Pritjet e paplotësuara

Është e qartë që Qeveria e cila ishte sajuar artificialisht, dhe e cila ka qenë më shumë se e ngarkuar me fërkimet e brendshme të armiqve të mëdhenj politik që e përbënin atë, nuk ishte në lartësinë e duhur të detyrës e cila ishte vendosur para saj. Në vend të punës dhe kompromisit, kohëve të fundit ishim dëshmitarë vetëm të turbullirave se cila prej të dyja palëve të koalicionit të panatyrshëm do të paraqitet si më e dëgjueshme para bashkësisë ndërkombëtare, e kush do të dalë si faktor destabilizues.

0
1185

Qeveria e Kosovës ra!

Më 10.05.2017. u mbajt mbledhja e Parlamentit në të cilën u votua për mosbesimin ndaj Qeverisë të cilën e përbënin PDK dhe LDK, e sipas propozimit të partive opozitare dhe 12 deputetëve të koalicionit në pushtet. Mosbesimi ndaj qeverisë u votua me votat e deputetëve të opozitës, por edhe të njërit partner në qeverinë e gjertanishme –  PDK-së. Situatë e çuditshme?

Situata bëhet edhe më e çuditshme kur të kemi parasysh kundërshtimin e madh të bashkësisë ndërkombëtare me zhvillinm e këtillë të ngjarjeve. Në të vërtetë, bashkësia ndërkombëtare edhe e formojë këtë qeveri, dhe qeveri të tillë, pas zgjedhjeve të mëparshme parlamentare pikërisht për të kryer tërë punën e rëndë dhe të „ndyrë“ që padyshim e priste Kosovën, siç janë para së gjithash marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe negociatat dhe zbatimi i asaj që është dakorduar në negociatat me Serbinë. Pikërisht për këto arsye edhe janë ngarkuar liderët e të dy partive më të mëdha, deri atëherë armike të përbetuara politike, që të bashkohen në një Qeveri të përbashkët dhe që këto punë të kryhen. Që të mos mashtrohemi se ata janë bashkuar vetë që të punojnë në interesin e qytetarëve dhe për prosperitetin e Kosovës.   

A është plotësuar qëllimi themelor i ekzistimit të kësaj Qeverie të tillë? Paj, do të thosha që nuk është. Negociatat me Serbinë tërë kohën nuk kanë shkuar mirë, përkundër marrëveshjeve të caktuara që janë arritur. Problemi gjatë tërë kohës ka qenë   implementimi i marrëveshjeve të arritura, por edhe mospranimi i madh i opozitës, e cila, përkrah vërejtjeve për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, disa herë ka shkaktuar jo vetëm krizë të madhe parlamentare, por  edhe krizë qeveritare. Ka pasur edhe dhunë në Parlament dhe shtyrje të votimit për marrëveshjet e përmendura ashtu që disi të stabilizohej situata. Mirëpo, siç u vërtetua kjo tani, megjithatë ishte kjo një kafshatë tepër e madhe për këtë Qeveri, përkundër gjithë mbështetjes, ndihmës, por edhe presioneve të bashkësisë ndërkombëtare që të qëndrojë në detyrën e saj dhe të përmbushë qëllimin e saj. 

Është e qartë që Qeveria e cila ishte sajuar artificialisht, dhe e cila ka qenë më shumë se e ngarkuar me fërkimet e brendshme të armiqve të mëdhenj politik që e përbënin atë, nuk ishte në lartësinë e duhur të detyrës e cila ishte vendosur para saj. Në vend të punës dhe kompromisit, kohëve të fundit ishim dëshmitarë vetëm të turbullirave se cila prej të dyja palëve të koalicionit të panatyrshëm do të paraqitet si më e dëgjueshme para bashkësisë ndërkombëtare, e kush do të dalë si faktor destabilizues. 

Çka do të pasojë tani? Paj një periudhë e re destabiliteti (nëse mund të thuhet fare se në Kosovë ka ekzistuar çfarëdo stabiliteti gjatë këtij gjysëmshekulli të fundit). Pasojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasojnë fërkime të reja dhe ndarje brenda shoqërisë, pason (vazhdimi) i ngecjes në negociatat me Serbinë, shtyrje e re e formimit të Bashkësisë së komunave serbe, marrëveshja për demarkacionin e kufirit mbetet jashtë fuqisë deri në një vendim tjetër. 

A është kjo çka bashkësia ndërkombëtare ka pritur si rezultat i bashkimit të PDK-së dhe LDK-së? Nuk do të thosha. Si do të reagojë tani ajo dhe kë do ta mbështesë tani me qëllim të zgjidhjes së problemeve për të cilat ra kjo Qeveri? Mbetet të shohim.