Po e kushtëzuar 

Kur të merret parasysh që dialogu midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës është i bllokuar që më tepër se një vit, është vështirë të besohet se megjithatë diçka mund të zgjidhet përmes dakordimit midis dy palëve. Por, megjithatë, pa marrë parasysh të gjitha, unë personalisht nuk do të nënçmoja fuqinë e Richard Grenell-it i cili e udhëhoqi takimin e cekur në Munih, që megjithatë ia doli të detyrojë të nënshkruhen deklaratat e synimit për përfundimin e autostradës dhe vendosjes së linjës hekurudhore midis Beogradit dhe Prishtinës. 

0
667

A beson ndokush prej jush që dy njerëz mund të pajtohen nëse dikush „i tretë“ i shtyn ta bëjnë këtë? Vështirë që diçka e tillë të jetë e realizueshme. Dhe tani, kur e marrim parasysh atë fakt, si ju duket fotografia nga takimi i mbajtur në Munih në shkurt të vitit 2020, të cilin, si mikpritës i mirë e “kryesoi” i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell? Unë personalisht e krijova përshtypjen se përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës me mund të madh e ndiqnin fjalimin e të dërguarit special, e në veçanti “ndjeva” mundim kur të njëjtit, pasi Grenelli u tregoi se ku të ulen dhe të nënshkruajnë dokumentin zyrtar, në mënyrë tejet të  dëgjueshme, dhe sikur në shkollë fillore pas qortimit të merituar, heshtën dhe u ulën në vendet e tyre. Në atë moment kur përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës morën stilografët për të vënë nënshkrimet në dokument, i vetmi nga të gjithë të pranishmit, pikërisht Grenelli, pati buzëqeshje në fytyrën e tij. Ai definitivisht arriti qëllimin e tij. E dija që pas asaj buzëqeshjeje fshihej diçka. Diçka shumë e rëndësishme. Pas takimit në Munih të gjithë përfaqësuesit dhanë deklarata se ky është një hap i ri në përmirësimin e marrëdhënieve në regjion si dhe që po punohet në përmirësimin e situatës politike dhe qetësimit të tensioneve.   

Natyrisht, edhe kjo tingëllonte si çdo frazë tjetër politike që si parullë e dëgjojmë çdo ditë. 

Dhe pata të drejtë se pas tërë kësaj fshihej diçka e madhe. Siç do të thoshin, “ka ardhur koha që të gëlltitet bretkoca e madhe“. Nga njohja e njëanshme e Kosovës kanë kaluar 12 vite dhe ka ardhur koha që t’i vihet pikë tërë historisë. Natyrisht që fokusi i politikës botërore nuk është më në gadishullin ballkanik për arsye se qëllimi i fuqive botërore pak a shumë është arritur, por nuk është korrekte që puna të lihet përgjysmë. Ka ardhur koha që t’i vihet pika. Të gjithë e kemi ditur këtë por më 25.02.2020 zyrtarisht jemi informuar nga përfaqësuesit e pushtetit. Siç shkruan portali regjional N1, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, gjatë disa ditëve të kaluara disa herë e ka përsëritur se Serbia do të pranojë një ofertë në lidhje me Kosovën „të cilën nuk do të mund ta pranojë, por as nuk do të guxojë ta refuzojë”. Duke e pasur parasysh këtë që u tha, mund të pohohet pa kurrfarë mëdyshjeje se Serbia do të marrë ultimatum që të njohë pavarësinë e Kosovës. Duke iu drejtuar opinionit, presidenti tha se do të ketë shumë probleme dhe presione në lidhje me Kosovën. Ai po ashtu tha se që shtatë vite e gjysëm jeton me problemin e Kosovës dhe se e di se çka mendon për zgjidhjen e këtij problemi secili njeri në botë i cili vendos për diçka. Për këtë çështje foli edhe analisti politik nga Prishtina, Leon Duhanaj, i cili gjithashtu beson se pason një ultimatum për Serbinë! Ai beson se bashkësia ndërkombëtare nuk ka më interes të merret me politikanë të Ballkanit dhe se, për shkak të gjithë kësaj, Serbia do të marrë ultimatumin se duhet të ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën dhe që Serbia së pari de facto dhe më pas edhe de jure ta njohë Kosovën. Të njëjtin qëndrim dhe mendim e ka edhe analisti politik, Boško Jakšić. Mirëpo, kur të merret parasysh që dialogu midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës është i bllokuar që më tepër se një vit, është vështirë të besohet se megjithatë diçka mund të zgjidhet përmes dakordimit midis dy palëve. Por, megjithatë, pa marrë parasysh të gjitha, unë personalisht nuk do të nënçmoja fuqinë e Grenellit i cili e udhëhoqi takimin e cekur në Munih, që megjithatë ia doli të detyrojë të nënshkruhen deklaratat e synimit për përfundimin e autostradës dhe vendosjes së linjës hekurudhore midis Beogradit dhe Prishtinës. Ka diçka që krijon përshtypjen e një qëndrimi të vendosur të cilin Grenell e ka dhe që fshihet pas asaj buzëqeshjeje. I fortë është ai njeri dhe është i vendosur në të gjitha ato që i bën. A është ai njeriu i cili do të zgjidhë nyjën gordiane dhe do “t’i pajtojë të dy palët”, këtë mbetet të shohim. 

Nëse Richard Grenell është “conditio sine qua non i yni atëherë është mirë që sa më parë të pajtohemi me këtë fakt dhe t’ia lëmë atyre që e filluan këtë punë më 1999 edhe ta mbarojnë atë.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.