dhe fuqi, e në të vërtetë mbetet një shije e hidhur në gojë nga atmosfera e gjithmbarshme dhe përfundimi se e tërë kjo është thjesht një e shtënë e shkuar huq, pa kurrfarë rezultati.

0
491

Më duhet të them që kam mbetur i habitur me faktin se është e domosdoshme që përfaqësuesit e pushtetit të Republikës së Serbisë duhet të dorëzojnë një kërkesë lidhur me vizitën, do të thotë hyrjen në Kosovë, kur dëshirojnë të vizitojnë disa vende të banuara me shumicë serbe apo kur duan të vizitojnë ndonjë vend të shenjtë në Kosovë. Pikërisht një vizitë e tillë u planifikua të bëhej për arsye se në Mitrovicën e veriut të dielën mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës. Në këtë vizitë ishte paraparë të vinte edhe drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petković, ministri i policisë, Aleksandar Vulin, si dhe presidenti i shtetit, Aleksandar Vučić. Qëllimi i vizitës ishte gjithsesi mbështetja e bartësit të listës për pozitën e kryetarit të komunës por edhe vizita e vendeve ku territorialisht jeton një përqindje më e madhe e banorëve serbë. Për momentin, sipas disa informatave jozyrtare që mund të dëgjohen, kërkesa për hyrje në territorin e Kosovës është refuzuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Vetëm sa për të rikujtuar, përfaqësuesit e autoriteteve nga Kosova, d.m.th. të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i dërguan një kërkesë të ngjashme Beogradit zyrtar më 19 nëntor sepse shefja, Meliza Haradinaj-Stublla, shprehu dëshirën për të monitoruar vazhdimin e gërmimeve në vendin e quajtur Kizhevak, në Rashkë, ku u gjetën mbetjet mortore të njerëzve që dyshohet se ishin vrarë gjatë luftës në territorin e Kosovës më 1999.

Kur të merren parasysh të gjitha, njeriut i mbetet vetëm të konkludojë se këtu bëhet fjalë vetëm për përplasje politike, bindjes dhe orvatjeve për të demonstruar forcë dhe fuqi, e në të vërtetë mbetet një shije e hidhur në gojë nga atmosfera e gjithmbarshme dhe përfundimi se e tërë kjo është thjesht një e shtënë e shkuar huq, pa kurrfarë rezultati. Nuk ka efekt e as që do të ndodhë diçka e veçantë nëse dikujt i ndalohet hyrja nga Serbia në Kosovë. Po ashtu, asgjë e veçantë nuk do të arrihet me ndalimin e hyrjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, megjithëse nuk njihen nga ana e Republikës së Serbisë, nëse ata trupa gjenden në lokacionin Kizhevak, në Rashkë. Këta njerëz  humbën jetën gjatë kohës së luftës dhe asgjë nuk do t’i kthejë ata në mesin e të gjallëve. Asnjë inat apo demonstrim i forcës.  

E për sa më përket mua personalisht, të dyja palët kanë treguar dhe dëshmuar mjaftueshëm se sa të fuqishëm dhe me ndikim janë në shtator të këtij viti në Uashington, derisa ishin ulur në zyren ovale të tanimë ish-presidentit, Donald Trump. Vetëm do të shtoja edhe atë se ndërkohë erdhi edhe presidenti i ri i Amerikës, kështu që do të shohim, dhe koha do të tregojë, se çfarë force do të demonstrojë ai në periudhën e ardhshme. Zoti na ndihmoftë të gjithëve!

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës