Përfshirja

Për të gjitha të metat në hartim dhe dykuptimësinë e saj, Marrëveshja e Brukselit ofron një bazë të arsyeshme për të ecur përpara, thot JH.

0
1174

Për të gjitha të metat në hartim dhe dykuptimësinë e saj, Marrëveshja e Brukselit ofron një bazë të arsyeshme për të ecur përpara, thot JH.

Do të pajtohesha thellësisht se ishte gabim mos përfshirja e dikujt nga pjesa veriore në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE dhe të kryesuara nga Baronesha Ashton pasiqe ishte kjo pjesë që dominoj në bisedime. Fjalet e kryeministrit të parë jo-komunist të pasluftës në Poloni, Tadeusz Mazowiecki më erdhen ne mend “Asgjë për ne pa ne”. Marrëveshja mund të mos ket qenë më ndryshe, por do të kishte pasur një nivel të pronësisë. Unë gjithashtu do të konstatoja se ky fakt i ka dhënë mundësinë disa njerëzve që të jenë jo-bashkëpunues dhe jo-konstruktiv.

Kjo është megjithatë situata që e kemi dhe nuk mund ta kthejmë prapa, duhet të punojmë me të. Gjithashtu kjo nuk do të thotë që marrëveshja është e keqe. Nuk ka pasur të përfshira koncesione të papritura (përveç nëse mendoni që heqja dorë nga aktivitetet jo-transparente dhe të paligjshme është njëra prej tyre) dhe kompromise siç pretendojnë disa, por ka tentuar të sjellë transparencë dhe ligjshmëri në situatën ekzistuese para Prillit 2013. Marrëveshja e Brukselit e arritur mes dy qeverive tani duhet të implementohet në plotësi. Shumica e saj veç është implementuar. Për të gjitha të metat në hartim dhe dykuptimësinë e saj, ajo ofron një bazë të arsyeshme për të ecur përpara.

Duhet të kemi parasysh se Marrëveshja e Normalizimit është për të përmirësuar jetët e njerëzve. Nuk është për fuqi, pozitë, dhe përfitime. Është për t’i mundësuar njerëzve që të jetojnë në paqe dhe siguri, duke lëvizur drejt një prosperiteti më të madh dhe standarde të përmirësuar të jetesës duke i mundësuar atyre të jetojnë në një ambient ku sundon ligji dhe me shpresë për t’i sjellë ata më afer Europës, vlerave dhe institucioneve të saj. Është për bashkëpunim. Në këtë duhet të fokusohen liderët politik – ata liderë politik që janë zgjedhur në zgjedhjet komunale të vitit 2013 dhe të atyre parlamentare të vitit 2014. Ju që votuat në këto zgjedhje, ju keni zgjedhur individ për t’ju përfaqësuar dhe të krijojnë përparime. Ata janë aty per t’ju shërbyer juve dhe duhet t’ju përkujtohet ky fakt vazhdimisht.