Raund i ri i “lojërave” ballkanike

Kur flasim për lojërat, gjëja e parë që na shkon ndërmend është argëtimi, gëzimi, hareja, në çdo rast, diçka e bukur. E bukur do të duhej të ishte. Për të gjithë është e bukur përveç për neve. Për ne ballkanasit. Natyra jonë mazohiste dhe mentaliteti nuk po na lejon që të kënaqemi me jetën (bashkëjetesën), natyra jonë mazohiste po na shtyen që gjithmonë sërish e sërish prej fillimit t’i luajmë lojërat tona, lojërat tona ballkanike, të cilat as nuk janë interesante as argëtuese.

0
1031

Kur flasim për lojërat, gjëja e parë që na shkon ndërmend është argëtimi, gëzimi, hareja, në çdo rast, diçka e bukur. E bukur do të duhej të ishte. Për të gjithë është e bukur përveç për neve. Për ne ballkanasit. Natyra jonë mazohiste dhe mentaliteti nuk po na lejon që të kënaqemi me jetën (bashkëjetesën), natyra jonë mazohiste po na shtyen që gjithmonë sërish e sërish prej fillimit t’i luajmë lojërat tona, lojërat tona ballkanike, të cilat as nuk janë interesante as argëtuese.

Nuk janë as interesante e as argëtuese për askënd. Apo ndoshta edhe janë? Ndoshta për dikë atje diku, diku ku vendoset për jetën apo vdekjen e njerëzve këtu, për ekzistimin apo mosekzistimin e shteteve në këto hapësira, për atë se çka është “terrorizëm” e çka „luftë për liri dhe të drejta të njeriut“. Ndoshta për ta këto lojëra tona edhe janë interesante dhe argëtuese?! E pse edhe të mos jenë?

A është për ju interesante kur i kujtoni vitet e nëntëdhjeta në Bosnje dhe Hercegovinë? A është për ju interesante kur i kujtoni vitet ’98 dhe ’99 apo vitin 2004 në Kosovë? A është ar-gëtuese për ju të shihni se në çfarë gjendje është Maqedonia që nga pavarësimi i saj? Për mua nuk është. Por, në qoftë se shikojmë rreth vetes nuk mund e të mos e vërejmë që kudo përreth nesh po përvijohet një skenar i ngjashëm. Pothuajse identik. Çështja është vetëm kush janë kësaj here skenaristët dhe sa larg e kanë lëshuar imagjinatën e tyre të shkojë këtë herë. Sinqerisht shpresoj që nuk do të kemi rastin të shohim se sa larg do të shkojnë kësaj here dhe shpresoj po ashtu që nuk do të jemi të detyruar që edhe kësaj here ne të jemi aktorët kryesor e në të njëjtën kohë edhe statistë.

Bosnja dhe Hercegovina – vend i mrekullueshëm me tepër probleme. Vend i mre-kullueshëm i përbërë nga tepër shumë pjesë. Pjesë që assesi nuk rrinë të qeta. Gjendja e tillë dhe struktura e tillë edhe e sollën këtë shtet në gjendjen në të cilën është sot. Vend pa perspektivë, vend nga i cili gjithnjë e më shumë largohen të rinjtë, në të cilën „raja“ është gjithnjë e më e varfër e pushtetmbajtësit gjithnjë e më të pasur dhe më arrogantë. Nëse i shtojmë këtu edhe të gjitha religjionet zyrtare në atë vend që udhëheqin secili njëfarë politike të vete, arrijmë tek ajo se çka është sot BeH. E sot BeH është shtet ku ekonomia sikur as që ekziston, në të cilin entitetet e ndryshme dëshirojnë me gjithë shpirt ndryshimin e strukturës së shtetit, FBeH për shtet unitar, derisa RS për mëvetësim. Kur i shikojmë të gjitha këto, është e qartë se këtu nuk duhet një ske-narist shumë i mençur për të krijuar një dramë të re!

