Marko Gjuriq udhëheq ekspertët e Serbisë në dialogun e Brukselit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të udhëheq delegacionin e Serbisë në dialogun me Kosovën në nivel ekspertësh, nga sot deri më 20 janar, në Bruksel.

0
1404

Në një komunikatë për medie, që e publikuan mediet e Beogradit, të cilën e transmeton Koha.net, theksohet se në Bruksel do të bisedohet për themelimin e Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave me shumicë Serbe, telekomunikacionin, lirinë e lëvizjes, diplomat universitare dhe çështje të tjera të hapura.

Raportohet se delegacionet e Beogradit e të Prishtinës do të mbahet në ndërtesën e Shërbimit Europian për Politikë të Jashtme.

(koha.net, 18/01/2016)