Të gjitha kërkesat e Edita Tahirit

Duke e shikuar këtë nga perspektiva e një të riu që përpiqet maksimalisht të jetë objektiv, e pyes veten se si nuk mund të pranojmë një gjë: ndryshe i përjetojmë pozitat, nuk pajtohemi rreth çështjes së Kosovës, paj a mund bile të pajtohemi se nuk po pajtohemi? Nga ky pajtim pastaj a mund të provojmë të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë një kompromis?

0
1114

Duke e shikuar këtë nga perspektiva e një të riu që përpiqet maksimalisht të jetë objektiv, e pyes veten se si nuk mund të pranojmë një gjë: ndryshe i përjetojmë pozitat, nuk pajtohemi rreth çështjes së Kosovës, paj a mund bile të pajtohemi se nuk po pajtohemi? Nga ky pajtim pastaj a mund të provojmë të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë një kompromis?

“Kërkesa të reja nga Prishtina” – gumëzhinin mediat serbe ditët e kaluara. Reagoi edhe zyra për Kosovë dhe Metohi. U prononcua edhe Qeveria e Republikës së Serbisë. Në fakt, sipas shkrimeve të medias serbe, përfaqësuesit e Prishtinës në procesin negociator midis Serbisë dhe Kosovës kanë paraqitur kërkesa të reja për vazhdimin e dialogut. Midis kërkesave kryesore ishin edhe njohja zyrtare e Kosovës nga ana e Serbisë, kompensimi i dëmeve të luftës dhe vendosja e kufijve. Reagoi edhe Edita Tahiri. Sipas fjalëve të saj, këto kërkesa i janë dorëzuar Beogradit në Bruksel para dy viteve. Unë do të thosha që këto kërkesa janë të pritura, por pak të parakohshme. Edhe atëherë më 2014, por edhe tani. Është e qartë që përfaqësuesit e Prishtinës gjithnjë e më tepër po e humbin durimin në procesin negociator. Negociatat po zgjasin me vite të tëra, e lirisht mund të thuhet që në raportin Serbi-Kosovë nuk ka pasur negociata zyrtare që do të ndikonin në sovranitetin e Kosovës në kuptim të shtetit. Mandej vijnë kërkesa të tilla dhe logjike. Por joreale. Kërkesën për kompensim të dëmeve të luftës nuk do ta komentoj sepse konsideroj që është për së tepërmi vështirë të flitet për atë luftë dhe obligimet pas saj e gjithsesi që edhe kjo kërkesë përbën problem në vete. Mirëpo gjithsesi dëshiroj t’i komentoj kërkesat për njohje dhe kufijtë.

Ku qëndron problemi këtu dhe për çka këto kërkesa nuk janë reale? Të presësh që Serbia do të vendosë kufij zyrtarë, në veçanti në vendkalimet ku jetojnë serbët, për momentin është në masën më të vogël, e pamundur. Secili që bile pak është i përfshirë në ngjarjet politike ma merr mendja që në mënyrë racionale do të supozonte se sa një kërkesë e tillë e parealizueshme. E para, jemi të vetëdijshëm që Serbia nuk e njeh Kosovën. Po ashtu jemi të vetëdijshëm që serbët në veri të Kosovës nuk e pranojnë Kosovën si shtet. Diçka që do të imponohet me forcë mund të sjellë vetëm deri tek përplasjet dhe konfliktet. E këtë askush nuk e dëshiron. Së paku në emrin tim personal shpresoj që askush nuk është aq i marrë që t’i gëzohet një konflikti të ri.

E njëjta gjë është edhe me kërkesën që të njihet pavarësia e Kosovës nga ana e Serbisë. Sado që unë nga aspekti politik do të kuptoja pozitën e politikanëve të Prishtinës, aq më shumë jam e interesuar të di nëse në Prishtinë e kuptojnë pozitën e Beogradit. Po e fitoj përshtypjen që këtu absolutisht askush nuk mendon për të ardhmen, porse të gjitha propozimet dhe planet janë afatshkurtëra. Për këtë arsye e kam vështirë të kuptoj që njëra palë nga pala tjetër kërkon diçka të pamundur e me këtë edhe e bllokon procesin e dialogut. Kjo më duket si një qëllim i vetëdijshëm i shtyrjes së vazhdimit të mëtutjeshëm të negociatave. E nëse e bllokojmë dialogun dhe negociatat, çka më tutje? Kjo është një pyetje e madhe, kurse përgjigjja është gjithçka tjetër vetëm jo diçka e mirë. Procesi negociator, sado që të jetë i vështirë si për njërën ashtu edhe për palën tjetër, deri tani është treguar si zgjidhja më e mirë.

Po përpiqem që të vlerësoj situatën objektivisht dhe të kuptoj të gjitha kërkesat që i paraqiti Edita Tahiri. Por assesi nuk po arrij të kuptoj joracionalitetin e politikës së Prishtinës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që Serbia nuk mund të plotësojë atë që po kërkohet. Dhe si është e mundur që askush në delegacionin e Prishtinës të mos e bëj këtë pyetje se sa racionale është tërë kjo? Tani mund të qëndrojmë në vend, pa kurrfarë përparimi. E për këtë qytetarët e rëndomtë janë më së paku fajtorë e gjithmonë pësojnë më së shumti. Duke e shikuar këtë nga perspektiva e një të riu që përpiqet maksimalisht të jetë objektiv, e pyes veten se si nuk mund të pranojmë një gjë: ndryshe i përjetojmë pozitat, nuk pajtohemi rreth çështjes së Kosovës, paj a mund bile të pajtohemi se nuk po pajtohemi? Nga ky pajtim pastaj a mund të provojmë të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë një kompromis? Nganjëherë jam tejet optimiste lidhur me këtë çështje dhe besoj në atë që kemi ecur tutje, që e kemi shansin që së bashku, me këndvështrime të ndryshme, të përparojmë. Nganjëherë, si në këtë situatë tani, di të jem mjaft pesimiste. Më brengos ai qëndrim i prerë i Prishtinës dhe mungesa e mirëkuptimit për palën tjetër. Kjo mua aspak nuk më duket si proces i pajtimit, e kah ai proces duhet të synojmë. Nëse të dyja palët nuk do të jenë të ndërgjegjshme se do të duhet t’i zvogëlojnë kërkesat e tyre dhe të gjejnë pikën e pajtimit, frigohem se negociatat nuk do të shkojnë shumë larg. As negociatat e as marrëdhëniet ndërnjerëzore.