Maqedonia – paralajmëruesi më i freskët se sa lehtë është të krijosh kaos në Ballkan. Vend që është i ndarë në shumë nivele. Vend që është i ndarë sipas parimit etnik dhe që mezi e mbajti një paqe ashtu-ashtu më 2001 me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit. Mirëpo, njëra palë kërkon shumë më tepër se ajo marrëveshje e tjetra palë nuk është e gatshme ta respektojë as atë marrëveshje në tërësi. Nëse kësaj ia shtojmë edhe ndarjen e thellë të pushtetit dhe opozitës në Maqedoni dhe ithtarëve të tyre, nuk duhet menduar shumë për të kuptuar se çka e mundësoi atë ngjarjen e para pak kohe në Kumanovë. Një shtet aq i ndarë sigurisht nuk ka mundësi që në mënyrë adekuate t’i kundërvihet “terrorizmit” dhe të gjitha kërcënimeve të mundshme. E përvoja nga e kaluara na thotë që larashëve nuk u duhet shumë që të ndiejnë erën e gjakut. E çka të themi për komentet e mbikëqyrësve botëror për situatën në Kumanovë?! Ndoshta vetëm – skenar i keq.

Kosova – zonë gjithmonë jostabile, përplot tensione, mjerim, e gjithnjë e më tepër edhe ekstremizëm fetar e nacional. Në të vërtetë, ky është territor me rreth 2 milionë banorë me pritjet e papërmbushura pas luftës e në veçanti pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë të institucioneve të reja në Prishtinë. Po vërehet një frustrim gjithnjë e më i madh i popullatës për shkak të varfërisë në të cilën jetojnë, mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, që është një terren shumë i përshtatshëm për të gjitha llojet e ekstremizmit që në Ballkan kurrë nuk na kanë munguar. Kështu kemi raporte gati se të përditshme për numrin e madh të njerëzve që po emigrojnë nga Kosova, për numrin e madh të njerëzve që po i bashkohen organizatave ekstremiste anembanë botës, e edhe tani për atë që janë më tepër se 30 qytetarë nga Kosova që kanë marrë pjesë në atë aksion në Kumanovë. Po ashtu, gjërat po i përkeqëson edhe një ngecje e llojit të vet në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që sjell deri tek mospërmbushja e marrëveshjeve tashmë të arritura dhe ngritjes së tensioneve midis dy popujve. Ajo që brengos është mungesa e dënimit të qartë dhe pa mëdyshje e veprimeve të këtilla të qytetarëve të Kosovës nga ana e institucioneve, dhe është bërë tejet pak në parandalimin e këtyre veprimeve.

Serbia – e cila edhe vetë është e ngarkuar me probleme të mëdha sociale dhe me varfëri, vend i cili e ka një problem në Kosovë që nuk është zgjidhur me vite të tëra, e të gjitha gjasat janë se nuk do të zgjidhet plotësisht as për shumë vite që do të vijnë. Ky problem i ka dalë Serbisë edhe në rrugën e saj kah BE-ja, çka e keqëson edhe më shumë situatën sepse qytetarët thjesht e humbin besimin në BE, e BE-ja me vetë këtë e humb fuqinë që në mënyrë efikase të zgjidh problemin. Po ashtu, ekziston frika që dhuna nga Maqedonia të përhapet edhe në jug të Serbisë dhe atë në komunat ku popullata shumicë është shqiptare gjë që solli deri tek ngritja e nivelit të shkallës së sigurisë në ato zona të krizës. Gjithashtu, Serbia si nënshkruese dhe garantuese e „Marrëveshjes së Dejtonit“ është në mënyrë indirekte e kyçur edhe në ngjarjet në BeH.

Të gjitha këto po shkaktojnë një frikë të madhe në mua, frikë të përforcuar nga përvojat e së kaluarës, mënyra e jetesës në paqe, por edhe me tendencat e dukshme kah përshkallëzimi i sit-uatës në Maqedoni, që thuajse me siguri nuk do të mbetej vetëm në Mqedoni. Nuk na duhen më drama të tilla, nuk na duhen skenaristë të mëdhenj, nuk duam të jemi aktorë në shfaqjet e tyre!