Marrëveshje për diversitet?

Si vlerësohet normalizimi? Si duhet raportuar atë? A e bëjmë këtë përmes prizmit të ndikimit të tij në jetën e njerëzve, duke plotësuar kuti formulari, apo vetëm sipas standardeve europiane? Ky ishte thelbi i një pjese të madhe të një diskutimi në një tryezë të rrumbullaktë në Prishtinë ditën e enjte.

0
1061

Si vlerësohet normalizimi? Si duhet raportuar atë? A e bëjmë këtë përmes prizmit të ndikimit të tij në jetën e njerëzve, duke plotësuar kuti formulari, apo vetëm sipas standardeve europiane? Ky ishte thelbi i një pjese të madhe të një diskutimi në një tryezë të rrumbullaktë në Prishtinë ditën e enjte.

Tryeza ishte organizuar nga BIRN Kosova, Internews Kosova, dhe Qendra per Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie me seli në Beograd. Këto tri organizata të shoqërisë civile bënë publik raportin nga nisma Big Deal (Marrëveshje/Punë e Madhe), i pari në procesin e tyre të monitorimit civil që, siç thanë ata, do të vazhdojë të vëzhgojë me vëmendje marrëveshjet e normalizimit, duke raportuar për to çdo gjashtë muaj.

Çështjet e normalizimit që vazhdimisht u ngritën ishin ato që kishin të bënin direkt me jetën e njerëzve, çështjet e lirisë së lëvizjes dhe të diplomave të universiteteve e kolegjeve. Nuk ishte Asociacioni/Bashkësia e Komunave Serbe, nuk ishte krijimi dhe financimi i katër komunave veriore me shumicë serbe sipas ligjeve të Kosovës, e as njohja e pavarsisë së Kosovës. Për mua ishtë më se e qartë se ato kishin të bënin me përfitimet e njerëzve nga normalizimi. Jo aq shumë deri tani.

Pati shumë ndërhyrje dhe fjalë për transparencën e marrëveshjes, ose më mirë të them për mungesën e saj. Ambiguiteti i saj vetëm sa e shton keqkuptimin dhe mosbesimin e popullit të Kosovës ndaj kësaj marrëveshjeje, dhe kjo mund të mbjellë farën për tensione të reja, siç e tha qartë një pjesëmarrës nga veriu. Ajo po ngjallë frikë të re ne mesin e njerëzve, posaçërisht në mesin e atyre banorëve në veri të cilët ende nuk kanë përjetuar një integrim më të madh. Ajo nuk gjeneron pronësi.

Baronesha Ashton nuk u përmend shumë por për të shmangur ndonjë dyshim se cilat janë kriteret më të mira për të matur këtë marrëveshje, le t’i kthehemi edhe njëherë fjalëve të kësaj zonje. Catherin Ashton përcaktoi me ngulm se duke qenë lehtësuese në këtë marrëveshje ajo dëshironte t’i hiqte pengesat që kanë efekt negativ në jetën e njerëzve, t’ua përmirësonte jetën njerëzve. Së këndejmi, perceptimi dhe pikëpamjet e publikut rreth procesit të normalizimit duhet të shihen nga implementuesit e saj si shqetësim kryesor i Përfaqësueses së Lartë të BE-së e cila i uli bashkë të dyja palët.

Kostoja absurde për individët që duan të udhëtojnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas mund të arrijë mbi 100€ për çdo udhëtim. Tarifat janë më të larta për kosovarët që udhëtojnë për në Serbi sesa për ata që vijnë nga ana tjetër. Këto shifra u theksuan qartë nga pjesëmarrësit. Siç duket, në pikën kufitare në Jarinjë respekti për shoferët është i tillë saqë ata duhet të ecin 1.5 km vetëm në njërin drejtim për të blerë polisën e sigurimit pasi ajo nuk mund të blihet askund tjetër. Të dyja palët po i zbatojnë këto tarifa megjithëse në nivele të ndryshme. Por shqiptarët që vijnë nga jugu i Serbisë janë të përjashtuar nga ky proces. Këto nuk janë standarde evropiane.

Përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit thanë në fund se që të dy shpresojnë/mendojnë se këto çështje të tarifave të udhëtimit do të zgjidhen së shpejti. Ishte vetëm çështje dialogu. Këto garanci nuk u shoqëruan me hollësi.

Njëri prej përfaqësuesve të medias ishte i gatshëm që të marrë përsipër një pjesë të fajit për publikun i cili ka një ide mjaft të mjegulluar se çfarë është procesi i normalizimit. Ai tha se media kanë tendencë vetëm të ndjekin atë e jo të bëjnë analiza e komente të mira. Ai theksoi se ka tri vjet që ndodhë kështu. Edhe ambasadori britanik bëri vërejtje se shoqëria civile duhet të luajë rol kyq për të ndihmuar normalizimin, duke përshirë këtu edhe bizneset.

Duhet të merremi edhe me te kaluaren tonë dhe jo ta lëmë atë pezull në ajër. Këto ishin fjalë të tjera në atë tryezë të rrumbullakët me mbulesë mëndafshi që me rrinin varur mbi kokë 24 orët e fundit. Sado i rëndësishëm që është perceptimi shoqëror i normalizimit, për shoqërinë kosovare është poaq jetike që të pyesë veten nëse në diversitetin e saj do të merret me atë të kaluar dhe atë histori të vështirë të përbashkët për të ndihmuar për të vendosur mbi themele të forta çdo marrëveshje.
(14 Nëntor 2014)