S’po zbatohet marrëveshja për drejtësinë

Njohësi i proceseve politike në vend, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se marrëveshja për drejtësinë e arritur në Bruksel, për veriun e Kosovës, nuk është duke u zbatuar për shkaqe korruptive të palës së Kosovës.

0
1018

“Marrëveshja parasheh që objekti, i cili ndodhet pranë urës së Ibrit në Jug të Mitrovicës, e, i cili deri para ca vitesh është shfrytëzuar për zyra të UNMIK-ut, por që tash e sa vite është i pashfrytëzuar, të shfrytëzohet si një nga objektet e gjykatave. Por, në vend se Qeveria apo Parlamenti të nxjerrë vendim për kalim të pronësisë së saj nga pronë shoqërore në pronë publike, përkatësisht, t’i kalojë në pronësi gjykatës, pritet që ky objekt të privatizohet e më pas pronari i ardhshëm t’ia lëshojë me qira Gjykatës, për aq sa bënë rahmet. Dhe natyrisht kjo procedurë po vonon. Ky është një skandal që duhet të trajtohet nga mediet”, ka thënë Spahiu. (EPOKA E RE)