Paranojë… apo ndoshta jo

Unë personalisht nuk mund t’i ik përshtypjes se gjithçka filloi më 4 janar të këtij viti dhe me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, sipas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Pason një varg i pabesueshëm i ngjarjeve që përfundon me zgjedhjen e këtij njeriu si Kryeministër i Kosovës dhe kjo as më pak as më shumë se me votat kyçe të deputetëve serbë të cilët janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të autoriteteve në Beograd.

0
885

Më nëntë shtator 2017 u formua Qeveria e re e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn. Të gjithë e dini këtë, a është kështu? E dini se ajo u votua nga 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës? E dini gjithashtu se 10 nga këta 61 deputetë ishin nga Lista Serbe? E tani kur i konstatuam të gjitha këto, po kalojmë në “dialogun tim të brendshëm” për atë se si erdhi deri te ajo që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për kryeministrin e të a.q. Koalicion i luftës.

Unë personalisht nuk mund t’i ik përshtypjes se gjithçka filloi më 4 janar të këtij viti dhe me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, sipas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Pason një varg i pabesueshëm i ngjarjeve që përfundon me zgjedhjen e këtij njeriu si Kryeministër i Kosovës dhe kjo as më pak as më shumë se me votat kyçe të deputetëve serbë të cilët janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të autoriteteve në Beograd.

Le të shkojmë me radhë. Pra, Ramushi u arrestua në Francë. Nga zyrtarë të Serbisë vijnë komente se është arrestuar njeriu i cili ka kryer krimet më të tmerrshme kundër popullit serb në Kosovë gjatë ngjarjeve të luftës. U dërgua një kërkesë për ekstradim në Serbi, për ta ndjekur penalisht për krimet e pretenduara të luftës. Gjykata franceze e shtyu disa herë marrjen e vendimit për ekstradimin në Serbi të kryeministrit aktual, që solli tensione dhe presione të mëdha nga të dyja anët. Gjatë kohës që e kaloi i ndaluar në Francë, Ramushi në Kosovë fitoi gati statusin e të përvuajturit dhe pikërisht për këtë arsye, popullariteti i tij u rrit në mënyrë të menjëhershme, si dhe për shkak të deklaratave kërcënuese të drejtuara kah Serbia. Gjykata përfundimisht merr vendim që të mos e ekstradojë në Serbi (e cila e tërheq ambasadorin e saj nga Franca dhe dërgon një notë proteste) dhe ai kthehet në Kosovë pikërisht para fushatës zgjedhore dhe atë si kandidat për kryeministër i „koalicionit të luftës“. Pra, hyri në koalicionin parazgjedhor me partitë për të cilat para arrestimit ishte opozita më e ashpër. Natyrisht, vendsën ta shfrytëzonin popullaritetin e tij momental për një rezultat sa më të mirë zgjedhor. Gjatë gjithë kësaj kohe, autoritetet në Serbi e quajtën lirimin e tij skandaloz dhe të pashembullt, duke i quajtur kundërshtarët e vet politikë në mesin e serbëve në Kosovë “serbë të Haradinajt” me qëllim që t’i poshtërojnë dhe t’i përbuzin.

Tani po i kthehemi fillimit të tekstit. Më nëntë shtator 2017 u formua Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Të gjithë e dini këtë, a është kështu? E dini se ajo u votua nga votat e 61 deputetëve në Kuvendin e Kosovës? Gjithashtu e dini se 10 nga këta 61 deputetë ishin nga Lista Serbe?

Ndoshta e kam gabim, më shpallni të çmendur, por mua i tërë ky skenar më duket si i përkryer pikërisht për Haradinajn. Më duket tepër i përkryer që të jetë i rastësishëm. Përshtypja ime (po e përsëris, vetëm përshtypje, assesi pohim) është se çdo gjë është bërë me regji të përkryer që ai njeri të shtyhet deri tek pozita në të cilën në fund edhe u zgjodh me pajtimin direkt të pushteti serb, apo nëse doni, të Aleksandar Vučić-it. U zgjodh me pajtimin direkt të shtetit në listën e të kërkuarve të të cilit gjendet. Mbase edhe nuk jam i çmendur?!